LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Korçë/ I mituri plagos me armë zjarri 23 vjeçarin

28 Prill 2021, 09:44, Kronika CNA
Korçë/ I mituri plagos me armë zjarri 23 vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë ku një i ri ka mbetur i plagosur.

Policia bën me dije se  rreth orës 10:55, në lagjen nr.14, Korçë, pas një konflikti të çastit, shtetasi Th. Th., rreth 17 vjeç, banues në Korçë, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin K. L., rreth 23 vjeç, i cili u dërgua në Spitalin e Korçës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e Policisë po kryhen veprimet proceduriale dhe po punohet për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

Lajmet e fundit nga