Connect with Us

Katër emrat që pritet të garojnë për kreun e PD

Politikë

Katër emrat që pritet të garojnë për kreun e PD

Publikuar

-

Rezultati paraprak, pra ai thuajse i certifikuar i zgjedhjeve të 25 prillit tashmë është publik. Edi Rama dje shpalli fitoren, Lulzim Basha bëri një fjalim “as mish as peshk”, ku nuk diti çfarë të thonte por, një fjali ishte e qartë, ai nuk do të dorëzohej.

Edhe pse kishte humbur dy herë përballë Edi Ramës, edhe pse PD kishte pësuar disa disfata, edhe pse PD nuk kishte mundur të shkonte as në votat e vitit 2013 kur në atë kohë vinte nga pushteti, por Luli do të ecte përpara. Kjo fjali do të thotë se ai do të jepte dorëheqjen ose do të ringrite si në vitin 2017 dhe mund të garojë për kreun e PD.

Basha sot i fali mandatin e katër Ramës

Pra emri i parë në garë është kreu aktual i PD, Lulzim Basha i cili do të tentojë që këtë herë ta zgjerojë garën, të përçajë votat e atyre që e kundërshtojnë për të dalë sipër me nje proces që duket të jetë një farsë me pjesëmarrjen e tij sepse ai kontrollon të gjitha instrumentat e garës.

Ashtu siç e bëri në vitin 2017, nuk do të lejojë që të tjerët të kenë hapësirat që do të kenë nevojë, por do i përdorë si kukulla politike. Gjithësesi kjo të jetë e vështirë për Lulzim Bashën me emrat që do të ketë përballë.

Një nga personalitetet e PD që pritet të garojë për kreun e Partisë, është Bujar Nishani, drejtuesi aktual i Këshillit Kombëtar, ish president i Republikës, ish minister i njohur si një nga benjaminët e ish kryeministrit Berisha, i cili dje ka folur me tone kritike.

Përtej asaj që duket Nishani prej disa ditësh ka filluar të kryejë takime të shumta me mbështetës dhe ish drejtues të strukturave të larta të PD, për të marrë mendime, por edhe reagimin e tyre në lidhje me atë që po ndodh në PD dhe pritshmëritë se ajo mund të humbte.

Nishani është një nga drejtuesit e kësaj partie duke filluar që nga strukturat bazë,

Nishani akuza deputetit të Bashës/ Llaxore korridoresh!

drejtim seksioni, grup seksioni, kryetar nëndege e më pas sekretar i degës së

Tiranës e më tej drejtues i lartë i shtetit shqiptar deri në postin e presidentit të Republikës.

Një emër tjetër që ka shpallur kandidaturën është Fatbardh Kadilli, ish sekretari organizativ i Lulzim Bashës, një nga njerëzit më qesharakë të PD i ardhur si produkt nga Soros, këshilltar në kabinetin e Berishës, më pas deputet në Pogradec.

Më tej Lulzim Basha e bën sekretar organizativ dhe nuk e kandidon asnjëherë për deputet megjithëse Fatbardh Kadilli identifikohej si servili më i madh i kryetarit të PD.

Përtej paaftësisë së tij, Kadilli ndoshta në këtë lojë është edhe si “mbështetës” i Lulzim Bashës sepse mund t’i shërbejë atij për të sulmuar të tjerët.

Një emër tjetër që pritet të garojë ndoshta edhe si një lojë e kreut demokrat apo një zgjidh

Fatbardh Kadilli: Berisha ja fut Lulit 100 %

je në rast se Lulzim Basha nuk do të kandidojë vetë, është Agron Shehaj. Shehaj u shfaq për herë të parë në PD në vitin 2017 për kandidimin e tij si i pari në qarkun e Vlorës, ka pasur akuza se janë paguar qindra mijëra euro për mandatin e tij, pra është vënë si kandidat dhe një shumë e madhe parash i është marrë që të financohej fushata e asaj kohe.

LEXO EDHE:  “Qeveria shpenzon për tendera të panevojshëm”/ Basha: Paratë u dhanë për inceneratorët

Gjithashtu ka financuar edhe fushatën e këtij viti. Shehaj njihet si një biznesmen i suksesshëm me kompani që sjellin punë për të rinjtë në Shqipëri. Ka një ndryshim të madh nga Lulzim Basha ka hyrë me stil te PD, i futur nga Berisha nëpërmjet kopit, Agron Shehaj ka hyrë nëpërmjet një mandati të blerë nëse do të quhej direkt i tillë. Kanë një të përbashkët, politikën e kanë të dy dhuratë.

Askush nuk e ka atë të investuar apo askush nga të dy nuk e ka parë PD si një investim jo vetëm politik, por si një pasion, si një ideal, si një logo që mund ta dashurosh, por e shohin si një biznes privat që mund ta shtrydhësh ose mund të bësh pazare.

Gjithësesi Shehaj ka një opinion pozitiv, duket një emër që mund të tentojë të jetë i vërtetë apo të luajë disi në politikë, pro kjo duket mjaft e vështirë. Edhe ai do të ishte një dështim katastrofik ashtu si Luzlim Basha pasi zgjedhja e dikujt që nuk ka një lidhje të qënësishme me PD, me strukturat ndër vite apo ta njohë atë në detaje, do të sillte ato gafa dhe ato pasoja që ka sjellë deri tani Lulzim Basha. Këta janë katër emrat që pritet të garojnë deri tani.

Rrugës mund të ketë surpriza, mund të ketë emra të tjerë, mund të

ketë tërheqje apo bashkime kandidatësh, por një gjë është s sigurt, pas pak javësh PD do të hyjë në një proces zgjedhor. Do të fillojë ristrukturimi i bazës nga qeliza më e vogël deri në qendër.

Për të mos u bërë paragjykes, ende nuk dihet se si do të jetë gara, e vërtetë ashtu siç duhet të kishte ndodhur që në 21 korrik 2013 apo një farsë si gara e e të ndjerit Sokol Olldashi që u tradhtua nga Sali Berisha apo qesharakja që bëri Lulzim Basha me Eduart Selamin, pa shkuar më tej në proceset e tjera të riorganizmit në PD që tentoheshin për hapje dhe gjithmonë shkonte më tej në mbyllje.

Një garë e vërtetë me parime dhe vlera do t’i bënte shumë mirë PD, do ta bashkonte atë, por mesa duket gjithçka është tepër e vështirë. Pa paragjykuar le të shpresojmë që këtyre katër emrave do tu shtohen edhe emra të tjerë që mund të ngjallnin disi shpresën e opozitës pas traumës së pësuar më 25 prill./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“150 mijë vende të reja pune dhe dyfishim të ardhurash”/ Ahmetaj ‘shpalos’ synimet e mandatit të tretë

Publikuar

-

Nga

“150 mijë vende të reja pune dhe dyfishim të ardhurash”/ Ahmetaj ‘shpalos’ synimet e PS

150 mijë vende të reja pune dhe dyfishim të ardhurash, është synimi i socialistëve ppër mandatin e tretë.

Kështu u shpreh ministri Arben Ahmetaj në mbledhjen e Kongresit të PS, ku ka prezantuar 5 shtyllat e programit të mandatit të tretë.

 “Vizioni ynë përtej mandatit të tretë, të “Shqipërisë 2030” mbështetet në pesë shtylla që janë;

Rimëkëmbja e ekonomisë nga tërmeti dhe pandemia të cilën e mundëm.

Mirëqenie për të gjithë, rritje ekonomike me ritme të shpejta dhe të qëndrueshme.

Modernizimi për zhvillim, turizmi, teknologjia dhe shërbimet.

Investimi te familja, fëmijët, themeli ku qëndron e ardhmja.

Shqipëri e fortë me një shoqëri të drejtë” tha ai.

LEXO EDHE:   “Nuk ju premtoj hënën”/ Basha josh fermerët me subvencione

LEXO EDHE:  Gënjeshtra e Republikës së Re për zgjedhjet e parakohshme

Ahmetaj premtoi 150 mijë vende të reja pune dhe dyfishim të ardhurash nga punësimi në mandatin e tretë. “Kjo është dekada ku për çdo shqiptar do të ketë dyfishim të ardhurash përmes punësimit.

Punësimi nëpërmjet investimeve të vendit dhe të huaja. Mbështetjes në inovacion, teknologji, sipërmarrjes së vogël do të bëjë të mundur që në 4 vitet që vijnë të kemi 150 mijë vende të reja pune,  të paguara më mirë’ tha ai./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk jemi qeveri 3D”/ Balluku: Shqipëria 2030 do jetë atdheu ynë i ëndrrave

Publikuar

-

Nga

“Ne nuk jemi qeveri 3D”/ Balluku: Shqipëria 2030 do jetë atdheu ynë i ëndrrave

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku gjatë fjalës së saj në Mbledhjen e Asamblesë Kombëtare deklaroi se PS nuk është një parti 3D duke cilësuar këtu Aeroportin e Kukësit. Ajo u shpreh se Aeroport do të ketë së shpejti edhe qyteti i Sarandës.

Sipas saj, Shqipëria 2030 do jetë atdheu ynë i ëndrrave dhe se edhe të ikurit nga vendi do të kthehen.

Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që të jetë si vendet e tjera europiane. Ne nuk jemi qeveri 3D. Ne nuk lejojmë që investitorët që të ikin nga Shqipëria. Vlorë do i japim port tregtar, që ta çlirojmë qytetin nga ndërtimet. Do rindërtojmë portet e Shëngjinit dhe Sarandës. Do të ndërtojmë rrugën e Arbrit. Lidhja me Malin e Zi do të realizohet me rehabilitimin e hekurudhës Vorë – Han i Hotit.

Deri më 2013, në Shqipëri ishin ndërtuar HEC-e, me para korrupsioni. Hidrocentrali i Skavicës tashmë është një realitet. Do shndërrojmë Shqipërinë nga importues në eksportues energjie. Shqipëria më 2030 do jetë lider i rajonit dhe epiqendra ekonomike. Ata që kanë ikur do vijnë, e do thonë “sa mirë është bërë vendi ynë”. Shqipëria 20130 do jetë Shqipëria e ëndrrave tona të realizuara”, deklaroi Balluku./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Dorëheqja e Gramoz Ruçit/ Ja kush e merr mandatin e deputetit në qarkun e Fierit

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi deklaroi sot në Kongresin e PS, tërheqjen nga politika. Ai nuk do të mbajë më mandatin e deputetit dhe poste në PS duke i dhënë fund kështu maratonës politike prej 3 dekadash.

Pas dorëheqjes së Ruçit, CNA.al raporton se mandati do t’i kalojë Mirela Pitushit, e cila ka arritur të sigurojë më shumë vota nga kandidatët që nuk arritën të ishin në listën fituese.

LEXO EDHE:  Gënjeshtra e Republikës së Re për zgjedhjet e parakohshme
LEXO EDHE:   “Nuk ju premtoj hënën”/ Basha josh fermerët me subvencione

Ajo ishte renditur e 11-ta në listën e PS-së në qarkun e Fierit ku socialistët kanë marrë 9 mandate dhe arriti të sigurojë 3508 vota, më shumë se sa kandidatët e tjerë në listën jo fituese të PS-së./CNA.al

LEXO TE PLOTE