Connect with Us

“I ka lëshuar pëllumbat”/ Balla tallet me Metën: T’ia bëjmë gati letrat e pensionit

Politikë

“I ka lëshuar pëllumbat”/ Balla tallet me Metën: T’ia bëjmë gati letrat e pensionit

Publikuar

-

Ishte live në emision/ Balla mëson për vdekjen e Bashkim Finos dhe përlotet

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla thotë se askush nuk ka pritur që presidenti Meta të mbajë fjalën dhe të dorëhiqet pas fitores së PS në zgjedhjet e 25 prillit.

Përmes një postimi në Twitter, ai tallet me Metën për të cilin thotë se sapo të mbarojë procesi i numërimit, do ja bëjnë gati letrat për pension.

LEXO EDHE:  Berisha-Metës: Ke vjedhur nga mëngjesi në darkë, interesi vetëm për karrigen

“Me Baba Dridhe Liken çuditen vetëm ata që s’e kuptojnë akoma që i ka lëshuar pëllumbat përfundimisht! Askush s’ka pritur të mbajë fjalën për dorëheqje! Po ja të mbarojë procesi i numërimit dhe t’ia bëjmë gati letrat e pensionit, të pijë raki me çifteli me Saliun ke azili Lalzit”, shkruan Balla./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Negociatat/ Raportuesja e Shqipërisë për në PE: Rruga e pranimit duhet të pasqyrojë progresin

Publikuar

-

Nga

Ligji antishpifje/ Eurodeputetja: Të zbatohen rekomandimet e Venecias për një media të lirë

Raportuesja e Shqipërisë për në PE, Isabel Santos, ka deklaruar se rruga për anëtarësimin e Shqipërisë duhet të pasqyrojë progresin e bërë.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Santos se është një moment i rëndësishëm për Shqipërinë.

Moment i rëndësishëm për Shqipërinë. Rruga e pranimit duhet të pasqyrojë progresin e bërë nga vendi. Vullneti i mirë i popullit shqiptar ndaj Bashkimit Evropian gjithashtu e meriton këtë zhvillim”, shkruan Santos./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ngjela zbulon çfarë pritet të ndodhë deri në shtator me Shqipërinë/ Çfarë interesi ka SHBA

Publikuar

-

Nga

Ngjela zbulon çfarë pritet të ndodhë deri në shtator me Shqipërinë/ Çfarë interesi ka SHBA

Avokati Spartak Ngjela shkruan se Shtetet e Bashkuara ndërhynë drejtpërsëdrejti në çështjen e hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian dhe sipas tij, tani mendohet se gjithçka do të shkojë drejt miratimit.

Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela shkruan se anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, është edhe interes i madh amerikan.

Sipas Ngjelës, antarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, e forcon së tepërmi pozitën amerikane në Ballkanin Perëndimor, në konfliktin e saj me politikën ruse. Dhe kjo do të jetë një politikë e re.

Gjithashtu avokati shkruan se kjo kohë, deri në muajin shtator 2021, pritet të jetë shumë e rëndësishme në favor të Shqipërisë.

Aktiviteti i fuqishëm proshqiptar i presidentit amerikan Joe Biden, ka sjellë frymë të re për të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Tani shqiptarët janë plotësisht në kohën e tyre.

Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, është edhe interes i madh amerikan. Por, në këtë kohë, pas rrëzimit të ish presidentit Trump, çështja shqiptare, e cila ishte errësuar prej Trump-it, erdhi për t’u lartësuar bashkë me ndryshimin drastik të politikës amerikane, me një frymë të re bashkëpunimi parësor kundrejt Bashkimit Evropian.

Si pasojë e këtij procesi, antarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, e forcon së tepërmi pozitën amerikane në Ballkanin Perëndimor, në konfliktin e saj me politikën ruse. Dhe kjo do të jetë një politikë e re.

Por, në këtë kohë, në funksion të pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, është edhe imponimi me forcë që politika amerikane, me Joe Biden, i bëri Rusisë. Takimi Putin Biden e tregoi hapur dhe qartë këtë.

Nisur nga pozitat e forcës ndaj Rusisë, dhe pas rrëzimit të Trump-it, tani çështja shqiptare në Ballkanin Perëndimor kuptohet se është një çështje kryesore.

Këtu vjen tani dhe arsyetohet edhe ndërhyrja që politika amerikane, me anë të sekretarit të shtetit Blinken, i bëri këto ditë kërkesë të veçantë Bashkimit Evropian në lidhje me çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Pikërisht për këtë, kjo kohë, deri në muajin shtator 2021, pritet të jetë shumë e rëndësishme për Shqipërinë. Dhe, sigurisht, në favor të saj.”-shkruan Ngjela./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pas “djegies” nga Kryemadhi/ Rebelohet Keidi Mehmetaj, sherr në studio

Publikuar

-

Nga

Keidi Mehmetaj, e cila “ u dogj” nga kryetarja LSI-së, Monika Kryemadhi për hir të Petrit Vasilit, edhe pse kishte më shumë vota se ai, është shfaqur sot e rebeluar.

Në studion e Breaking në TopNews, ajo është përplasur me moderatoren e emisionit.

Gjithçka ka ndodhur pas deklaratës së Mehmetaj se LSI ka patur kandidatë të papërfolur pë raste korrupsioni.

Kaq ka mjaftuar që moderatorja e emisionit t’i kujtonte Mehmetaj video- skandalin e kandidatit të LSI për Tiranën Etien Joka i cili blinte vota me 100 dollarë.

Debati i plotë:

Gazetarja: Sa meritokraci ka brenda LSI-së?

Mehmetaj: Brenda LSI ka shumë meritokraci, pasi ka shumë figura të papërfolura.

Gazetarja: Kemi kandidatin e LSI në Tiranë i cili doli për blerje votash?

Mehmetaj: Atë video e nxorët ju është gjykata që do ta vendosë fatin për Etjen Jokën. Ju jeni të anshëm prandaj, i kemi bërë të gjitha denoncimet e shit-blerjes së votës.

LEXO EDHE:  Balla uron ditëlindjen e PS/ Mirënjohje për patronazhistët

LEXO EDHE:  Zyrtari i lartë i PS godet Metën/ “Liliput përballë Kushtetutës, duhet të shkarkohet"

 Gazetarja: Po ne e nxorëm, Keidi ti nuk e vendos rolin në media, ne në këtë program kemi nxjerr shitje dhe blerje votash të LSI. Videon e shitblerjes së votave te PS ma sjell dhe ta nxjerr?

 Gazetarja: Në momentin që ju thoni që ka shumë vajza dhe djem që punojnë për LSI, por kur ju thoni se nuk kemi njerëz të papërfolur?

 Mehmetaj: Unë nuk i largohem asnjë lloj debati, por ju nuk jeni të gatshëm se 99% e figurave të LSI janë të pa përfolur. Më thoni se a ka deputetë të PS dhe PSD që nuk janë të pa përfolur. Më gjeni ju të drejtën se si Damian Gjiknuri i akuzuar për blerje votash është akoma në parlament.

 

LEXO TE PLOTE