LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gara e kandidatëve në Berat/ Kush është më i votuari nga PD dhe PS

28 Prill 2021, 08:05, Politikë CNA
Gara e kandidatëve në Berat/ Kush është më i votuari

Vijon numërimi i votave që ka marrë secili kandidat që ka garuar në zgjedhjet e 25 prillit.

Në qarkun e Beratit nga lista e PD deri në këto momente kryeson Bujar Hoxhaj me 2697 vota duke lënë pas Tomorr Alizotin i cili renditej i pari në listë. Alizoti ka marrë 1669 vota ndërsa pasohet nga
Kasëm Mahmutaj me 868 vota.

Ndërkohë nga lista e Partisë Socialiste triumfon Blendi Klosi me 6418 vota, më pas renditet Nasip Naço me 2588 vota. I treti vjen Bardhyl Kollçaku me 2511 vota./CNA.al

Lajmet e fundit nga