Connect with Us

Belind Këlliçi më i votuar nga qytetarët/ Klodian Tomorri: Është një politikan premtues për të ardhmen

Aktualitet

Belind Këlliçi më i votuar nga qytetarët/ Klodian Tomorri: Është një politikan premtues për të ardhmen

Publikuar

-

Belind Këlliçi më i votuar nga qytetarët/ Klodian Tomorri: Është një politikan premtues për të ardhmen

Kreu i FRPD Belind Këlliçi deri tani ka dalë kandidati më i votuari nga qytetarët në qarkun e Tiranës.

Nga votat preferenciale, Këlliçi ka marrë 3629 të tilla, ndërkohë që kjo shifër pritet të rritet akoma më shumë gjatë numërimit të kutive të tjera.

Gazetari Klodian Tomorri, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shprehet se Këlliçi është një politikan premtues për të ardhmen, duke shtuar se edhe gjatë fushatës elektorale ka qenë mjaft i angazhuar.

Belindi dhe Najada

Per mua nje nga suprizat me te medha te ketyre zgjedhjeve ka qene Belind Kellici. Nje djale i ri, qe ne voten preferenciale po rezulton nje nga kandidatet me te pelqyer te votuesve ne PD. Ka lene mbrapa me diference te gjithe peshat e renda dhe te pompuara ne media te partise. Madje eshte koke me koke me Lulzim Bashen ne vote nominale.

Une nuk e njoh personalisht, por bravo i qofte. Kjo tregon se sa ndryshe eshte perceptimi publik nga modelet qe pompon media. Me ate mbeshtetje qe paska ne baze, me shume gjasa ai do jete nje nga politikanet me premtues te PD-se per te ardhmen. Edhe fushaten e ka bere goxha mire.

Por Belindi duhet ruajtur. E para i duhen ruajtur votat se po e pane qe do ngjitet shume lart mund ta krasisin nga kutite e mbetura.

E dyta duhet ruajtur nga oligarket. Ata po nuhaten qe mund te ngjitesh lart ne te ardhmen, te kapin direkt. Nuk i lene gje rastesise.

Per shembull oligarket tane e dine qe ne avance se kush do jene ministra ne qeveri nga te dy krahet. Madje ca i pergatisin, i pompojne dhe pastaj i emerojne vete. Belindin nuk besojne ta kene kapur akoma se nuk u ka shkuar ne mendje qe do jete aq i votuar. Kurse me keta qe pompohen ne media kane kryer pune me kohe ata.

Nga krahu tjeter, Najada Como, te cilen Rama e mori per shoë para zgjedhjeve po shpeton nga fakti vetem qe eshte grua se me ato vota qe ka marre deri tani do ishte jashte parlamentit nga heresi. Do e nxirrte Fat Xhafa ose Ornaldo Rakipi me shume mundesi.

Por Najada e kreu misionin njeperdorimsh. Duhej vetem sa per fasade para zgjedhjeve”, shkruan Tomorri./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Sot Austria dhe Holanda heqin kufizimet/ Mund të udhëtoni pa test antiCovid dhe pa vaksinë

Publikuar

-

Nga

Sot Austria dhe Holanda heqin kufizimet/ Mund të udhëtoni pa test antiCovid dhe pa vaksinë

Nga sot Austria dhe Holandan heqin të gjitha kufizimet për të gjithë udhëtarët shqiptarë.

Në njoftimet e publikuara nga të dyja vendet thuhet se nuk ka asnjë kriter për të udhëtuar, as kriterin e vaksinës dhe as kriterin e testit negativ.

I vetmi kusht që duhet të plotësoni është vendosja e maskëstë formatit FFP2.

Njoftimi për Austrinë:

Austria heq të gjitha kufizimet për pasagjerët me pasaporta biometrike që udhëtojnë në Austri, duke filluar nga data 24 Qershor 2021.

1) Asnjë kriter testi

2) Asnjë kriter vaksine

3) Vizat për rastet e aplikueshme vazhdojnë si më parë

I vetmi kriter, ju lutemi qytetarëve që udhëtojnë në Austri, është maska FFP2, si kjo ne foto. Kompania Austrian Airlines që operon në Austri, e ka të detyrueshme vetëm këtë tip maske, që e gjeni në farmaci.  Ata pasagjerë që janë tranzit në Austri, ju lutemi të kontrollojnë rregullat e udhëtimit Covid-19, që ka destinacioni final i mbërritjes.  Faleminderit për bashkëpunimin, Tirana International Airport”, thuhet në njoftimin e TIA-s.

LEXO EDHE:  Rezultatet/ Thellohet diferenca PS-PD në Tiranë

LEXO EDHE:  “Rama do qeveris 40 vjet si Enver Hoxha”/ Qytetarët "masakrojnë" Bashën: Tradhtar, nuk je për këtë punë

Njoftimi për Hollandën:

Hollanda heq të gjitha kufizimet për pasagjerët shqiptarë me pasaporta biometrike që udhëtojnë në Hollandë, duke filluar nga data 24 Qershor 2021.

1) Asnjë kriter testi

2) Asnjë kriter vaksine

I vetmi kriter, ju lutemi qytetarëve shqiptarë që udhëtojnë në Hollandë, të plotësojnë Formën e Deklaratës së Shëndetit. Formën e gjeni të listuar në këtë link: https://www.government.nl/…/information-for-passengers… Ju lutemi, prindërve të moshuar u duhet ndihmë për plotësimin e formës. Nëse udhëtojnë, sugjerojmë që ta kenë të printuar me vete, kur të paraqesin biletën./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Digjet një automjet në orët e para të mëngjesit/ Policia jep detajet

Publikuar

-

Nga

Një automjet është djegur në orët e para të ditës së sotme në Vlorë. Nuk dihet ende nëse zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti apo ka qenë i qëllimshëm.

Sipas burimeve zyrtare, më datë 24.06.2021, rreth orës 03:00, në lagjen “Partizani”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një automjet i markës “Audi”, në pronësi të shtetases B. T., banuese në Vlorë.

LEXO EDHE:  Rezultatet/ Thellohet diferenca PS-PD në Tiranë

LEXO EDHE:  Ekskluzive-Intervista e plotë/ Arben Imami, pa dorashka për Ramën, Bashën, opozitën, zgjedhjet dhe të ardhmen

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Temperatura deri në 42 gradë/ Parashikimi i motit për sot

Publikuar

-

Nga

Temperatura deri në 42 gradë/ Parashikimi i motit për sot

Diell dhe temperatura relativisht të larta do të karakterizojnë kushtet e motit në vendin tonë duke filluar nga orët e para të ditës, sipas meteoalb. Këto kushte të motit mbeten deri orët e vona të pasdites kur në skajin verior dhe juglindor shfaqen vranësira të lehta. Edhe orët e natës mbeten me mot të kthjellët.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit por rritje me të paktën 2 gradë sjellin orët e mesditës duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 18°C deri në 41-42°C. Era do fryjë mesatare dhe herë pas herë forcohet duke arritur shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Perëndimor-Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3-4 ballë.

LEXO EDHE:  Paloka ironizon sulmet për opozitën e Bashës/ Demokratët shpërthejne me akuza

LEXO EDHE:  Klodian Tomorri paralajmëron "masakër"/ “Po firmosen tendera me kontrata marramendëse”

Rajoni dhe Europa; Pjesa më e madhe e kontinetit Europian do të paraqitet në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta, si pasojë e masave ajrore nga veriu i afrikës. Konkretisht me diell do të jetë: Europa Jugore dhe Lindore. Ndërsa Qëndra dhe Veriu i Kontinentit Europian mbeten me vranësira të shpeshta, të cilat herë pas herë zhvillohen duke sjellë rrebeshe shiu./ CNA.al

LEXO TE PLOTE