Connect with Us

Zgjedhjet parlamentare/ Ervin Bushati: Ja arsyet përse PS-ja fitoi

Politikë

Zgjedhjet parlamentare/ Ervin Bushati: Ja arsyet përse PS-ja fitoi

Publikuar

-

“Basha do na ndihmojë të marrim 20 mandate në Tiranë”/ Bushati tregon synimin e PS

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në Tiranë Ervin Bushati ka treguar arsyet përse PS-ja po fiton dhe sipas tij, qytetarët kanë treguar mbështetjen jo vetëm si parti, por për filozofinë e punës së përkushtimit  dhe dashamirësisë.

Bushati tha se populli ka dënuar shpeshherë dhunë, politikën e zhurmës, të acarimit.

“Ishte një pjesëmarrje shumë e qartë për qytetarët, kë do mbështesin dhe mendoj që mbështetja e Partisë Socialiste në mandatin e tretë, me rritje në votë popullore, tregon mbshtetjen e e qytetarëve jo vetëm si parti politike, por ndaj filozofisë së punës së përkushtimit dhe të dashamirësisë në të cilën mazhoranca ka trajtuar çdo problematikë  dhe çdo traumë të madhe shoqërore, dhe ka dënuar qartazi politiken e zhurmës, të acarimit, shpesh herë të dhunës dhe thjesht për të bërë arenë  politike, duke rrezikuar jetën e qytetarëve vetëm për të marrë një karrige,” u shpreh Bushati.

Në një intervistë për FaxNews Bushati fajësoji PD-në që sipas tij vonoi procesin e numërimit, duke parë që trendi ishte jo në favorin e tyre. Sipas tij, Basha po shtyn këtë kohë sepse nuk dëshiron të pranojë humbjen dhe të mos japë dorëheqjen.

“Tirana duhet të kishte mbaruar numërimin, nuk ka problem logjistike,  i ka të  gjitha  kapacitetet njerëzore  dhe infrastrukturore që të mbaronte, pra kemi vendosur njerëz të aftë, plot njerëz intelektualë.

Ky proces duhet të ishte mbyllur  tashmë por PD-ja, që në 10 kutitë e para e pa trendin dhe filloi të bënte skenarë lodhjeje. Kzaz38, erdhi me dy orë vonesë, e ndërpreu mbrëmë dhe ka mbetur 30 % pa numërim. E njëjta gjë është edhe me njësinë 5, i njëjti skenar bllokimi si më 2011. Kutitë e numërimit  duhet të kishin mbaruar për qarqe  të tëra dhe Tirana që kishte mundësitë dhe infrastrukturën dhe kapacitete zgjedhore , dhe të vazhdojmë ne me jetën, nuk shkon kjo që PD të pengojë procesin e votimit duke menduar se çfarë do bëjë në të ardhmen, kjo është  një  kohë që e blen Basha për mos të dhënë  dorëheqjen dhe mos pranojë humbjen dhe për këtë nuk ka faj populli.

KZAZ12 ka filluar numërimin, por shpresojmë ta mbarojmë shpejt dhe te mos lodhen prapë ata numëruesit e PD-së. Basha është rrahur anembanë Shqipërisë, por në njësinë tetë ka pasur rritje të PD  sepse ka angazhim që të fitojnë sepse është njësia me simpatizantët më të mëdhenj të PD-së”, përfundoi ai./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

Mustafaj: Beteja mes Bashës dhe Berishës do të përfundojë në gjykatë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, duke komentuar situatën në PD, tha se beteja mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës mund të përfundojë në dyert e gjykatës.

 “Kuvendi është shprehja më e lartë e sovranitetit. Më thonë që kanë votuar më shumë se 60% e demokratëve. Mendoj se në fund rezultatet ndryshimet e statutit dhe zgjedhja e kryetarit të ri mund të shkojë në gjykatë,” u shpreh ai në emisionin “Log”.



Mustafaj tha ndër të tjera se Berisha ka përshkallëzuar mesazhet e tij, ndërkohë që sot bëri me dije se Gjykata e Parisit ka pranuar padinë e tij dhe se do të kandidojë për kryetar.

“Do të kemi një proces. Rreziku më i madh që ishte deri tani nëse gjykata do ta pranonte këtë çështje. Ata mendojnë se është një çështje që duhet gjykuar. Në këtë kuptim besoj sesi procedurë është kapërcyer pengesa kryesore. As unë nuk kam bërë ndonjë verifikim më shumë. Por jam i sigurt se nuk do të bënte bllof me këtë. Berisha ka thënë një lajm të vërtetë. Berisha mesa di unë nuk ka paditur pse u shpall ‘non grata’, por ka paditur Blinken se në tëitterin e  tij bën disa akuza për të, disa gjëra që kërkojnë prova për t’u vërtetuar.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Propozimi i PD për hetim të politikanëve/ Murrizi: Basha e Rama po i fusin hajdutët në Kuvend

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish deputeti Myslim Murrizi ka komentuar propozimin e PD për vettingun në politikë.

Në një reagim për media, Murrizi deklaroi se politika nuk mund të pastrohet ngavetvetja, duke theksuar se SPAK ka të gjitha kopetencat për të dërguar politikanë të korruptuar në burg.



Unë njoh hajdutë nga të dyja palët dhe kanë ndyrë që tu jap dorën në rrugë. Por politika nuk mund të pastrohet nga vetvetja. Pse kush i fut hajdutët në kuvend që duhet një ligj? A nuk i fut vetë Basha dhe Rama?

Kush e pengon SPAK-un që të dërgojë politikanë në burg? Vettingu është njollë një biografi. Unë nuk jam kundër Vettingut. Kush janë deputetët që do ta bëjnë këtë vetting?”, tha Murrizi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Kuvendi do të mblidhet”/ Kulluri i tregon kufijtë Bashës: Berisha e ka fituar betejën e numrave

Publikuar

-

Nga

“Opozita “7x7=42” hesht!”/ Kulluri vë përballë fakteve Veliajn për rritjen e taksave

Ish-anëtari i kryesisë së PD-së, Edvin Kulluri, në një dalje televizive ka folur për përplasjet Basha-Berisha.

Ai tha se nga pikëpamja sasiore Berisha e ka fituar betejën e numrave në PD, duke parë mbështetjen.



“Pas përplasjes Basha-Berisha qëndron pyetja se ka qëndron mbështetja. Dhe mbështetja është qartë nga firmosja për kuvendin dhe pjesëmarrja në takime, tregon se kemi një shumicë dërrmuese të delegatëve.

Nga pikëpamja sasiore Berisha e ka fituar betejën e numrave në PD. Basha për mbështetjen e tij jep deklarata klinike. Nuk dua të flas për personalitetin e njeriu që ka humbur 4 palë zgjedhje në vend. Ai duhej larguar qysh në vitin 2017. Kuvendi do të mblidhet dhe kjo ka marrë fund.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE