LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbulohet objektivi i Spahos/ Mandatin e katërt mund të fitojmë

27 Prill 2021, 10:19, Politikë CNA
Zbulohet objektivi i Spahos/ Mandatin e katërt mund të fitojmë

Kandidati i PD në qarkun e Korçës, Edmond Spaho ka shokuar me deklaratën e tij, pas numërimit të votave.

Ai ka habitur dhe është kthyer në qesharak, ndërsa ka thënë se kanë realizuar objektivat.

?Sapo ka përfunduar numërimi i votave në qarkun e Korçës. PD ka realizuar objektivin në këtë fushatë. Kemi marrë 5 mandate me një rritje 20% të votave në krahasim me vitin 2017?, është shprehur Spaho.

A i njeh Spaho shifrat, a e lexon vullnetin e qytetarëve që del dhe flet për fitore, duke u kthyer në një klloun pa pagesë?.

Sipas Spahos, objektivi më ambicioz që u realizua është për të qëndruar për të tretën herë radhazi në Opozitë.

Pra, objektiv ambicioz ishte djegia e mandateve, dorëzimi i pushtetit vendor në tavolinë dhe tashmë Spaho ka zbuluar edhe objektivin e radhës, që është qëndrimi në Opozitë.

Me të tilla objektiva dhe me njerëz qesharakë se Edmond Spaho, PD në të ardhmen do të ketë fatin e LSI-së.

PD në këto zgjedhje humbi, Lulzim Basha u ndëshkua, demokratët u lanë në mes të rrugës dhe nga ana tjetër del Edmond Spaho dhe thotë ky ishte objektivi ynë, humbja dhe qëndrimi për të tretën herë radhazi në Opozitë dhe se fitoren do ta kemi në mandatin e katërt./CNA.al

Lajmet e fundit nga