LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Artan Hoxha tregon provën që do zbardhë të vërtetën

27 Prill 2021, 12:06, Politikë CNA
Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Artan Hoxha tregon provën që do zbardhë

Gazetari Artan Hoxha ka folur për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbsan.

Hoxha tha se provë që do të zbardhë të vërtetën e kësaj ngjarje, mund të jenë edhe pamjet filmike nga anëtarët e SMV-së që kanë qenë në vendngjarje.

Hoxha u shpreh se kjo ngjarje ka pasur ndikim të madh në orientimin e elektoratit në votime, duke qenë se ndodhi pak ditë para zgjedhjeve,

?Kolegët e mi që kanë thënë që aty nuk ka kamera I referohen një elementi në vendngjarje. Klement Xhaferri ka qenë banor i asaj lagjes deri para dy vitesh. Kur ka ikur nga ajo zonë kamerat kanë ngelur të instaluara. Janë si provë e sekuestruar filmimet që kanë bërë anëtarët e mbrojtjes së votës me celularët e tyre. Mendoj se ajo ngjarje ka ndidkuar që në Elbasan të kemi një distancë kaq të madhe mes PS dhe PD. Është një distancë shumë e madhe?, deklaroi Artan Hoxha

Lajmet e fundit nga