LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tensione në Durrës/ Simpatizantët e PS konfrontohen me kreun e PD në Manëz, disa të shoqëruar

27 Prill 2021, 21:11, Aktualitet CNA
Tensione në Durrës/ Simpatizantët e PS konfrontohen me kreun e PD

Është shoqëruar me tensione situata në Durrës pas përfundimit të numërimit të votave, ku rezultoi fituese PS me 8 mandate, ndërsa PD mori 6.

Simpatinzantë të PD dhe PS janë përplasur mes tyre pranë zyrave të shtabit elektoral të PD në Manzë, ku socialistët kanë shkuar duke festuar dhe hedhur fishekzjarrë.

Sipas asaj që raporton Neës 24, në momentin e sherrit në zyrë ndodhej kreu i PD në këtë zonë, Gazment Luku, me bashkëshorten e tij, Manjola Luku, që ishte dhe kandidate për deputete aty, si dhe dy djemtë e tyre.

Siç pretendojnë demokratët, simpatizantët e PS janë përplasur verbalisht me kreun e PD në Manzës dhe djemtë e tij, dhe më pas janë larguar.

Ndërkohë, në vendngjarje ka mbërritur edhe policia, e cila ka shoqëruar kreun e PD në Manëz, Gazment Luku, me dy djemtë e tij, për t?i pyetur rreth ngjarjes./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga