LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta legjitimoi akuzat e Ramës/ Mëhilli zbulon pse dështoi LSI

27 Prill 2021, 13:33, Politikë CNA
Meta legjitimoi akuzat e Ramës/ Mëhilli zbulon pse dështoi LSI

Ekspertja e komunikimit Erla Mëhilli ka analizuar qëndrimin e presidentit Ilir Meta gjatë fushatës. E pyetur se si e komenton fjalimin e tij ditën e sotme në konferencën për mediat, Mëhilli u shpreh: ?Sot ishte president i Republikës, sot dëgjova një president republike?.

Mëhilli e quajti ndërhyrjen e Metës në fushatë një kosto për PD. Sipas saj protagonizmi i tepruar legjitimoi akuzat e kryeministrit Edi Rama se pas Krymadhit dhe Bashës qëndronte Meta.

Gjithashtu, Mëhilli shton se, LSI u kthye në shtratin e vet dhe pati një fryrje artificiale.

?Ndërhyrja e Metës i ka dhënë një kosto PD. Një protagonizëm i tepruar, legjitimoi akuzat e Ramës, që pas Monikës dhe Bashës qëndronte Meta.

LSI në këto zgjedhje e kishte të vështirë të merrte votën pragmatiste. LSI është kthyer në shtratin e vet. Pati një fryrje artificiale.

Si parti arriti maksimumin në 2017 dhe tani erdhi duke u tkurrur.

Është perceptuar si një parti në pushtet. Kësaj radhe nuk u përcaktua si e tillë. Situata në këtë fushatë ishte polarizuar,njerëzit u ndanë mes PS dhe PD, nuk kishte vend për LSI?, u shpreh ndër të tjera ekspertja./ CNA.al

Lajmet e fundit nga