Connect with Us

Krimet zgjedhore të 25 Prillit/ 6 raste nën hetim nga SPAK

Kronika

Krimet zgjedhore të 25 Prillit/ 6 raste nën hetim nga SPAK

Publikuar

-

Afera korruptive e shekullit/ Kur do zgjohet SPAK për inceneratorët?

Në vijim të masave administrative dhe procedurale të ndërmara nga Prokurori i Përgjithshëm për të garantuar funksionimin normal të prokurorisë në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe ligjore për periudhën para, gjatë dhe pas zgjedhore, prokuroria është angazhuar për hetimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve, në kompetencë lëndore të juridiksionit të përgjithshëm.

Përgjatë periudhës 23.04.2021–26.04.2021 prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm kanë raportuar pranë Prokurorisë së Përgjithshme, mbi veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve

Konkretisht hetimet kanë nisur:

Për veprën penale, Neni 325 “Pengimi i subjekteve zgjedhjore” –  2 Kallëzime/referime/ ardhur me transferim;

Për veprën penale, Neni 327 “Shkelja e fshehtësisë së votimit” – 2 Kallëzime/referime/ regjistruar kryesisht;

Për veprën penale, Neni 328 “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” – 3 Kallëzime/referime/ regjistruar kryesisht dhe 1 material kallëzues ardhur me transferim;

LEXO EDHE:  Audio-përgjimi "Babale-Xhafaj"/ Prokuroria, i tund prangat Salianjit

Për veprën penale, Neni 328/a Përdorimi i funksionit publik” –  11 Kallëzime/referime/ regjistruar kryesisht si dhe 8 materiale kallëzuese të ardhura me transferim;

Për veprën penale, Neni 330 “Pengimi i zgjedhësit” –  1 Kallëzime/referime/ regjistruar kryesisht;

Për veprën penale, Neni 248 “Shpërdorim detyre ne lidhje me aktet ligjore per zgjedhjet” –  7 Kallëzime/referime/ regjistruar kryesisht;

Për veprën penale, Neni 329 “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje” – 1 Kallëzime/referime/ ardhur me transferim.

Nga referimet në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm për veprat e sipërcituara rezulton se janë regjistruar 8 procedime penale, 18 materiale kallëzuese janë në fazën e verifikimit paraprak dhe 6 materiale kallëzuese i janë transferuar SPAK –ut për kompetencë lëndore./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shkrumbohet nga flakët makina në dalje të tunelit të Elbasanit

Publikuar

-

Nga

Video/ Shkrumbohet nga flakët makina në dalje të tunelit të Elbasanit

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë.

Në momentin që është përfshirë nga flakët makina ka qenë në lëvizje.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit të shkaktuar që ka përfshirë automjetin.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sherr për pronën/ Qëllohet me lopatë në kokë zyrtari i bashkisë

Publikuar

-

Nga

Sherr për pronën/ Qëllohet me lopatë në kokë drejtori i Shërbimeve Publike në Gjirokastër

Një konflikt për motive pronësie ka degraduar në dhunë fizike në Gjirokastër.

Mësohet se Seit Rondo drejtori i Shërbimeve Publike është konfliktuar me Kujtim Bashen për motive pronësie teksa sherri ka agravuar në dhunë fizike.

Rondo ka marrë plagë në kokë pasi është qëlluar me lopatë dhe ndodhet ne Spitalin Rajonal Omer Nishani.

LEXO EDHE:  Hetimi i kolegjit turk “Turgut Ozal”/ Klodiana Lala: Është institucioni më serioz në Shqipëri

LEXO EDHE:  SPAK “rrëzon” OFL-në/ Çliron pronën e sekuestruar të të akuzuarit për pengmarrjen e Prengës

Ndërkohë policia ka shoqëruar Kujtim Bashën në komisariatin  e Gjirokastrës.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në Shkodër-Koplik/ Përplasen dy makina

Publikuar

-

Nga

Aksident i rëndë në Shkodër-Koplik/ Përplasen dy makina

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Koplik.

Mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën, dhe për pasojë të dy drejtuesit kanë mbetur të plagosur.

Paraprakisht dyshohet se shkak për përplasjen e dy mjeteve ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonin, ndërsa nuk dihen ende identitetet e personave që kanë mbetur të plagosur./CNA.al

LEXO TE PLOTE