LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

KQZ përditëson të dhënat/ Ky është rezultati që kanë arritur partitë politike në rang kombëtar

27 Prill 2021, 02:21, Politikë CNA
KQZ përditëson të dhënat/ Ky është rezultati

Në të dhënat që raporton KQZ, vihet re se deri në orën 04:00 Partia Socialiste e Shqipërisë vijon të kryesojë bindshëm rezultatin elektoral në rang kombëtar.

Teksa janë numëruar 4421 nga 5199 qendra votimi në total, Partia Socialiste sipas të dhënave ka marrë deri tani 48.68% të votave.

Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka siguruar deri tani 39.34%. Konfiguracioni elektoral për Lëvizjen Socialiste për Integrim është shumë i ulët në krahasim me zgjedhjet e 2017.

Bazuar në shifrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ky subjekt politik në rang kombëtar ka marrë deri tani 6.87% të votave, kurse 5.05% kanë shkuar për Partinë Social-Demokrate, që drejtohet nga Tom Doshi.

Mandatet e fituara në rang kombëtar deri tani:

-Partia Socialiste-73 mandate

-Partia Demokratike-59 mandate

-Lëvizja Socialiste për Integrim-5 mandate.

-Partia Social-Demokrate-3 mandate./CNA.al

Lajmet e fundit nga