Connect with Us

Futbollisti shqiptar i rritur te Bayerni merr lajmin e keq

BundesLiga

Futbollisti shqiptar i rritur te Bayerni merr lajmin e keq

Publikuar

-

Meritan Shabani, talenti i rritur në akademinë e Bajernit të Mynihut, dha dakordësinë e tij pak kohë më parë për të luajtur në të ardhmen me Shqipërinë. “Panorama Sport” mësoi se mesfushori 22-vjeçar në pronësi të Uolverhemptonit i huazuar te Venlo në Holandë, ka pranuar ftesën e kuqezinjve dhe do të ishte pjesë e Kombëtares në dy miqësoret e muajit qershor.

Megjithatë mesfushorin shqiptar e ka ndjekur fati i keq, teksa së fundmi ka pësuar një dëmtim serioz, siç e thotë edhe vetë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. ““Fatkeqësisht kam pësuar dëmtim serioz sërish, por shpresoj se do të kthehem më i fortë se kurrë”.

Nuk dihet ende shkalla e dëmtimit dhe për sa kohë do e mbajë jashtë, teksa të gjithë shpresojnë ta kalojë sa më shpejt dhe të ketë mundësinë të grumbullohet edhe me Shqipërinë.

Shabani, për nga cilësitë e tij, mund të luajë si mesfushor qendre si dhe si anësor i djathtë. Momentalisht, sipas “transfermarkt”, vlera e tij është 325 mijë euro. Shabani është një futbollist me cilësi të larta teknike dhe për të ardhmen e Kombëtares do të ishte një afrim i rëndësishëm.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

Trembet Interi, Bayerni hidhet në sulm për Hakimin

Publikuar

-

Nga

Ashraf Hakimi bëri një kampionatin perfekt me Interin. Në fundjavën e kaluar ai dhe klubi zikaltër u shpallën kampionët e Serisë A për sezonin aktual.

Ish-lojtari i Borusias së Dortmundit ishte një nga protagonistët kryesorë me shtatë gola dhe gjashtë asiste për Interin, duke patur një meritë të madhe në fitimin e titullit.

Pas vetëm një viti, mbrojtësi i shpejtë mund të largohet nga Milano, sepse me sa duket Bajerni Mynihut po e mendon seriozisht një transferim të tijin në Gjermani. Të paktën kështu raporton “Münchner Zeitung tz”.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

“Klubi dhe tifozët do të jenë gjithmonë në zemrën time”, mesfushori largohet nga Bajerni pas 9 sezonesh

Publikuar

-

Nga

Nëpërmjet një postimi në ‘’Twitter’’, Bajern Mynih ka zyrtarizuar se këtë verë do të shkëpusë marrëdhëniet me mesfushorin spanjoll Javier Martinez, pas 9 sezonesh si futbollist i bavarezëve.

Mesfushori u bashkua me Bajernin në verën e vitit 2012 nga skuadra spanjolle e Atletiko Bilbaos për shifrën rekord 45 milion euro në atë kohë. Martinez ishte një ndër lojtarët kyç të mesfushës në vitet e para si bavarez duke fituar shumë trofe ndër to dhe Ligën e Kampionëve. Ndërkohe për largimin reagoi dhe vetë lojtari duke u shprehur:

‘’Unë jetoj për këtë klub, gjithmonë dhashë gjithçka për të dhe jam shumë i lumtur që fituam shumë trofe së bashku. Bajerni dhe tifozët e saj do të jenë gjithmonë në jetën time’’, shkruan Javi Martinez.

 

 

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

E ardhmja e Flick, gazeta prestigjoze zbulon: Do të zyrtarizohet te…

Publikuar

-

Nga

Hans Dieter Flick po jeton ditët e fundit si trajner i Bayernit. Tekniku në fund të sezonit do të jetë i lirë dhe në pritje të ofertave të reja, pas ndërprejes së bashkëpunimit me kampionët gjerman në qershor. Sipas Sport1, ai do zyrtarizohet te Gjermania, si zëvendësues i Joachim Low.

Kalimi te Tottenham apo te ndonjë ekip tjetër bie poshtë automatikisht, me fokusin që do jetë te Kombëtarja e Panzerave.

Burime të pakonfirmuara bëjnë me dije një lajm të tillë, teksa ai që do e thotë fjalën e fundit do jetë vet Hans Dieter Flick. Flick ka qënë një nga arsyet e sukseseve që ka arritur Bayerni gjtihë këto vite, jo vetëm në kampionat, por edhe në arenën Europiane.

LEXO TE PLOTE