LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Filozofët e Bashës dhe Metës kundër sondazheve/ Tregojnë të vërtetën, por nuk janë serioze

27 Prill 2021, 20:43, Politikë CNA
Filozofët e Bashës dhe Metës kundër sondazheve/

Filozofët e Lulzim Bashës dhe Ilir Metës ishin të parët që kundërshtuan sondazhet që u publikuan nga Euroneës, për zgjedhjet e 25 prillit, të cilat nxirrnin fitues Partinë Socialiste dhe humbës Partinë Demokratike.

Çim Peka, gazetari i njohur për mbështetjen e madhe dhe shërbimin ndaj opozitës i ka cilësuar sondazhet si jo serioze, ndonëse ato ishin në përputhje me realitetin e rezultateve.

?Sigurisht kanë qenë dy portrete, Rama qartësisht lexohet si jo fitues dhe Basha lexohet dhe e thotë si fitues. I pari iu referua exitpoll eve i dyti nuk iu referua fare, Bejtja i referohet sondazheve të Top Channel që e nxjerr nga 67-71 mandate.

E njëjta histori është edhe me Euroneës prandaj dua të theksoj, jo se kam gjë me këto televizione, por është jo profesionale, sepse kemi qenë me Bejtjen dhe me Lelën në këtë studio, ata do të vinin drejt rezultatit real sepse duan të ruajnë imazhin e kompanive. Sa herë mblidhen sondazhet në gjithë botën kjo praktikë është, atë që do të favorizosh e ngre në maksimum që të krijohet efekt, pastaj e zbret te rezultati real. Këtë gjë kanë bërë edhe në Shqipëri edhe Top Channel edhe Euroneës. Ata që para 10 ditëve e nxirrnin Edi Ramën para dhe sot me Exit Poll et e nxjerrin pas opozitës, i bie të jesh maksimalisht jo serioz?, tha Çim Peka.

Por mesa duke gazetari i Bashës dhe Metës nuk ka arritur ta pranojë humbjen katastrofike të opozitës dhe e di se fajin ja kanë televizionet dhe sondazhet që ato kanë transmetuar./ CNA.al

Lajmet e fundit nga