LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Erdogani e “la në këmbë”/ Reagon Von der Leyen: U ndjeva e lënduar, kjo ishte sjellje seksiste

27 Prill 2021, 09:16, Politikë CNA
Erdogani e “la në këmbë”/ Reagon Von der Leyen: U

Presidentja e Komnisionit Europian Ursula von der Leyenfoli për incidentin e saj të fundit diplomatik në Turqi ku u la pa karrige, ku tha se ishte një sjellje seksiste.

Në një fjalim të mbajtur në parlamentin evropian, kryekomisionerja u shpreh se mendon se ky veprim ka ndodhur vetëm sepse është një grua.

?Unë dola në përfundim se kjo ndodhi vetëm sepse jam një grua?, u shprej Ursula von der leyen.

Ajo shtoi se u ndje shumë e lënduar dhe vetëm, si grua dhe si evropiane.

?Jam e sigurt se gratë e parlamentit e dinë saktësisht si kam ndjerë unë. U ndjeva e lënduar dhe  vetëm, si një grua dhe si evropiane. Kjo tregon punën që duhet të bëjmë që gratë të trajtohen në mënyrë të barabartë. Gjithmonë, dhe kudo?, shtoi ajo./ CNA.al

Lajmet e fundit nga