Connect with Us

Edi Rama i mundi të gjithë

Politikë

Edi Rama i mundi të gjithë

Publikuar

-

Rama premton publikisht/ “Do largohem nëse…”

Nga Klodian Tomorri

Së pari, theu tabunë e mandatit të tretë, që nuk e kishte thyer askush në Shqipërinë postkomuniste.

Së dyti, mundi opozitën e veshur me stof izraelit në moçalin e madh shqiptar.

Kur në media publikoheshin faktet e skandaleve flagrante të Qeverisë në ditët e fushatës si Becchetti apo ai i të dhënave, këshilltarët izraelitët e këshillonin opozitën të heshtë dhe të mos shfokusohej nga mesazhi.

Madje, të dielën në darkë pas mbylljes së kutive, kërcenin në tavolinat e opozitës duke festuar fitoren.

Së treti, mundi të gjithë atë vargun e madh të partive mediokre që ju bashkangjitën opozitës si shushunja. Ato nuk kanë vota, por duan të hanë pushtet me votat e të tjerëve.

Së katërti, na mundi ne që flasim lart e poshtë nëpër studio, portale apo rrjetet sociale për regjimin oligarkik dhe korrupsionin e ngritur në sistem.

Qytetarët në Shqipëri mendokan ndryshe.

Së pesti, Edi Rama ka mundur dhe fatin. Ky është një ndër kryeministrat e paktë në planet, që është rikonfirmuar në detyrë gjatë pandemisë.

LEXO EDHE:  Kush mund ta rrëzojë Edi Ramën

Është dhe njeri që bredh me biçikletë atje në Hollandë, por ai 20 për qind të votave ku dhe ka mbledhur nja 30 parti aty që qeveris.

Ky i mundi të gjithë, por tani rreziku është për të gjithë. Sigurisht që në mandatin e tretë, Shqipëria do të ketë një qeverisje shumë më arrogante, se ajo që kishte në katër vitet e fundit.

Rreziku është që do të ketë më shumë ngjarje si ajo e Teatrit, më shumë ligje si ai i aeroportit, Fushës dhe të tjerë.

Por, rreziku më i madh është mesazhi që percjell ky rezultat. Në Shqipëri mund të qeverisësh keq, mund të jesh arrogant dhe prapë të votohesh.

Tani, e vetmja mbrojtje ndaj gjithë këtyre rreziqeve është opozita. Rreziku i demotivimit opozitar pas humbjes është i madh. Por, Shqipëria ka nevojë që të ketë një opozitë të fortë në parlament, dhe opozita ka detyrimin të mbrojë fort interesin publik përtej çdo pazari. Ndryshe revanshi i Qeverisë do te jetë i papërmbajtshëm./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Shpërthen” Spahiu/ Populli ka mbushur sheshet për dashnoret e “Përputhen”, nuk protestojnë për zgjedhjet

Publikuar

-

Nga

“Burgu në kohë pandemie është i vështirë”/ Spahiu “zbulon” vendndodhjen e Kryemadhit: Leku duhet në ditë të zeza

Këto dy muaj janë mbushur sheshet për një sërë çështjesh, duke filluar nga propozimi i komunitetit LGBT për termin “Nënë” e “Baba”, deri te protesta për Palestinën, për tezën e provimit të maturës, falja e Bajramit dhe së fundmi te grumbullimet e njerëzve për të takuar ish-konkurentët e “Përputhen”.

Duke marrë shkas nga këto grumbullime, ka reaguar me tone të ashpra ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Spahiu deklaron se askush nuk del të protestojë për zgjedhjet e 25 prillit dhe për situatën politike, teksa sulmon Lulzim Bashën.

“Populli ka mbushur sheshet këto dy muaj:

– për të hequr emrin nënë dhe baba,

– për pavarsinë e Palestinës

– për Bajram

– për tezat e provimit të maturës

– për dashnoret e “Për’puthen”

Nëse vërtet ka pasur masakër zgjedhore pse askush nuk ka dal të protestoj prej dy muajsh që nga 25 Prilli? Ndërkohë për zgjedhjet parlamentare ka pasur një paqe dhe pranim mbarë kombëtar krahasuar me gjithë votimet e tjera parlamentare apo bashkiake në këto 30 vjet.

Është hera e parë që nga 1990 që as 10 protestues nuk kanë falë të kundërshtojnë rezultatin e zgjedhjeve. Arsyet janë tre:

– ose 100% e popullit janë të bindur se Partia Socialiste ka fituar pavarsisht parregullsive ato janë më të vogla se diferenca e fituesit me humbësit.

– ose askush nuk e beson Lulzim Bashën në përallëm e vjedhjes

– ose askush nuk e ndjek prapa për të nxjerr njerëz në shesh.

Nēse doni të bindeni sa e madhe ka qënë masakra, shikoni sheshet bosh dhe klubet plot. Nëse doni të kuptoni nivelin e opozitës, krahasoni kauzat dhe motivet pse dhe për cfare janë motovuar dhe kanë dal shqiptaret me sheshe keto dy muaj. Fund më tragjik dhe të ndyrë për një parti politike, nuk do ja kishte uruar as hasmi”, shkruan ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha u rizgjodh në krye të PD/ Çani: Opozita po shihet si biznes

Publikuar

-

Nga

Basha u rizgjodh në krye të PD/ Çani: Opozita po shihet si biznes

Gazetari Arian Çani komentoi zgjedhjet brenda PD, ku Lulzim Basha u rizgjodh për herë të tretë në krye të kësaj partie. Sipas tij, opozita po shihet si biznes.

Çani shprehet më tej se Basha e ka të vështirë të bëhet kryeministër edhe në zgjedhjet e ardhshme, ndërsa mes ironisë shton se është talent për të qenë numri dy.

Nuk është se do të thotë ndonjë gjë të madhe. Ishte një ngjarje që pritej. Në Shqipëri do jetë patjetër numri dy dhe Basha ka talentin për të qenë numri dy. Kjo ishte ngjarje pa ngjarje dhe mesa duket duhet ta shohim dhe opozitën si biznes.

Deri dje e shihnim si kauzë, por tani është biznes edhe për ata që përfitojnë brenda PD. Ai e ka të vështirë të bëhet edhe në zgjedhjet e ardhshme. Gjithë ky insistim tregon se ka interesa të mirëfillta. Nga karriera e tij Basha është ok, por për opozitën duhet të kuptojmë se ku e çon”, tha Çani./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Basha një humbës i pashpresë”/ Ristani: Po tallet me demokratët, ka 8 vite që rri kot

Publikuar

-

Nga

“Basha një humbës i pashpresë”/ Ristani: Po tallet me demokratët, ka 8 vite që rri kot

Ish-sekretari i përgjithshëm i PD, Arben Ristani ishte i ftuar pasditen e sotme në ‘Top Talk’ ku ka komentuar situatën brenda partisë pas zgjedhjeve të 13 qershorit.

Ristani tha se tani është koha të punohet me demokratët që të jene reflektues se me Bashën do shkojmë nga humbja në humbje.

“Lëvizja nuk është se ishte një veprim i paramenduar, në kohë. Ne pavarësisht se humbja pritej duke parë veprimet, ne ishim të angazhuar në fushatë sikur të ishte reale. U kërkua dorëheqja, gjërat u përshpejtuan kur u pa mungesa e reflektimit, kur Basha deklaroi që tani fillon lufta, me një tallje për demokratët sepse i bie që ke 8 vjet që rri kot.

LEXO EDHE:  Topalli tregon rrugën si mund të rrëzohet qeveria Rama

LEXO EDHE:  Meta i përgjigjet në kohë rekord ftesës së Ramës/Çfarë do ndodhë me koalicionin?

Tani kemi kandidatët, platforma, që mund të ndryshojnë, tani është koha të punohet me demokratët që të jene reflektues se me Bashën do shkojmë nga humbja në humbje , këtu do jemi do vijnë zgjedhjet lokale përsëri , por Basha është është një humbës i pashpresë.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE