Connect with Us

Dështimi si futbollist dhe trajner i madh me skuadrat e vogla, njihuni me karrierën e Nagelsmanit

BundesLiga

Dështimi si futbollist dhe trajner i madh me skuadrat e vogla, njihuni me karrierën e Nagelsmanit

Publikuar

-

Julian Nagelsman është trajneri më i ri në Bundesligë. Vetëm 33 vjeç, Nagelsman bëri debutimin e tij në vitin 2016-të kur mori drejtimin e Hofenhaimit. Gati tri sezone me Hofenhaimin, Nagelsman ra menjëherë në sy për mënyrën e tij të lojës dhe për atë të stërvitjes.

Metodat e tij bënë xhiron e botës duke e quajtur atë të çmendur për mënyrën se si përdorte teknologjinë për të monitoruar lojtarët gjatë stërvitjes. Gjermani ka patur, gjithashtu një karrierë si futbollist dhe pse nuk ka shkëlqyer kurrë. Ai ka qenë pjesë e Augsburgut dhe Mynih 1860.

Si pasojë e një dëmtimi në gju, ai vendosi t’i japë fund karrierës si futbollist për të nisur si trajner. Ndërkohë, suksesi më i madh me skuadrën e Hofenhaimi, ai e kishte në vitin 2016- ‘17, kur në fund u rendit i katërti në Bundesligë dhe arriti të siguronte kualifikimin historik në Champions të skuadrës që kishte ashtu nga Bundesliga e dytë vetëm një sezon më parë. Pas tri viteve në Hofenhaim, ai nisi punë në Lajpcigut në 21 qershor të 2021.

Pasi kualifikoi skuadrën në Champions, Nagelsman arriti të shkonte në fazën me eliminim direkt në sezonin e kaluar duke u bërë trajneri më i ri në këtë kompeticion që arriti këtë të shkojë kaq larg. Pasi mundi Atletikon e Madriit, Nagelsman shkoi në gjysmëfinale dhe më pas u eliminua nga Parisi që në fund shkoi në finale ndaj Bajernit duke u mundur me rezultatin 1-0.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

Trembet Interi, Bayerni hidhet në sulm për Hakimin

Publikuar

-

Nga

Ashraf Hakimi bëri një kampionatin perfekt me Interin. Në fundjavën e kaluar ai dhe klubi zikaltër u shpallën kampionët e Serisë A për sezonin aktual.

Ish-lojtari i Borusias së Dortmundit ishte një nga protagonistët kryesorë me shtatë gola dhe gjashtë asiste për Interin, duke patur një meritë të madhe në fitimin e titullit.

Pas vetëm një viti, mbrojtësi i shpejtë mund të largohet nga Milano, sepse me sa duket Bajerni Mynihut po e mendon seriozisht një transferim të tijin në Gjermani. Të paktën kështu raporton “Münchner Zeitung tz”.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

“Klubi dhe tifozët do të jenë gjithmonë në zemrën time”, mesfushori largohet nga Bajerni pas 9 sezonesh

Publikuar

-

Nga

Nëpërmjet një postimi në ‘’Twitter’’, Bajern Mynih ka zyrtarizuar se këtë verë do të shkëpusë marrëdhëniet me mesfushorin spanjoll Javier Martinez, pas 9 sezonesh si futbollist i bavarezëve.

Mesfushori u bashkua me Bajernin në verën e vitit 2012 nga skuadra spanjolle e Atletiko Bilbaos për shifrën rekord 45 milion euro në atë kohë. Martinez ishte një ndër lojtarët kyç të mesfushës në vitet e para si bavarez duke fituar shumë trofe ndër to dhe Ligën e Kampionëve. Ndërkohe për largimin reagoi dhe vetë lojtari duke u shprehur:

‘’Unë jetoj për këtë klub, gjithmonë dhashë gjithçka për të dhe jam shumë i lumtur që fituam shumë trofe së bashku. Bajerni dhe tifozët e saj do të jenë gjithmonë në jetën time’’, shkruan Javi Martinez.

 

 

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

E ardhmja e Flick, gazeta prestigjoze zbulon: Do të zyrtarizohet te…

Publikuar

-

Nga

Hans Dieter Flick po jeton ditët e fundit si trajner i Bayernit. Tekniku në fund të sezonit do të jetë i lirë dhe në pritje të ofertave të reja, pas ndërprejes së bashkëpunimit me kampionët gjerman në qershor. Sipas Sport1, ai do zyrtarizohet te Gjermania, si zëvendësues i Joachim Low.

Kalimi te Tottenham apo te ndonjë ekip tjetër bie poshtë automatikisht, me fokusin që do jetë te Kombëtarja e Panzerave.

Burime të pakonfirmuara bëjnë me dije një lajm të tillë, teksa ai që do e thotë fjalën e fundit do jetë vet Hans Dieter Flick. Flick ka qënë një nga arsyet e sukseseve që ka arritur Bayerni gjtihë këto vite, jo vetëm në kampionat, por edhe në arenën Europiane.

LEXO TE PLOTE