Connect with Us

Çfarë po kurdis Basha?/ Pse PD po kërkon pamjet e qendrave të votimit dhe numërimit

Politikë

Çfarë po kurdis Basha?/ Pse PD po kërkon pamjet e qendrave të votimit dhe numërimit

Publikuar

-

Aleati i Bashes: Vendimet e tij të gabuara na kushtuan shumë

Dështimi i Partisë Demokratike për të tretë herë radhazi është vënë re qartë. Por kryetari i opozitës Lulzim Basha pretendon se PD nuk ka dështuar, duke ngritur akuza se votat janë manipuluar nga kryeministri Edi Rama.

Menjëherë pas fjalimit të tij, sekretari për çështjet zgjedhore, Ivi Kaso, i është drejtuar me një shkresë KQZ ku i kërkon t’i vihen në dispozicion të dhënat teknologjike, pasi pretendon se ka grumbulluar parregullsi të rënda në procesin zgjedhor, vecanërisht gjatë fazës së numërimit.

Por për çfarë arsye kërkon opozita pamje nga ambjentet kur PD dhe LSI kishin gjysmat e njerëzve në këto qendra numërimi.

LEXO EDHE:  Meta publikon foto me Fahri Balliun/ Qytetarët e “masakrojnë” me komente: Miza ka gjetur m*tin

Mos vallë opozita po kërkon prova për njerëzit e tyre, duke qenë se tani do të fillojë numërimi i votave për kandidatët?

Për çfarë i do opozita PD dhe LSI pamjet, kur nga nesër çdo fletë votimi do kalohet sërish një nga një për të parë sa vota ka siguruar secili kandidat?

Nuk dihet se cili është skenari i radhës i opozitës dhe arsyet se përse kërkon pamjet kur vëzhguesit dhe numëruesit e tyre mund t’I kishin raportuar këto parregllsi në momentin që i vunë re dhe KQZ të kishte bërë verifikimet kur numërimi është gati drejt përfundimit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha humbës dhe hakmarrës/ Si po vijon ta përdorë PD-në

Publikuar

-

Nga

Basha humbës dhe hakmarrës/ Si po vijon ta përdorë PD-në

Ditën e sotme, Partia Demokratike ka mbledhur Kryesinë, ku do të bëhet një analizë e zgjedhjeve të 25 prillit.

Procesi i analizës do të marrë një muaj kohë, ndërsa më 17 korrik do të zhvillohet Kuvendit Kombëtar i PD.

Pas përfundimit të garës së brendshme, ku Lulzim Basha mbajti sërish karrigen e kryetarit, Partia Demokratike tashmë do të bëjë një analizë, për përgjegjësit e humbjes së 25 prillit.

Në fakt, ajo që po bën sot Lulzim Basha, do të duhej të ishte bërë para zgjedhjeve për kryetarin. Por, si gjithmonë Lulzim Basha i bën gjërat kur do vetë dhe si do vetë.

Por, një detaj që u tregua qartë edhe ditën e sotme, është fakti se Lulzim Basha, përveçse humbës serial është edhe hakmarrës.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë, ndër të tjera është vendosur që në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, që pritet të mbahet në 17 korrik, të zgjidhet edhe Këshilli Kombëtar, që do të thotë edhe largimi i Kreut të Këshillit Kombëtar, Bujar Nishani.

Kujtojmë këtu se Bujar Nishani është një ndër zërat më kritik ndaj Lulzim Bashës, pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, 2021.

Pas humbjes së zgjedhjeve, Bujar Nishani drejtoi gishtin nga Lulzim Basha, për të cilin tha se duhet të japë dorëheqjen nga drejtimi i partisë.

Por, Lulzim Basha jo vetëm që nuk dha dorëheqjen, por shpalli një datë zgjedhjesh të nxituar dhe zhvilloi një proces zgjedhor, ku vetë garonte duke qënë në detyrën e kryetarit.

E gjitha gara për kreun e PD u zhvillua në kushte të pabarabarta, ndërsa nuk kanë munguar edhe parregullsi të shumta, të cilat janë raportuar edhe nga CNA.al, ( lexo këtu), por janë denoncuar edhe nga rivalët e tij, në garën për kreun e PD.

LEXO EDHE:  Meta publikon foto me Fahri Balliun/ Qytetarët e “masakrojnë” me komente: Miza ka gjetur m*tin

LEXO EDHE:  Astrit Patozi: Lulzim Basha kapet duke vjedhur

Dhe pas një procesi farsë, Lulzim Basha, tashmë që mbajti sërish karrigen, mesa duket ka filluar ndëshkimet, duke e nisur kështu me ish-presidentin Bujar Nishani.

Pas shpallje së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve në PD, Lulzim Basha doli në një konferencë për mediat, ku ndër të tjera falenderoi edhe rivalërt e tij, dhe kërkoi që të bashkojnë energjitë.

Mirënjohja ime shkon edhe për tre kandidatët e tjerë, të cilët e bënë këtë garë të vërtetë , sfiduese dhe dinamike. Për secilin prej tyre kam një mesazh: Ne kemi mendime të ndryshme por parime të njëjta, prandaj jam i bindur se përtej diferencave, nga sot energjitë dhe përpjekjet tona do të shkojnë në drejtim të kundërshtarit të vetëm të Partisë Demokratike, dhe të shumicës dërmuese të shqiptarëve, regjimit Rama-Doshi,” deklaroi Basha.

Në fakt Basha, duket se të “qan” ditën e të “vret” natën, pasi ndëshkimi që po kërkon ti bëjë Bujar Nishani, i cili në garën për kreun e PD-së mbështeti kandidaten Edith Harxhi, tregon qartë edhe hipokrizinë dhe talljen e Lulzim Bashës, me demokratët.

Lulzim Basha e ka treguar, se Partinë Demokratike e përdor vetëm e vetëm për interesat e tij personale, dhe të familjes.

Partia Demokratike nuk është pronë e Lulzim Bashës, por ai vijon ta përdorë si të tillë./CNA.al

Jemin Gjana, “gjeniu” që zgjidh hallet e Lulzim Bashës

Të gjitha manipulimet e procesit zgjedhor nga Lulzim Basha

Procesi skandaloz zgjedhor në PD/ Nga zhdukja e anëtarëve në lista tek votimi në grup

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk mund të presim deri 2025”/ Zbardhen detajet, çfarë deklaroi Basha në mbledhjen e Kryesisë

Publikuar

-

Nga

“Nuk mund të presim deri 2025”/ Zbardhen detajet, çfarë deklaroi Basha në mbledhjen e Kryesisë

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD, ndër të tjera, Lulzim Basha është ndalur edhe tek zgjedhjet e 13 qershorit, të cilat sipas tij treguan vullnetin e demokratëve për të vazhduar betejën për ndryshim.

Basha ka theksuar se demokratët kanë kërkuar vazhdimin e betejës dhe ai paralajmëron se për këtë qëllim duhet përgatitje me të gjitha format e mjetet për këtë përballje.

Gjithashtu, Basha tha se shqiptarët e demokratët nuk mund të presin deri në 2025, prandaj një orë e më parë duhet rrëzuar regjimi.

“Është e domosdoshme që të gjithë ne, nga Kryesia te Këshilli kombëtar, të lexojmë qartë atë që ishte vullneti i demokratëve. Ata e dinë më mirë se ne se cfarë ka ndodhur në 25 prill, ata e dinë më mirë se ne se sa e vështirë është përballja me regjimin, ndaj cdo hap që do të bëjmë deri në përfundimin e analizës dhe mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, duhet të kemi parasysh që demokratët na kërkuan vazhdimin e betejës. Dhe për të arritur këtë, detyra jonë është të përgatitemi me të gjitha format dhe mjetet për këtë përballje. Një përballje që kërkon që Partia Demokratike të jetë e gatshme për ta kryer detyrën e saj ndaj regjimit një orë e më parë, sepse Shqipëria, shqiptarët dhe demokratët nuk mund të presin deri në 2025. – tha Basha.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Rama ka penetruar në majën e PD”/ “Shpërthen” Bujar Nishani

Publikuar

-

Nga

A do të kandidojë për kryetar të PD-së?/ Nishani jep përgjigjen e prerë

Kreu i Këshillit Kombëtarë të PD, Bujar Nishani teksa ka replikuar me një demokratët në rrjete sociale, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka penetruar në majën e PD.

Thirrjes së demokratit për bashkim të vlerave dhe kontributeve në PD, Nishani i është përgjigjur, se Lulzim Basha me çdo kusht po tenton ta kthejë PD në OJQ.

LEXO EDHE:  Shpartallimi i PD-së në Vlorë/ S’ka zgjedhje, Noka shkarkon dhe emëron sipas qejfit

LEXO EDHE:  Ç'do ndodhë me PD-në?!/ Berisha thyen heshtjen: Pritet katastrofë! Ja fundi i Ramës

“Pushtetin e votave të vjedhura e ndihmon çdokush që tenton ta kthejë PD-në një OJQ dhe ta mbajë nën kontrollin e njerëzve që Edvin Rama i ka penetruar në majën e PD. Po nuk e kuptuam dhe reaguam këtë radhë do të jemi të gjithë bashkëfajtor”, ka thënë Nishani./CNA.al

LEXO TE PLOTE