Connect with Us

Bayerni i Mynihut gjen pasuesin e Flik

BundesLiga

Bayerni i Mynihut gjen pasuesin e Flik

Publikuar

-

Julian Nagelsman dhe Bajerni i Myniut kanë arritur një marrëveshje për të punuar së bashku në sezonin e ardhshëm. Sipas asaj që shkruan “Kicker” dhe “Bild”, 33- vjeçari u ka kërkuar drejtuesve të Lajpcigut se kërkon të ndërpresë kontratën me klubin që e lidh atë deri në 2023.

Lajpcigu kërkon 25 milionë euro nga Bajerni për të lënë të lirë trajnerin. Nëse bavarezët do të paguanin shumën e kërkuar nga skuadra e “Red Bull”- it, atëherë Nagelsman do të ishte trajneri i parë në historinë e Bundesligës që ka kushtuar kaq shumë.

Duket se gjithçka është drejt realizmit me kampionët në fuqi që nuk duan të humbasin kohë dhe të nisin nga puna për të zëvendësuar Hansi Flikun i cili ka deklaruar se kërkon të largohet në fund të sezonit nga Mynihu.

56- vjeçari është pranë drejtimit të kombëtares gjermane. Kjo pasi trajneri aktual, Joakim Lëv ka deklaruar se nuk do të jetë më në krye të “Pancerave” pasi të përfundojë Kampionatin Europian në muajin qershor. Hansi Flik shihet si favorit për të nisur një aventurë të re në DFB dhe për këtë u ka kërkuar drejtuesve bavarezë që të prishë para kohe kontratën me ta.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

BundesLiga

Trembet Interi, Bayerni hidhet në sulm për Hakimin

Publikuar

-

Nga

Ashraf Hakimi bëri një kampionatin perfekt me Interin. Në fundjavën e kaluar ai dhe klubi zikaltër u shpallën kampionët e Serisë A për sezonin aktual.

Ish-lojtari i Borusias së Dortmundit ishte një nga protagonistët kryesorë me shtatë gola dhe gjashtë asiste për Interin, duke patur një meritë të madhe në fitimin e titullit.

Pas vetëm një viti, mbrojtësi i shpejtë mund të largohet nga Milano, sepse me sa duket Bajerni Mynihut po e mendon seriozisht një transferim të tijin në Gjermani. Të paktën kështu raporton “Münchner Zeitung tz”.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

“Klubi dhe tifozët do të jenë gjithmonë në zemrën time”, mesfushori largohet nga Bajerni pas 9 sezonesh

Publikuar

-

Nga

Nëpërmjet një postimi në ‘’Twitter’’, Bajern Mynih ka zyrtarizuar se këtë verë do të shkëpusë marrëdhëniet me mesfushorin spanjoll Javier Martinez, pas 9 sezonesh si futbollist i bavarezëve.

Mesfushori u bashkua me Bajernin në verën e vitit 2012 nga skuadra spanjolle e Atletiko Bilbaos për shifrën rekord 45 milion euro në atë kohë. Martinez ishte një ndër lojtarët kyç të mesfushës në vitet e para si bavarez duke fituar shumë trofe ndër to dhe Ligën e Kampionëve. Ndërkohe për largimin reagoi dhe vetë lojtari duke u shprehur:

‘’Unë jetoj për këtë klub, gjithmonë dhashë gjithçka për të dhe jam shumë i lumtur që fituam shumë trofe së bashku. Bajerni dhe tifozët e saj do të jenë gjithmonë në jetën time’’, shkruan Javi Martinez.

 

 

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

E ardhmja e Flick, gazeta prestigjoze zbulon: Do të zyrtarizohet te…

Publikuar

-

Nga

Hans Dieter Flick po jeton ditët e fundit si trajner i Bayernit. Tekniku në fund të sezonit do të jetë i lirë dhe në pritje të ofertave të reja, pas ndërprejes së bashkëpunimit me kampionët gjerman në qershor. Sipas Sport1, ai do zyrtarizohet te Gjermania, si zëvendësues i Joachim Low.

Kalimi te Tottenham apo te ndonjë ekip tjetër bie poshtë automatikisht, me fokusin që do jetë te Kombëtarja e Panzerave.

Burime të pakonfirmuara bëjnë me dije një lajm të tillë, teksa ai që do e thotë fjalën e fundit do jetë vet Hans Dieter Flick. Flick ka qënë një nga arsyet e sukseseve që ka arritur Bayerni gjtihë këto vite, jo vetëm në kampionat, por edhe në arenën Europiane.

LEXO TE PLOTE