Connect with Us

Yuri Kim në KZAZ e Elbasanit/ Berisha: Banditët e Ramës po u bëjnë terror numëruesve

Denoncim

Yuri Kim në KZAZ e Elbasanit/ Berisha: Banditët e Ramës po u bëjnë terror numëruesve

Publikuar

-

Ish kryeministri Sali Berisha, ka publikuar denoncimin e një qytetari, lidhur me situatën e numërimit të votave në KZAZ  e Elbasanit.

Sipas denoncuesit, kryeministri Rama dhe Taulant Balla kanë rrethuar me banditë KZAZ dhe kanë vendosur në terror numëruesit për të manipuluar rezultatin.

Ndërkohë që në KZAZ e Elbasanit ndodhet dhe ambasadorja e SHBA Yuri Kim e cila ka mbërritur pak me parë, për të parë nga afer procesin e numërimit.

Lidhur me situatën që Berisha denoncon, ambasadorja nuk ka konstatuar asnjë shqetësim gjatë porononcimit për mediat.

LEXO EDHE:  Luli gëlltitet dhe nuk përmend emrat e oligarkëve

“Breaking News!

Ndal terrorit ne KZAZ e Elbasanit!

Edi Rama dhe Taulant Bego Yaris kane rrethuar me bandite KZAZ dhe kane vendosur ne terror numeruesit dhe diktojne rezultatin! sb

Pershendetje dr Berisha . Prej disa oresh bandite te armatosur kane rrethuar KZAZ e Elbasnit dhe kane krijuar nje klimd terori dhe terrorizojne numerursit. Policia jo vetem nuk nderhyne per largimin e tyre me sa duket i ka ftuar vet.ju lutem beje publike.”/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Gruas i kushton lidhja e dashurisë 72 milionë Lekë

Publikuar

-

Nga

Në emisionin “Stop” janë trajtuar raste të mashtrimit në forma nga më të ndryshmet. Këtë herë gazetarët e “Stop” kanë sjellë në vëmendje një rast mashtrimi, duke përdorur lidhjen e dashurisë. Irena Hysi ka drejtuar në “Stop” ankesën se është mashtruar nga një person, i cili është afruar për raport dashurie dhe më pas i ka marrë shuma parash duke mos ia kthyer kurrë. Irena është njohur me qytetarin Genci Çiçi në vitin 2015 dhe pak kohë më vonë, ai ka filluar t’i kërkojë shuma parash borxh, që në fillim i kthente, por më pas jo më.

“Ai u paraqit si i divorcuar. E vazhduam lidhjen për më shumë se 1 vit e gjysmë. Ai u paraqit si një person që i interesonte lidhja me mua. Pak kohë pasi ishim lidhur, fillon të kërkojë borxhe. Për dy raste ka qenë korrekt, i ka marrë dhe i ka sjellë përpara”.

Shuma, që Genci Çiçi i detyrohet është 72 milionë lekë. Ajo thotë, se Genci e ka mashtruar me justifikime nga më të ndryshmet, si sëmundja e nënës.

“Pastaj filloi të kërkoi shuma të ndryshme. Njëherë për ditëlindjen e vet ku festoi 50-vjetorin, kur ka pasur një gjyq, sipas tij, në Gjermani. Këto do m’i sillte sipas tij në fund të Dhjetorit 2015. Kur fillova të kërkoj këto shuma, ai më hapi në telefon pamjet e një vile, tha do ta shes dhe do të më lante borxhet mua. Kur i them që kur do m’i kthesh këto lekë, ai thotë që më datë 27 Dhjetor do i kesh lekët. Më 27 Dhjetor mbyll telefonin dhe vjen më datë 4,5 Janar. Unë kam qenë në Spitalin Amerikan, kam vënë dy unaza. Më mbrapa kuptova që jo. Ka marrë njëherë 2 mijë Euro, më pas 2 milionë lekë. Më pas u ankua për shëndetin e nënës së vet dhe më kërkoi nëpërmjet telefonit 500 mijë lekë.Në total kanë qenë 72 milionë lekë shifra që më ka marrë. Zotëria kur merrte lekët nxirrte edhe shifrën nga xhepi që thoshte që futi tek lista ime”.

Rezultoi, se nëna ishte mirë dhe Genci ishte i martuar dhe jo i divorcuar, siç i kishte thënë Irenës.

“Në momentet kur vëllai i zotërisë mori titullin mjeshtër i madh nga Presidenti Bujar Nishani, aty shikoj nënën e zotërisë që nuk ishte e sëmurë. I kishte flokët, sepse sipas këtij ia kishin qethur flokët. Aty dukej në gjendje të mirë shëndetësore. Zotëria ishte i martuar dhe nuk ishte i divorcuar”.

Veç kësaj Irena mësoi se edhe një grua tjetër ishte e lidhur me Genci Çiçin prej 6 vitesh dhe asaj i kishte marrë gjithashtu shuma monetare të mëdha.

“Rastësisht me një shtetase gjermane zbulova se edhe kjo shtetase kishte marrëdhënie me zotërinë dhe i kishte marrë vlera të holla njësoj si unë. Ajo kishte 6 vjet dhe unë 1 vit e gjysmë. Kuptova që zotëria po më mashtronte dhe fillova më me insistim t’i kërkoja lekët. Nuk po m’i kthente. Më pas filloi të më mbyllte telefonin”.

Qytetarja: Genci ka patur një motër në Gjermani dhe kështu kemi hyrë në muhabet me Gencin. Më kupton? Dhe vjehrra ime…, kur kam bërë dasmën unë, e kam bërë te lokali i Gencit. Dhe aty është…

LEXO EDHE:  Luli gëlltitet dhe nuk përmend emrat e oligarkëve

LEXO EDHE:  Çështja e kufijve/ Berisha kujton si ra dakord me dy qeveritë greke për të shkuar në Hagë

Denoncuesja: Aty është njohur me Gencin ajo?

Qytetarja: Po aty është njohur dhe që atëherë, filloi avazi. Unë e kam dit gjithmonë, po se ca ka bërë ajo me lekët e veta, unë nuk kam ndërhyrë, se në fund të fundit, ca më duhet mua?! Dhe kur i kam thënë unë, ajo ka thënë: ça të duhet ty, s’është leku jot, është i imi. Shiko! Ai i ka marrë njëherë 20 mijë euro. I ka marrë 35 (mijë euro). Vajtën 55. I ka marrë një shumë pastaj, 50 mijë euro. Po ne ia kemi dhënë me noter të gjitha. Kjo e donte dhe e ndihmonte, kuptohet.

Denoncuesja: Po burri i vet e dinte, që kjo kishte lidhje?

Qytetarja: Po burri i vet e mori vesh tani, më vonë e mori vesh. Ka 5 vjet e gjysmë, që ia ka dhënë, që ia ka marrë lekët ai. Dhe do të t’i jap, do të t’i jap… Kur e fituam gjyqin e parë ne, që e hodhëm në gjyq, e fituam. Kishte për ta ekzekutuar. I erdhi përmbaruesja në shtëpi. Atëherë, ka garantuar shtëpinë e Bujarit ai. Mbas disa muajsh ky shkon me vjehrrën time tek noterja dhe i thotë hajde këtu, unë do të blej një shtëpi, për lekët, që të kam, po firmos cikë këtu. Dhe aty ka marrë firmë për tjetër gjë. Aty ka dhënë firmën, që gjoja e ka likujdu vjehrrën time. Ai pretendonte, po doli e falsifikuar, se ne morëm përgjigje nga Ministria e Drejtësisë. Se ajo është e huaj. I ka gjyqet e përfunduara, vetëm për t’i ekzekutuar i ka. I ka të marra.

Irena Hysi tregoi, se e ka ndjekur gjithë këtë në rrugë ligjore, duke bërë kallëzim. Çështja shkoi në prokurori dhe më pas në gjykatë. Prokurori kërkoi, që i akuzuari të dënohej me 7 vite për mashtrim. Gjykata, me gjyqtar Sokol Tonën, vendosi të dënohej 5 vite dhe më pas e pezulloi këtë vendim, duke e lënë vetëm me 2 vite shërbim prove.

“Vendosa të konsultohem me avokatë dhe të marr rrugë ligjore. Çështja kaloi në gjykatë. Prokurori vendosi që zotëria të dënohet me 7 muaj burg. Gjykata e dënon me 5 vite burg dhe pezullimin e këtij vendimi me 2 vite shërbim prove”.

Për çështjen ka hapur edhe gjyq civil.

“Përveçse më ka lënë me një dëm psikologjik më detyrohet edhe me vlerën 72 milionë lekë. Ai e mohon këtë gjen dhe pretendon se m’i ka dhënë ai mua. Pas një kalvari prej 3 vitesh nëpër gjykata i kërkoj emisionit “Stop” ndihmë për të zbardhur këtë çështje që çdokush të marrë atë që meriton”.

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Fiks Fare!/ Agjencitë e udhëtimit me 1200 euro të çojnë në vendet e BE-së pa asnjë dokument

Publikuar

-

Nga

Fiks Fare! Agjencitë e udhëtimit me 1200 euro të çojnë në vendet e BE-së pa asnjë dokument

Me rënien e pandemisë masat që shtetet e BE-së morën për të ulur numrin e infektimeve ishte ndalimi i lëvizjeve drejt tyre. Por kjo nuk ndaloi agjencitë e shumta që operojnë si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë për ta kthyer në biznes nevojën e qytetarëve që kërkojnë të ikin drejt këtyre shteteve.

Fiks fare dokumentoi me zë e figurë se si këto agjenci kundrejt pagesave të majme 700-800 deri në 1200 euro marrin përsipër të kalojnë pasagjerët pa pasur dokument shoqwrues, por vetëm me pasaportë. Për tampon as që bëhet fjalë.

Gazetarët e Fiksit filluan investigimin e tyre duke kontaktuar këto agjenci. Fillimisht ata u lidhën me anë të Facebook-ut me Armendi Travel ku zyrat qendrore i ka në Kosovë. Fiksi telefonon pranë kësaj agjencie dhe kërkon të marri info për të shkuar në Gjermani, punonjësja i shpjegon se nëse pasagjeri ka vetëm pasaportën çmimi për dërgimin e tij në Gjermani ishte 700 euro. Për kalimin jep siguri maksimale, por edhe nëse mund të ndodh kthimi të gjitha lekët i kthehen mbrapsht pasagjerit. Kalimi behët nga Hungaria dhe nëse i interesuari do të kishte ftesë do paguante vëtëm 140 euro biletën, por pa garanci kalimi. Në rast kthimi bileta digjet, pra me biletën edhe 140 eurot e pasagjerit. Ajo shpjegon se nisja bëhet nga Tirana dhe fillimisht i interesuari duhet të paguajë shumën prej 100 eurosh e më pas gjithë shumën e mbetur. Këtë Fiksit ia konfirmon edhe një agjenci në Tiranë e cila bashkëpunon me Armendi travel ku punonjësja shprehet ” nëse ke garanci paguan vetëm biletën, pa garanci të kalojmë ne”.

Fiks Fare iu drejtua edhe një agjencie tjetër në kryeqytet . Gazetarët kësaj radhe kërkuan të shkonin drejt Italisë. Punonjësi i Agjencisë Diamant shprehet se itenerari i mjeteve të tyre të tipit furgon 7+1 drejt Italisë ishte kalimi nga Bullgaria në Rumani e më pas në Europë. ” Ti do jesh vetëm me pasaportë. Kosto totale e udhëtimit është 800 euro dhe paguhet kur mbërrin. Rruga është shumë e sigurt dhe çdo rrugë i kemi kaluar dhe do t’i kalojmë. Sot ishte kalimi i radhës.” shprehet punonjësi. Gazetarja e pyet nesë i duhet edhe tamponi pasi është berë e detyrueshme paraqitja e tij për të udhëtuar , por punonjësi i agjencisë në mënyrë kategorike i thotë se nuk duhet. Për këtë gjë gazetarja duhet të komunikonte gjatë udhëtimit me shoferin nëse do ia kërkonin ” atë e rregullon shoferi pjesën e tamponit dhe është i saktë” përfundon punonjësi i agjencisë.

Agjencia tjetër që kontaktoi Fiks Fare pazarin e kishte më të lartë dhe të çonte në Vjenë për 1200 euro me avion. Fiksi shkoi në zyrat e busalbania.co dhe u interesua për një udhëtim drejt Gjermanisë. Punonjësi i kësaj agjencie i shpjegon se zbritja në Gjermani e më saktë në Frankfurt është e vështirë, por që agjencia ka një tjetër itenerar dhe kjo rrugë është e sigurt që mbërrije në destinacion. Itenerari ishte nga Vjena me avion ose nga Brukseli, por më e sigurt ishte nga Vjena. Më pas pasagjeri pasi zbriste në Vjenë mund të vazhdonte rrugën me tren drejt destinacionit përfundimtar, Frankfurtit. “E ke më të sigurt kështu, se të gjithë çunat që kemi çu kupton kshu e kemi bërë e i kemi çuar në Gjermani” shprehet punonjësi i agjencisë. I gjithë udhëtimi kushtonte vetëm 1200 euro dhe nga ana e pasagjerit duhej të paraqitej pasaporta dhe tamponi negativ. Përsa i përket letrave të tjera merrej vetë agjencia. Ata merrnin përsipër t’i bënin pasagjerit letrat për arsye shëndetësore ose biznesi. Më pas tregon se çdo dokument mjeksorë që ata dorëzojnë është origjinal dhe i noterizuar pasi janë të lidhur me mjekë që i nxjerrin këto dokumente. Pyetjes së gazetarit të Fiksit se si do ia bënte kur të kalonte në airoportin e Rinasit, punonjësi i përgjigjet ” i kemi rregulluar dhe aty, perderisa kanë këtë çmim edhe ata lekë duan”. Në fund ai shton se çdo dokument është i përkthyer dhe i noterizuar brenda pagesës prej 1200 eurosh.

Telefonatë me Armendi travel, zyra në Kosovë

Punonjësja e agjencisë: Po si mund t’ju ndihmojmë, ti je për Gjermani vetëm me pashaportë ëë?
Fiksi: Po vetëm me pashaportë se ashtu ishte shkruajtuar aty.
Punonjesja e agjencisë: Po vetëm me pashaportë çmimi është 700 euro, kalimi është i sigurt 100%, në rast kthimi të gjitha lekët kthehen.
Fiksi: Po kalimi nga bëhet?
Punonjesja e agjencisë: Nga Hungaria.Nëse ke ftesë është 140 euro bileta, por vetëm garanci kalimi nuk japim, dhe në rast kthimi dmth bileta digjet.
Fiksi: Kuptova, pa ftesë sa është, sa me the?
Punonjesja e agjencisë: 700 euro.
Fiksi: 700 euro, po biletat ku bëhen, nisja ku bëhet?
Punonjesja e agjencisë: Nisja bëhet nga Tirana, bileta dërgohet vetëm 100 euro nëpërmjet Ëester Union, pagesa tjetër jepet në autobus.
Fiksi: Kur i keni udhëtimet?
Punonjesja e agjencisë: Tashi vetëm me pashaportë e kemi të premten në orën 6 mbasdite
Fiksi: Ku bëhet nisja?
Punonjesja e agjencisë: Në Tiranë pas pallatit Asllan Rusi.
Fiksi: Po nëse të kthejnë në Hungari, jeni ju që të ktheni në Tiranë apo?
Punonjesja e agjencisë: Po po të kthejme ne.

LEXO EDHE:  Berisha kujton orën e triumfit në 20 shkurt/ Dita e nderimit të sakrificës, dhimbjeve dhe vuajtjeve

LEXO EDHE:  Lirohet nga detyra prefekti i Elbasanit/ Ja kush e zëvëndëson

Agjencia Diamant, Tiranë

Fiksi: Isha e interesuar të kaloja në Itali.
Punonjësi i agjencisë: Me linje autobusi ne kemi itenerar, kalojmë nga Bullgaria në Rumani për të hyrë në Europë janë dy dogana. Ti do jesh vetëm me pashaportë. Kosto totale e udhëtimit është 800 euro dhe paguhet kur mbërrin. Rruga është shumë e sigurt dhe çdo rrugë i kemi kaluar dhe do t’i kalojmë. Sot ishte kalimi i radhës.
Fiksi: Dhe kan kaluar?
Punonjësi i agjencisë:: Po patjeter.
Fiksi: Po mua me duhet vetem pashaporta, nuk me duhet tampon?
Punonjësja tjetër: Jo jo nuk kerkohet.Do merresh vesh me shoferin
Fiksi: E rregullon shoferi pjesen e tamponit?
Punonjësja tjetër: Po po eshte i sakte.
Fiksi: E ben ai te sakte, negative,nuk ka nevoje qe te bej une tampon fare, e rregullon shoferi.
Punonjësi i agjencisë: Fare.
Fiksi: E rregullon shoferi
Punonjësi i agjencisë: Asnje gje nuk te duhet.
Fiksi: Kur e keni nisjen e rradhes?
Punonjësi i agjencisë: Te shtunen.
Fiksi: Nga ku?
Punonjësi i agjencisë: Ti nga je, nga Tirana?
Fiksi: Po, ku niset te Asllan Rusi?
Punonjësi i agjencisë: Jo ska lidhje eshte fugon, i marrim ne ku te duash po ju shume te shperndare.
Fiksi: Ehe, po sa veta ka fugoni?
Punonjësi i agjencisë: Fugoni 7+1, shtate pasagjer dhe shoferi, mund te jene 2 fugona.
Fiksi: Ehe, dmth me duhet vetem pashaporta asgje tjeter.
Punonjësi i agjencisë: Vetem pashaporta dhe mos te kesh probleme, flas probleme deportimi,ekspulsi.
Fiksi: Eshte i sigurt si kalim nuk eshte se ka?
Punonjësi i agjencisë: Tani ne momentin qe pagesa behet ne destinacion nuk ka me te sigurt se kaq.

Gazetarët interesohet edhe tek Busalbania.co

Fiksi: Dëgjo unë dua të iki në Gjermani
Punonjësi i agjencisë: Në Gjermani ku?
Fiksi: Në Frankfurt
Punonjësi i agjencisë: Di pak gjermanisht?
Fiksi: Jo, fare
Punonjësi i agjencisë: Ne të çojmë dhe në Gjermani, nuk është problem.Puna është se në Gjermani është pak problem zbritja aty direkt. Po ty kur të duhet me ik, të duhet sa më shpejt?
Fiksi: Kur e keni ju udhetimin?
Punonjësi i agjencisë: Ne të radhës e kemi me datë8, pasnesër.Puna është se rruga jote është pak e sikletshme, unë mund të fus ty me i fjalë me siguri në Vjenë ose në Bruksel po më mirë në Vjenë, sepse e ke më afër.
Fiksi: Me autobus apo me avion?
Punonjësi i agjencisë: Me avion.
Fiksi: Ehë.
Punonjësi i agjencisë: Kam edhe autobus me kupton po nuk është shumë i sigurt, nuk jemi aty ku duhet me autobusat, me avion po jemi të sigurt. Tiranë – Vjenë, pastaj atje shkon me tren në Frankfurt e ke më të sigurt kështu, se të gjithë çunat që kemi çu kupton kshu e kemi bërë që kemi dasht me i çu deri në Gjermani. Kupton? Duhet ta bëj diçka siç duhet a kupton.
Fiksi: Dhe sa shkon?
Punonjësi i agjencisë:1.2( 1200 euro) të shkon Vjena.
Fiksi: 1200 euro?
Punonjësi i agjencisë: Po, Vjena përfshirë të gjitha vetëm tamponin ke ti.
Fiksi: Nga ana jote ne duam, pashaportën dhe tamponin.
Punonjësi i agjencisë: Tamponin duhet ta bëj unë dhe pashaportën.
Fiksi: Po nuk më duhet një ftesë, një garanci ndonjë gjë?
Punonjësi i agjencisë: Nuk të hyn në punë ftesa fare, nuk t’i pranojnë ata. Letrat do t’i bëjmë ne ose për arsye shëndetësore ose për arsye biznesi.
Fiksi: I beni ju këto letra, që është e garantume që mund të kaloj.
Punonjësi i agjencisë: Po normale, brenda çmimit flas është normale. Me këtë çmim që të thashë unë 1200 euro është bileta vajtje-ardhje sepse ashtu e kërkojnë, sikur do shkosh në Milano ti për arsye shëndetësore ose për biznes. Doktori ktu me i fjalë që i bën këto gjonat, sikur ke bo vizitë i bojmë ne të gjitha. Çdo gjë është origjinale nuk diskutohet të noterizuara.
Fiksi: Po nuk pyesin ata pse do të ikësh në Milano nga Vjena?
Punonjësi i agjencisë: Ashtu ishte avioni tranzit ishte bileta. Nuk është ky problemi.
Fiksi: Dmth është e sigurt.
Punonjësi i agjencisë: Tani përderisa po ta them po, po është e sigurt.
Fiksi: Po këtu në Rinas nuk të krijojnë probleme?
Punonjësi i agjencisë: I kemi ne ato.
Fiksi: Aaa i keni rregullu muhabetin aty për të dalur.
Punonjësi i agjencisë: Përderisa kam vu këtë çmim edha ata ‘lefta’ duan. Çdo gjë e ke të noterizuar të përkthyer.
Fiksi: Flasim në telefon.
Punonjësi i agjencisë: Në rregull./Tch

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Mashtrimet me tamponët në Rinas/ 30 euro dhe je negativ

Publikuar

-

Nga

Kufizimet që i janë vënë Shqipërisë nga vendet e BE-së gjatë pandemisë, ishin të shumta.

Në këtë periudhë lulëzuan shumë biznese që “mashtrojnë” apo abuzojnë me nevojën e shqiptarëve për të shkuar në shtetet e BE-se.

Në Rinas, nuk kalon dot pa një dokument që vërteton se je negativ në tampon (tampon i shpejtë apo normal).
Një farmaci që ndodhet jashtë aeroportit të siguron përgjigjen e tamponit të shpejtë dhe ta jep pa e bërë ekzaminimin, kundrejt 30 eurove.Pra pa bërë tampon, merr përgjigjen menjëherë, ku rezulton negativ.

Fiks Fare ishte vënë në dijeni nga dy qytetarë të moshuar të cilët kishin udhëtuar dhe se për të kaluar në Rinas drejt destinacionit të tyre, i kishin adresuar në një farmaci në aeroportin e Rinasit, tek farmaci Arsi, ku mund të siguronin tampon të shpejtë me përgjigje negative dhe të vazhdonin udhëtimin e tyre.

Fiks Fare iu drejtuan kësaj farmacie. Gazetarja i drejtohet farmacistes se është e interesuar për një test covidi me përgjigje negative, pasi do të udhëtonte jashtë shtetit. Njësoj siç kishte berë me çiftin e të moshuarve që kishin udhëtuar disa ditë më parë, që në këtë rast ishin prindërit e gazetares. Farmacistja veproi si në rastin e parë shënoi në një copë letre të dhënat personale të personit që supozohet se kishte kryer testin. Sëbashku me përgjigjen negative e futi në një qese të vogël farmacie të shoqëruar me testin plastik që rezulton negativ. I gjithë procesi zgjati në më pak se 3 minuta dhe gazetarja e Fiksit nuk bëri asnjë test apo tampon vetëm pagoi 30 euro.

LEXO EDHE:  Skandali me inceneratorët/ Reagon Bashkia Elbasan: Do e marrim në dorëzim në 2021

LEXO EDHE:  Skandali me inceneratorët/ Reagon Bashkia Elbasan: Do e marrim në dorëzim në 2021

Fiksi: Si kaluat? Do ma bësh çik atë të testit si ma bëre për mamin dhe babin?
Farmacistja: Po. Do ikësh edhe ti?
Fiksi: Po
Farmacistja: Na tradhtove ëëëë?
Fiksi: Jo mi jo, unë jam kështu vajte-ardhje vetëm ma bëj ashtu siç ma bëre atë.
Farmacistja: Aaa që e bëra kështu…..
Fiksi: E mi që e bëre ashtu. Na e kanë bërë me detyrim na çmëndën.
Farmacistja: Të japin një letër ata për të plotësuar, atë e do që je negative se ato e regjistrojnë në sistem.
Fiksi: Po atë se shyqyr më kaloi mami dhe babi, thjesht ma shkruaj aty negative.
Farmacistja: Emër dhe mbiemër.
Fiksi: Ja ja zemër se e ke aty te pashaporta thjesht ma shkruaj aty.
Farmacistja: F…
Fiksi: Po. Po sa mirë që ju lejnë që t’i bëni kështu shpejt e shpejt. Negativ ëëë?
Farmacistja: Po
Fiksi: Sa bënte kjo?
Farmacistja: 30 euro.Faleminderit dhe udhëtim të mbarë.
Fiksi: Shyqyr që mbarojmë punë shpejt e shpejt. Faleminderit e mirupafshim.
Farmacistja: Kalofsh mirë!/Tch

LEXO TE PLOTE