LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Thyem rekordin tonë”/ Veliaj shpall fitoren edhe në Fresk

26 Prill 2021, 09:55, Politikë CNA
“Thyem rekordin tonë”/ Veliaj shpall fitoren edhe në Fresk

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj në një deklaratë për mediat ka shpallur fitoren edhe në zonën e Freskut ku sipas tij, PS ka marrë 55% të votave. Veliaj tha se kanë thyer rekordin e tyre në këtë zonë.

Më tej, ai shtoi se do t?ju shërbejë edhe atyre qytetarëve që nuk I kanë votuar.

?Mesa duket disa prej jush kanë fjetur mbrëmë dhe disa të tjerë nuk kanë fjetur duke nxjerrë këto rezultate fantastike.

Kemi marrë 55 % të votave në njësinë 12 të Freskut, kemi thyer rekordin tonë në këtë zonë.

Jam i ndërgjegjshëm për të gjithë punën që duhet të bëhet në këtë zonë dhe zonat që e rrethojnë.

Ne do ju shërbejmë edhe atyre 55% të qytetarëve që na kanë votuar por edhe atyre që nuk na kanë votuar?- tha Veliaj./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga