LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PS kryeson bindshëm në Elbasan/ LSI shkon për skrap

26 Prill 2021, 17:16, Politikë CNA
PS kryeson bindshëm në Elbasan/ LSI shkon për skrap

Partia Socialiste vijon të dominojë bindshëm në qarkun e Elbasanit, i cili ka qenë edhe një nga qarqet më të nxehta para zgjedhjeve parlamentare.

Deri tani në këtë qark ka përfunduar procesi i numërimit në bashkitë e Librazhdit, Cërrikut dhe Gramshit, ndërsa PS vijon të jetë në avantazh me 24 mijë vota përpara, duke lënë shumë pas PD.

Partia Demokratike ka qenë mjaft e dëmtuar në këto zgjedhje, edhe për shkak të ngjarjeve të fundit që tronditën qytetin, ku truproja e Gazmend Bardhit shënoi një viktimë Pjerin Xhuvanin dhe la katër të plagosur.

Por edhe LSI ka pësuar një disfatë të madhe, ku duket qartë që në këto zgjedhje në qarkun e Elbasanit ka shkuar për skrap dhe pothuajse është zhdukur nga arena politike./CNA.al

Lajmet e fundit nga