Connect with Us

Procesi i numërimi/ Alfred Rushaj: PD po bën të pamundurën të përfundojë me integritet

Politikë

Procesi i numërimi/ Alfred Rushaj: PD po bën të pamundurën të përfundojë me integritet

Publikuar

-

/
Procesi i numërimi/ Alfred Rushaj: PD po bën të pamundurën të përfundojë me integritet

Kandidati për deputet i PD-së, Alfred Rushaj në një komunikim për mediat tha se për Partinë Dmeokratike se është në një avantazh të qartë, së bashku me LSI-në, ku theksoi se edhe PD-ja po bën maksimumin që ky proces numërimi të përfundojë me integritet.

PD-ja ka një avantazh të qartë dhe të thellë bashkë me LSI-në. Interesi ynë është që ta përfundojmë me integritet procesin e numërimit të votave. Është shumë e rëndësishme që të numërohet çdo votë, natyrisht ne do bëjmë maksimumin që ky proces të mbaroje me kohë dhe me integritet” u shpreh z. Rushaj.

Kandidati i PD-së tha se sipas tij, avantazhi i PD-së do të thellohet gjë që do të përkojë me dëshirën e shqiptarëve për ndryshim.

LEXO EDHE:  “Horrat cigaren ma shuajnë në shpinë”/ Flutura Açka pranon humbjen

Ne jemi në avantazh, besoj se avantazhi do të thellohet. Trendi sot qartësisht ka ardhur në rritje për opozitën, siç duket kanë pasur nevojë për entuziazëm nga mbështetësit e vet. Numrat janë numra, vota është votë dhe rezultati do të jetë publik dhe  dëshira e shqiptarëve për ndryshim do të jetë gjithashtu prezente”, tha z. Rushaj.

Alfred Rushaj tha se pritshmëria e PD-së është që të marrin avantazh si parti, ndërsa bashkë me koalicionin sipas z. Rushaj ky avantazh do të dyfishohet./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zgjedhjet e parakohshme/ Kume: Meta të shpallë dekretin për tre bashki

Publikuar

-

Nga

“Dështimi” me votën e emigrantëve/ Kume: Nuk ishte në interes të partive politike, e sabotuan

Presidenti Ilir Meta është i detyruar nga ligji që brenda afatit 48 orësh të shpallë zgjedhjet për 3 bashkitë, të Vorës, Shkodrës dhe Dibrës, për të cilat ka marr shkresën e vakancave një ditë më parë nga Kryemomisioneri Ilirjan Celibashi. Ish-kryetari i KQZ, Kristaq Kume sqaroi për ABC News se ky është i vetmi hap që ai mund të ndërmarrë sipas Kodit Zgjedhor.

Me marrjen e njoftimit për vakancën në bashkinë përkatëse Presidenti i Republikës, brenda një afati 48 orësh duhet që të dekretojë datën e zgjedhjeve në këtë njësi vendore, duhet të jetë jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë. Që do të thotë se presidenti ndodhet përpara këtij detyrimi ligjor”, thotë Kume.

Në rast se Këshilli i Ministrave nuk e njofton Presidentin për mungesën e kryebashkiakëve në 3 bashkitë e tjera, Durrësit, Lushnjës dhe Rrogozhinës, brenda afatit 48 orësh, sipas sqarimit të Kumes, do duhet një dekret të dytë nga Meta për këto 3 bashki.

LEXO EDHE:  “Horrat cigaren ma shuajnë në shpinë”/ Flutura Açka pranon humbjen

LEXO EDHE:  Meta telefonon live gazetarin/ Sqaron simbolin me dy gishta



Nuk është kusht që në të 6 bashkitë që do të bëjnë zgjedhjet të zhvillohen brenda të njëjtës datë”, thotë ai për ABC News.

Zgjedhjet në 6 bashkitë, thekson Kume, duhet të ishin zhvilluar që në momentin e parë që ato ngelën pa kryetar.

Bashkia e Shkodrës dhe e Vorës mbetën ka kryetar për shkak të dekriminalzimit. Bashkia Lushnjë për shkak të arrestimit të  Fatos Tushes, Durrësi pas dorëheqje së Valbona Sakos dhe ndërkohë që kryebashkiaku i Rrogozhinës, Haxhi Memolla ka ndërruar jetë.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Demaskohet takimi i Bashës/ LDG: Nuk i kemi parë kurrë në forume ato zonja

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryetari i shkarkuar i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me disa zonja, për të cilat thotë se janë “gratë e LDG”.

Por, ndërkohë dhjetëra të rinj dhe zonja anëtare të Lidhjes Demokratike të Gruas, e pritën me protesta dhe vezë deputetin Lulzim Basha.

Të rinjtë dhe gratë demokrate i kërkuan Lulzim Bashës të largohet nga takimi, pasi sipas tyre ai nuk përfaqëson më demokratët.

Ndërsa përfaqësueset e Lidhjes Demokratike të Gruas deklaruan se gratë që ndodhen në takim me Lulzim Bashën nuk janë anëtare të forumit dhe as kanë kontribute në PD.



“Janë disa zonja që nuk i kemi parë asnjëherë. Nuk janë anëtare të LDG, as ka qenë ndonjëherë aktiviste, as kanë kontribuar. Gjithmonë na kanë hubur vota të PD. Ne nuk ia falim dhunën Lulzim Bashës në 8 janar. Këto zonja të nderuara këtu kanë ngrënë gaz, dhunë fizike, duke kaluar hekurat e zotit Basha nga tmerri që shkaktoi gazi i hedhur nga policia e bërë njësh me zotin Basha. Zoti Basha është i bërë njësh me Edi Ramën. Zoti Basha e ka shtëpinë në ‘Long Hill’”, tha një nga anëtaret e Lidhjes Demokratike të Gruas.

LEXO EDHE:  “Horrat cigaren ma shuajnë në shpinë”/ Flutura Açka pranon humbjen

LEXO EDHE:  “100 mijë persona peng tek ALUIZMI”/ Ish-Ministri i Ramës mesazh PD-së

“Zonjat që janë brenda, janë pa kontribut në LDG, janë të ftuara sot në këtë takim. Ne nuk i njohim, nuk kanë qenë në asnjë fushatë. Këto zonja që ju shihni këtu kanë qenë mbeshtetëse të zotit Basha për 8 vjet, në çdo fushatë, dhe prej tiuj kanë marrë fjalët më të mira. Por zoti Basha e humbi mbështetjen tonë në 8 janar sepse na helmoi. Zoti Basha është marrë peng dhe ne ia kemi hequr mbështetjen. Turpi e mbuloftë për atë që bëri ndaj grave“, shtoi një tjetër përfaqësuese e LDG.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Për inat të sime vjehrre, shkoj e fle me mullixhiun”/ Rama rebelohet pas vizitës së Erdoganit

Publikuar

-

Nga

Një ditë pas takimit me Presidentin turk Rexhep Taip Erdogan, ka ardhur reagimi i kryeministrit Edi Rama, në lidhje me përvjetorin e ndarjes nga jeta të Skënderbut.

Rama ka hedhur poshtë zërat se gjithçka ka qenë e planifikuar qëllimisht në atë përvjetor.

Me një reagim të gjatë në rrjete sociale, Rama ka shtruar disa pyetje, ndërmjet të cilave se  çfarë lidhje ka me rrethimet e Krujës dhe me qëndresën e Gjergj Kastriotit, Republika e Turqisë, e cila fill pas formimit të saj ka firmosur me Shqipërinë, 100 vjet më parë, në vitin e largët 1923, “Marrëveshjen e Miqësisë së Përjetshme”?

Dje, duke komentuar vizitën e presidentit të Republikës së Turqisë, disa miq këtu nuk u kursyen në sharje e në mallkime “në emër të Skënderbeut”. Rastësia e desh që vizita e djeshme të përkonte me ditën e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, çka e mësuan me këtë rast plot prej atyre të cilët rendin t’i fryjnë zjarrit të patriotizmit digjital apo opozicional, që ndizet sa herë unë takohem me “pushtuesin” nga Ankaraja.

 Po çfarë lidhje ka me rrethimet e Krujës dhe me qëndresën e Gjergj Kastriotit, Republika e Turqisë, e cila fill pas formimit të saj ka firmosur me Shqipërinë, 100 vjet më parë, në vitin e largët 1923, “Marrëveshjen e Miqësisë së Përjetshme”?

 Ku lidhet Turqia moderne, anëtare e NATO-s, mike e sprovuar e Shqipërisë e shqiptarëve, në më shumë se një rast dhe si ngatërrohen me shigjetat e rrethimtarëve të Krujës, vaksinat e ardhura në Shqipëri nga ky shtet mik falë kujdesit të veçantë mikut tim, Presidentit Erdogan, në kohën kur i tërë Ballkani mbeti si peshku pa ujë, në rrethimin e Armikut të Padukshëm?

 Si mund të lidhen punëtorët e palodhur turq dhe Presidenti i Republikës së Turqisë, të cilët vitin e fundit ndërtuan një lagje të re me 522 shtëpi për familjet e prekura nga tërmeti apo ata që ndërtuan një spital të ri ultramodern në Fier, me luftën e pesë e kusur shekujve më parë?”, shkruan Rama.

LEXO EDHE:  “Mafia extortion scheme”/Lulzim Basha publishes shocking fact about the Incinerator of Fier

LEXO EDHE:  “Horrat cigaren ma shuajnë në shpinë”/ Flutura Açka pranon humbjen



Kryeministri vijon më tej, duke u shprehur se nuk e di a e ka ndonjë popull tjetër atë shprehjen, “për inat të s’ime vjehrre shkoj e fle me mullixhinë”, por dihet me siguri, se përgjatë historisë së tij, ky popull ka parë shumë dyndje shqipesh të inatosura në derën e mullixhiut.

Inati ndaj njëri-tjetrit na ka penguar rëndom, ne shqiptarëve, të shohim të mirën e shtëpisë sonë të përbashkët.

Kjo e rreshtimit të djeshëm të shumëkujt (që inatin në fakt e ka me qeverinë e me mua), në ushtrinë imagjinare të mbrojtësve të kështjellës sonë nga pushtuesit turq, ishte një ilustrim i radhës për rrugën pa krye ku të shpie “inati ndaj vjehrrës”.

 Natyrisht këto spazma urrejtjeje sportive, të cilat burojnë nga tifozllëku i sëmurë partiak, mllefi i pangushëllueshëm “intelektual” dhe fatkeqësisht, ndonjëherë edhe nga budallallëku islamofobik, nuk e ndryshojnë as përmbajtjen e miqësisë tradicionale me popullin turk, as kursin e partneritetit strategjik me Republikën e Turqisë.

 Dikush ndër të inatosurit e djeshëm denonconte hipokrizinë time. Sipas tij isha vetëdemaskuar nga mikpritja që i rezervova Presidentit Erdogan në Tiranë, pas mikpritjes që më rezervoi Papa Françesku në Romë. Në fakt jo, ky shembull tregon krejt të kundërtën e hipokrizisë; vërtetësinë dhe thellësinë e marrëdhënieve të posaçme personale për shkak të detyrës.

 Këto e të tjera marrëdhënie të këtij niveli, reflektojnë bindjen time se Shqipëria nuk duhet të jetë “më katolike se Papa” në politikën e saj të jashtme, po mund të jetë “trimi i mirë me shokë shumë”. Po shokë ama, natyrisht!”, përfundon reagimin Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE