LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Probleme me një kuti votash/ Pezullohet numërimi në Selenicë

26 Prill 2021, 00:37, Aktualitet CNA
Probleme me një kuti votash/ Pezullohet numërimi në Selenicë

Pezullohet procesi i numërimit të votave në bashkinë e Selencisës.

Mësohet se shkak për këtë është bërë një kuti votimi, e cila ka dalë me probleme.

Sipas informacioneve paraprake, kutia me vota e fshatit Treblovë nuk e ka pasur vulën e saktë dhe për këtë arsye ka ndaluar numërimi deri në verifikimin e kutisë.

Në këtë bashki ka filluar numërimi që herët, ndërsa është bashkia e parë ku është pezulluar ky process. Në qendrat e tjera nuk raportohen probleme dhe procesi i numërimti është i qetë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga