LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Përgjegjësia i mbetet numëruesve”/ Yuri Kim mesazh partive politike: Pranoni rezultatin

25 Prill 2021, 22:41, Politikë CNA
“Përgjegjësia i mbetet numëruesve”/ Yuri Kim mesazh

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka dhënë një deklaratë për mediat nga shkolla ?Vasil Shanto? në njësinë numër 5, ku kishte shkuar për monitorim së bashku me kreun e KQZ-së Ilirjan Celibashin.

Kim tha se përgjegjësia i mbetet numëruesve për ta bërë punën e tyre me dinjitet, ndërsa i kërkoi autoriteteve të marrin nën shqyrtim çdo ankesë.

Ambasadorja dha edhe një mesazh për partitë politike, të cilave i kërkoi të ruajnë qetësinë dhe të pranojnë rezultatin që do prodhojnë zgjedhjet.

“Ne do ta shikojmë procesin nga afër. Sikurse e kam thënë edhe më herët, votuesit shqiptarë e kanë bërë punën e tyre. Tani përgjegjësia i mbetet numëruesve për ta bërë punën e tyre me dinjitet dhe unë besoj se kanë për ta bërë. Gjithashtu është e rëndësishme që autoritetet të ndjekin të agjitha aneksat që mund të dalin në mënyrë që të ketë transparencë.

Për kandidatët është koha të qetësohen, të presin rezultatin dhe kur rezultati të certifikohet ata ta pranojnë atë. Le të presim të përfundojë procesi, SHBA do qëndrojë këtu deri në fund?, theksoi  diplomatja amerikane./ CNA.al

Lajmet e fundit nga