LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“PD të mos vonojë numërimin duke kërkuar pushim”/ Zëdhënësja e PS: Fitorja është e qartë

26 Prill 2021, 10:13, Politikë CNA
“PD të mos vonojë numërimin duke kërkuar

Zëdhënësja e fushatës së Partisë Socialiste Bora Muzhaqi në emër të kreut të qeverisë Edi Rama gjatë një deklarate për mediat i ka bërë thirrje PD që të mos vonojë procesin e numërimit të votave duke kërkuar vazhdimisht pushim.

Ajo u shpreh se qytetarët meritojnë ta mësojnë një orë e më parë rezultatin zyrtar, pasi sipas saj fitorja e PD eshët tashmë e qartë.

?Ndërkohë që shqiptarët presin rezultatin e numërimit i bëjmë apel PD të mos e vonojë procesin duke kërkuar vazhdimisht pushim. Nuk ka kohë për pushim. Qytetarët meritojnë ta mësojnë një orë e më parë rezultatin zyrtar.

Të punojmë për të numëruar vullnetin e tyre pa humbur asnjë minutë., Shqipëria ka fituar me një festë demokratike që nuk duhet të prishet. Dua të falënderoj vëzhguesit dhe numëruesit e palodhur. Durim dhe angazhim. Çdo votë të numërohet në respekt të plotë të sovranit. Fitorja e PS është e qartë por fitorja e Shqipërisë duhet të mbylljet me një angazhim të përbashkët me PD për ta mbyllur numërimin?, u shpreh ajo./CNA.al

Lajmet e fundit nga