LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Numërimi i votave/ Celibashi: Kemi hasur probleme me sjelljen e anëtarëve të KZAZ

26 Prill 2021, 17:25, Politikë CNA
Numërimi i votave/ Celibashi: Kemi hasur probleme me sjelljen e

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në një konferencë për mediat foli lidhur me numërimin e votave për zgjedhjet e 25 Prillit. Celibashi u shpreh se deri më tani kanë hasur probleme me sjelljen e anëtarëve të KZAZ-së dhe grupeve të numërimit. Ai shtoi se puna është e vështirë.

?Në Libohovë dhe Pustec, procesi ka përfunduar tërësisht si me partitë, edhe me kandidatët. Tërësisht ka përfunduar procesi edhe për zonën zgjedhore 10, ku është përdorur sistemi i votimit elektronik. KQZ po ndjek me shumë vëmendje ecurinë e procesit. Për fat të keq vijojmë të kemi probleme në sjelljen e anëtarëve të KZAZ dhe grupeve të numërimit.

Jemi realisht të ndërgjegjshëm që puna është shumë e vështirë, por kemi të dhëna që shpeshherë, në rastet problematike, pengimi i procesit vjen si rrjedhojë e qëndrimeve subjektive, apo të ndërhyrjes së përfaqësuesve politikë. Por, pas ndërhyrjes së KQZ, situata ka ndryshuar, në ato KZAZ që ka pasur raportime. Nuk kemi ndonjë KZAZ, ku të jetë ndërprerë procesi i numërimit aktualisht?, tha Celibashi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga