LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mbi 40 mijë vota më pak se në vitin 2017/ LSI shkatërrohet në Tiranë

26 Prill 2021, 21:53, Politikë CNA
Mbi 40 mijë vota më pak se në vitin 2017/ LSI shkatërrohet

PS kryeson në Qarkun e Tiranës me 48.92 përqind të votave, e ndjekur nga PD me 38,86% të votave, ndërsa LSI ka shënuar një rënie drastike me 5.89% të votave.

Këto janë të dhënat e prodhuara nga KQZ.

Por, krahasuar me vitin 2017 kur LSI numëronte më shumë se 55 mijë vota në kryeqytet, duke llogaritur edhe 14 mijë vota që i ka marrë deri më tani, i bie që ka një rënie për mbi 40 mijë vota.

Në studion e emisionit ?Opinion?, analisti Baton Haxhiu tha se deri në fund të numërimit, pritet që LSI të ketë jo më shumë se 22 mijë vota.

?Rezultati i vërtetë i Tiranës është 18 mandate PS, 17 mandate PD dhe LSI 1 mandat. Krejt të tjerat janë ?nuk e di. Tek i 19-ti, PS e ka pas betejën me LSI?, u shpreh Haxhiu./CNA.al

Lajmet e fundit nga