LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Selia e PD në zi/ Luli ngujohet në kafe

26 Prill 2021, 09:51, Politikë CNA
Foto-Selia e PD në zi/ Luli ngujohet në kafe

Një ditë pas zgjedhjeve parlamentare, në selinë e Partisë Demokratike ka rënë ?hija e vdekjes?.

Lulzim Basha ndodhet në kafen e selisë së PD, ku është i shoqëruar nga Alfred Rushaj, Desada Metaj dhe Floriana Garo.

E gjithë strategjia e PD tashmë është si të rrijë Luli në krye të partisë apo kur do ta japë dorëheqjen.

Kjo është pyetja një milion dollarëshe. Do të justifikohen se kanë vota  më shumë se në vitin 2017 apo  do të pranojnë se PD nuk ka ardhur në pushtet dhe në demokraci kryetari  që nuk merr pushtetin nga zgjedhjet,  jep dorëheqjen.

Nuk mund të quhet fitore, nëse partia nuk vjen në pushtet  dhe lideri i partisë të bëhej Kryeministër.

Deri më tani në rang vendi, PD, sipas të dhënave të KQZ,  ka arritur të marrë 38.83 % të votave, shumë larg prej premtimeve që bënte Lulzim Basha në fushatë dhe jo vetëm.

Lajmet e fundit nga