LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zëdhënësja e KQZ: Në zonat e thella identifikimi biometrik ka dështuar

25 Prill 2021, 07:36, Aktualitet CNA
Zëdhënësja e KQZ: Në zonat e thella identifikimi biometrik

Në një kohë kur vijon procesi i votimit në gjithë vendin, zëdhënësja e KQZ-së Drilona Hoxhaj ka bërë me dije se nuk ka pasur asnjë problematike në shpërndarjen e materialeve të votimit.

Hoxhaj u shpreh se ka pasur problem me identifikimin elektronik në disa zona të thella ku ka qene e pamundur mbërritja e operatorëve dhe procesi i votimit vijon në mënyrën që është bërë gjithmonë.

?Probleme me identifikimin elektronik ka pasur në disa zona të thella ku ka qene e pamundur mbërritja e operatorëve dhe procesi i votimit vijon në mënyrën që është bërë gjithmonë. Ka pasur disa problematika në disa qendra votimi, në rreth 230 qendra votimi ka pas probleme për shkak të presionit ose për shkak të trajnimit për shkak të identifikimit elektronik por KQZ ka marrë të gjithë masat e nevojshme?, ka thënë Hoxha./CNA.al

Lajmet e fundit nga