Connect with Us

Rama fiton pushtetin, Basha fiton partinë

Opinione

Rama fiton pushtetin, Basha fiton partinë

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Nga Mero Baze

Rezultate e para të exit polle-ve, të cilat nuk shquhen për ndonjë traditë besueshmerie në Shqipëri, kanë nxjerr Edi Ramën fitues të zgjedhjeve në Shqipëri, me një rezultat të ngushtë me mandate, me kundërshtarët e tij. Në të vërtetë, pritshmëria për disa qarqe në Jug është larg asaj që paraqesin exit poll-et, kështu që ka shanse që Edi Rama ta thellojë fitoren.

Por përtej kësaj, sot fitorja më e madhe ishte procesi zgjedhr, integriteti i tij dhe qetësia e kultura me të cilën u votua.

Përkundër përpjekjeve të presidentit të Republikës, i cili pati një natë të keqe, mbushur me anëtarë të partisë së tij të arrestuar për blerje vote dhe spazma destabiliteti psiqik, shqiptarët dolën masivisht në votime dhe vendosën tashmë për të ardhmen e vendit.

Nëse rezultate e exit polle-ve konfirmohen, Edi Rama po merr mandatin e tij të tretë për të qeverisur vendin i vetëm.

Lulzim Basha nga ana e tij ka arritur të ngrejë PD-në në kuotat e saj më të larta qyshkurse drejtohet prej tij, për çfarë duhet përgëzuar.

Ai tashmë është kryetar i asaj partie, pasi ka mundur të bëjë një garë në të cilën për herë të parë e ka rritur PD-në. Gjithë garat e tjera i ka humbur.

LEXO EDHE:  Rama kundër Byrosë Kombëtare të Hetimit sipas rekomandimit të Komisionit të Venecias!

Kundërshtarët e tij në parti, mund t’i vërsulen si humbës në zgjedhje, por të gjithë duhet të kemi paraysh se shkatërrues i fushatës së tij ishte gjuha e Sali Berishës dhe Ilir Metës dhe skenaret e tyre për gjakderdhje, të cilat Lulzim Basha bënte sikur nuk i shikonte.

Pjesmarrja në votime, përkundër perceptimit se po rritej, në fakt po shkon tek viti 2017, dhe gjithë perceptimi erdhi nga ritmi i ndryshëm i votimit paradite.

PS nuk mendoj se ka humbur terren në Durrës dhe Tiranë në atë masë që parashikojnë exit polle-t, edhe pse me ato është fituese.

Ndërkohë në Gjirokastër rezultati është 3 me 1 në favor të PS, për shumë arsye që lidhen me gjendjen në terrren dhe verifikimin e trupës votuese, duke qenë qark i vogël dhe jashtë çdo llogarie matematike 2 me 2, mes PS e PD.

Parashikimi i Baton Haxhiut që PD merr dy mandate në Gjirokastër bën për të qeshur dhe PD-në. I vetmi që kishte shans të merrte mandatin e katërt ishte Tavo, por dhe ai e ka humbur.

Por pavarësisht këtyre debateve, tani fjalën e kanë kutitë e votimit. Duhet pritur me qetësi dhe përgjegjshmëri rezulati prej tyre dhe duhet pranuar.

Exit poll-et si gjithnjë do ngelen lajme, por jo sondazhe në Shqipëri.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Opinione

Nga Andi Bushati/ Basha si mëkatari i pakicës së ndritur

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Mënyra se si Lulzim Basha po e zhvillon betejën brenda forcës së tij politike po përçon mesazhin më të keq të mundshëm edhe tek ajo pjesë e shoqërisë që nuk ndihet pranë PD-së. Duke mos njohur firmëtarët për mbledhjen e një kuvendi nga poshtë lart, duke mos dëgjuar klithmat e foltores, duke shpërfillur anketat e opinioneve që e dëshmojnë si një minorancë të dukshme, duke ndryshuar natën bravat e zyrave që kontrollohen nga kundërshtarët, ai po sillet si një sundues që kërkon ti imponhet përdhunshëm shumicës. E vetmja e drejtë legjitime e kreut zyrtar të PD-së ishte ajo për mos fshehjen e delegatëve pas ilegalitetit, por tani, kur ata po dalin njëri pas tjetrit me emër dhe mbiemër, duket sikur loja ka marrë fund.

Lulzim Basha është pakicë në PD dhe këtë nuk e pranojnë vetëm ata që janë në konflikt interesi me të.

Mjafton të shohësh gjuhën dhe argumentat që pëdorin vartësit apo propagandistët e Bashës: ato janë tipike për një minorancë. Ata rëndom nuk flasin për mungesë shumice, por për moszbatim rregullash që e konstituojnë atë. Ata stigmatizojnë llumin e qeverisjeve të së shkuarës. Ata fshikullojnë anti-amerikanët që duan të shkëpusin të djathtët nga vlerat e euro atlantizmit. Ata tallen me njerëzit që votojnë pa tru, por me emocione. Ata tregojnë me gisht të gjithë militantët që duan të bëhen bunker për të mbrojtur krimet e Saliut dhe bëmat e fëmijëve të tij.

Pra, po ta vëzhgosh me kujdes, të gjithë idhtarët e PD-së zyrtare duan ta zhvendosin debatin nga realiteti i numrave, në gjoja mbretërinë e vlerave. Dhe ne emër të këtij kapërcimi ata duan ti japin legjitimitet një “pakice të ndritur” e cila paskësh të drejtën ti imponohet mazhorancës.

Kjo “pakicë e ndritur” dashkërka të këpusë kërthizën nga mëkatet berishiste, ajo qenkësh vetëpastruar nga llumi dhe çertifikta e saj më e madhe e virgjërisë, u vuloskërka nga mbështetja që i japin diplomatët e rrugës së Elbasanit.

Pikërisht këtu konsiston dëmi më i madh që qasja e Bashës po i bën kësaj shoqërie.

Sepse edhe Edi Rama ka ndjekur të njëtën rrugë. Pa qenë kurrë shumice reale në këtë vend, ai i’a ka arritur ta sundojë atë në emër të një “pakice të ndritur”, ku vlerat kishin më shumë rëndësi se numrat.



Në emër të saj ai kapi drejtësinë, duke propoganduar pastrimin dhe rilindjen e saj. Në emër të saj, ai pengoi dy palë zgjedhje me radhë koalicionet, një herë me marëveshje dhe një herë me kushtetutë, duke argumentuar se morali e donte që ai ta mbante tepsinë i vetëm.

LEXO EDHE:  Beteja fallco kundër LSI-së

LEXO EDHE:  Shkarkimet e bujshme/ Zbulohet qëllimi i Ramës

Me justifikimin e këtij “legjitimiteti moral”, Edi Rama kontrollon 55% të parlamentit, duke pasur vetëm 48% të votave. Pikërisht krijimi i kësaj aureole e ka justifikuar çdo mjet të përdorur (ndryshimi i ligjit themeltar të shtetit, përdorimi i SPAK-ut, blerja e votës me para publike, kapja e mediave dhe aleanca me bandat), në emër të qëllimit të lartë të triumfit të së mirës.

Por deri më tani, ndonëse me eksplorimin e rrugëve që di ti çajë vetëm ai, Edi Rama ka arritur të imponohet, shoqëria shqiptare ia kishte dalë të ruante një farë ekuilibri. Sepse një front shumë më i madh se ai i opozitës zyrtare ka treguar se është gjithmonë i gatshëm të kundërshtojë sundimin e “pakicës së ndritur” mbi shumicën numerike.

Por, me qasjen aspak burrërrore që Basha ka zgjedhur për të vazhduar betejën në PD, ky front riskon të thërmohet. Nëse fraksioni bravave arrin ta mbajë drejtimin e PD-së edhe pas dhjetorit, kumti që do të na përcillej të gjithëve do të qe dekurajues. Prej tij do të kuptonim se jetojmë në një “demokraci” ku mazoranca nuk ka më vlerë dhe asaj i takon vetëm të nënshtohet.

Për sa kohë që ky qe mesazhi që tentonte të përcillte pushteti, ndaj kësaj sfide ia vlente të rrezistohej, por kur ajo rrezikon të bëhet edhe kredoja e partisë kryesore të opozitës shoqëria shkon drejt asfiksisë.

Ky pra është kërcënimi më i madh i vijësjelljes që ka vendosur të ndjekë Lulzim Basha: ai se, në këtë vend, mund të sundosh edhe duke qenë pakicë. Prandaj një fitore e tij e mundshme nuk i bën dëm vetëm PD-së, por mbarë shoqërisë. Sepse më shumë sesa gjithçka kjo është ajo që i duhet sot regjimit të Edi Ramës.

Më kot Lulzim Bashën e akuzojnë se ka bërë pakte humbëse me kryeministrin, se ka flirtuar fshehtas me oligarkët e tij, se tani organizon nga halli skena femijënore lufte në parlament. Të gjitha këto do të shumëzoheshin me zero, nëse në fund të procesit të PD-së, triumfon kredoja e tij, se në këtë vend vota nuk ka më vlerë. Asgjë më shumë se kjo nuk do ti leverdiste pushtetit. Asgjë më tepër nuk do e zhyste çdo lloj rrezistence në një letarigji të pa llogaritshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

‘Enveristët në politikë’/ Një nga arsyet pse ju bashkova Foltores së Berishës’

Publikuar

-

Nga

Nga Aurel Bylykbashi

Ne këto dite te ngjeshura me debatin brenda Partisë Demokratike, në bisedë me një mikun tim, intelektual jo konformist, i shpjegova arsyet, përse ju bashkova ‘Foltores’ në Elbasan.

Një nga ato ishte dhe ajo që po them me poshtë… që në fakt e mora spunton ta tregoj nga veprimi i djeshëm i deputetit socialist Çela…

Ne bindjen time te thelle, Sali Berisha nuk përfaqëson vetëm politikanin Sali Berisha, ai përfaqëson dhe identifikon një Epoke, Përmbysjen e Komunizmit dhe Zhvillimet Demokratike ne Shqipëri!

Unë kam dhe shume miq me bindje te majta, komshinj, hyjmë e dalim me njeri tjetrin… Kur vjen puna tek biseda për komunizmin e E. Hoxhës, menjëherë te hidhen ne sulm duke te përmendur Sali Berishën dhe problemet e Demokracisë ne Shqipëri…

Dhe kjo ndodh se ju prek Idhullin!!

Sado duken te reformuar, miqësore, bashkëkohore, moderne, evropiane, amerikane.., kthetrat i nxjerrin menjëherë…

Mendoj qe kur janë vetëm, ne habitatin e tyre, ne rrethin e ngushte familjar, apo shoqëror, te majtët shqiptare janë te gjithë nostalgjike te E. Hoxhës!!!

Ndaj sot me 29 Nëntor, dua ti ve përballe dy epokat…

Epoka e Enverit tuaj, e mbylli Shqipërinë, e rrethoi me tela me gjemba…, Epoka e Sali Berishës e hapi, te gjithë ne lëvizim lirshëm ne Europe!!

LEXO EDHE:  Jorida Tabaku si Sudja

LEXO EDHE:  Shkarkimet e bujshme/ Zbulohet qëllimi i Ramës

Enveri juaj i dëboi Misionet Anglo- Amerikane, Saliu ynë e futi Shqipërinë ne NATO!!

Epoka Juaj, e hoqi përdhunshëm fenë, Epoka Jone i riktheu besimin fetar shqiptareve!!

Enveri juaj e shiti Kosovën, Saliu ynë, qe ditën e pare përcaktoi si Yll Polar, Interesat Kombëtare!!

Epoka e Enverit tuaj, na la tek tufëzat dhe arëzat, pa ushqyer dhe ne uri, Epoka e Saliut tone ju ktheu mirëqenien dhe zhvillimin shqiptareve!!



Prandaj dhe Epoka e Sali Berishës, i qëndron Epokës suaj te Enver Hoxhës, si demon mbi koke!!!

Dhe i thotë nga mëngjesi ne darke: Te kam mundur!!! Kudo!!!

Prandaj dhe ne te djathtët, e kemi te shtrenjte Sali Berishën!!

Sepse Ai përfaqëson Epokën kundër Jush!!

Ju mbajeni Kërmën tuaj dhe ne heshtje.., dhe nxirreni sa here t’ju vije 29 Nëntori…

Ne e kemi antipodin tuaj… edhe sepse Ahmet Zogu dhe Mithat Frasheri janë larg…

Kjo është arsyeja pse ju tmerron Sali Berisha!!

Sepse di t’ju munde ne kohe paqeje!!

Kjo ishte dhe një nga arsyet pse shkova ne ‘Foltore’…

Dhe mua, si shume te tjerëve, pavarësisht se jetojmë ne kohen kur idhujt kane rene, nuk dua te ma prekin Atë, qe përfaqëson Epokën e Demokracisë!!

Sali Berishën!!

 

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Blendi Fevziu/ Një apel publik për Albin Kurtin

Publikuar

-

Nga

I dashur Albin, Së pari ju uroj 28 nëntorin, festën e flamurit dhe ditën, kur gjithë shqiptarët me mandat përfaqësimi, nga Mitrovica në Prevezë, nga Shkupi në Durrës, u mblodhën në Vlorë dhe shpallën pavarësinë e vendit të tyre. Pavarësisht se si fuqitë e mëdha i dizenjuan kufijtë e shtetit të mëvonshëm shqiptar, dhe pavarësisht faktit se më shumë se gjysma e banorëve ngelën tragjikisht jashtë kufijve zyrtarë të shtetit të tyre, ata kurrë nuk rreshtën së festuari këtë ditë. Duke e konsideruar ditën e vendimmarrjes së tyre të madhe.

Sot po ju drejtohem për një problem që më ka prekur thellë së fundi.

Besoj se ju nuk e dini që në bodrumet e Bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë, ekziston që prej 13 Majit 2019, një ekspozitë e rrallë. Një ekspozitë me sende personale prej 1133 fëmijëve të vrarë dhe të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Gjenden aty ato pak sende që prindërit apo të afërmit kanë mbledhur mes dhimbjes së thellë, me shpresën se lidhja me ta, do mbetet përmes këtyre më e plotë. Besoj ju e dini, që shumica e këtyre 1133 fëmijëve nuk kanë sot as fotografi. Ato janë djegur bashkë me shtëpitë e tyre, janë groposur nën gërmadha, duke mos ju lejuar familjarëve, as të shohin të stampuar në letër sytë apo buzëqeshjen e atyre që ikën nga kjo botë pa asnjë faj.

U ktheva prapë dje në Prishtinë për atë ekspozitë. Eshtë e vështirë të dalësh prej saj i papërlotur. Takova babain e familjes Muqolli. Ka humbur katër fëmijë në 17 Prill të vitit 1999. Shehiden 14 vjeç, Naserin 13, Ylberin 10 dhe Egzonin 4. Bashkë me fëmijët edhe bashkëshorten, nënën dhe babain, katër motra dhe familjen e vëllait.

I ka gjetur të masakruar dhe të djegur në dhomën e shtëpisë. Të vetmen sende që ruan prej tyre janë disa fletore shkolle, që i ka gjetur të shprëndarë në oborr në baltë. I ka sjellë në ekspozitë. Përpara tyre, me zërin e dridhur, më rrëfeu motivin për të cilin vendosi të jetojë. Që fëmijet e tij dhe sakrifica e tyre, si e gjithë fëmijëve të Kosovës, të mos harrohet kurrë.

Takova familjen Klinaku, që 22 Shtatorin e vitit 1998, humbi vajzën 6 muajshe. Cili mund të jetë faji i një fëmije 6 muajësh, veçse që erdhi në jëtë në një moment tragjik dhe iku nga kjo jetë po kaq tragjikisht? Nuk kanë asnjë fotografi të vajzës. Janë djegur bashkë me shtëpinë. E vetmja gjë që mbetet është një fustan, sendi më me vlerë që trashëgojnë dhe që e kanë vendosur në atë ekspozitë.

Në udhëtimet e mia nëpër botë më ka qëlluar të shoh muzeume dhe ekspozita të ngjashme. Në Ruanda kam vizituar Muzeun e Genocidit. Në një pavion të tij flitet edhe për Kosovën; në Jeruzalem Vad Jashemin; në Berlin atë të Murit famëkeq dhe të viktimave të tij; në Adis Abeba muzeun e krimeve të Komunizmit; në Poloni Aushvitzin, Në Kamboxhia muzeun e masakrave të Khmerëve të Kuq. Të gjithë këta janë institucione tejet të rëndësishme në këtë vende, për të mos thënë me kryesorët. Janë dëshmi e historisë, por shpesh edhe të absurdit dhe egërsisë të këtyre vendeve vetë.

LEXO EDHE:  Rama kundër Byrosë Kombëtare të Hetimit sipas rekomandimit të Komisionit të Venecias!

LEXO EDHE:  Politika duhet urgjentisht t’i rikthehet normalitetit/ Biberaj thirrje Ramës: Hiq gjendjen e shtetrrethimit

Për fatin e keq, Kosova jo vetëm që nuk e ka një Muze të tillë, por edhe kjo ekspozitë e ngritur përkohësisht qëndron ende në një bodrum. Thuajse këta fëmijë, skanë më nevojë të shohin përmes sendeve të tyre të dikurshme dritën e diellit. Si të gjithë të rënët pafaj kudo në botë. Kosova se ka ende nje Muze të genocidit, as një Muze të krimeve të luftës; madje, spo guxon të shndrroje në Muze permanent as këtë ekspozitë të fëmijëve që humbën jetën tragjikisht në vitet e luftës.



Dëgjova që një Muze i tillë nuk para pëlqehet nga ndërkombëtarët. Sepse sipas tyre, një shtet multietnik nuk ndërtohet duke kujtuar krimet që njëra palë ka bërë ndaj palës tjetër. Shpresoj që kjo të jetë e pavërtetë ose keqkuptim. Sepse nuk besoj se ka ndonjë “ndërkombëtar”, të çfarëdo kombësie, që guxon të mendoje se shteti multietnik ngrihet duke i fshehur krimet dhe jo duke i ndëshkuar ato; duke fshehur kriminelet dhe duke mos lejuar prindërit që t’i tregojnë brezave që vijnë sakrificën e tyre. Unë besoj se shteti multietnik ngrihet duke e njohur e përballur dhe jo duke e injoruar historinë. Sepses i i tille s’do ishte kurrë një shtet multietnik; do ishte një shtet i ngritur mbi mosbesimin.

Së fundit unë nuk besoj që dikush në Kosovë, ka mandatin të negociojë për shpirtrat e 1133 fëmijëve të pafajshëm, qoftë kjo e justifikuar me ardhmërinë apo çdo premtim tjetër. I çfarëdo lloji qoftë.

I nderuar zoti Kryeministër. Nxirrini kujtimet e atyre 1133 fëmijëve të rënë në luftë nga ai bodrum. Vendosini sendet e tyre të fundit aty ku ju takojnë. Në vendin më të dukshëm të shtetit tuaj të ri; në vendin prej nga nis historia e tyre. Histori që ka në thelb të saj sakrificën e tyre të paçmueshme. Unë e kuptoj që lufta dhe protagonistët e saj trazojnë edhe zhvillimet politike të sotme. Por këta fëmijë nuk kanë lidhje me asgjë. Ata nuk lënduan askend e sot nuk po kërkojnë asgjë. Veç pak dritë dielli që ju takon edhe pse s’janë më në këtë botë.

Unë e kuptoj që të rënët skanë gojë e as votë. E kuptoj që prioriteti është gjithnjë i atyre që klithin më shumë; që bërtasin, që ngrenë zërin. E di që ka gjëra të përditshmërisë që duhen zgjidhur e kërkojnë ngut. Por është në dinjitetin e një kombi dhe në detyrën e një qeverie, të dëgjojë edhe ata që s’flasin dot. Që jua prenë fjalën përgjithnjë, përdhunësisht, krejtësisht pa faj.

Vizitojeni edhe vetë atë ekspozitë zoti Kryeministër. Si një dëshmitar i asaj kohe dhe si qytetar, që sot jeton normalisht, në Republikën e Kosovës e ngritur edhe nga sakrifica e tyre. Si një prind, që mund ta kuptojë dhimbjen e atyre prindërve që fëmijët e tyre si puthën e si përkedhelën më kurrë. E madje që sot, s’mund t’ju shohin as tiparet në një fotografi. Dhe që ende 22 vjet pas luftës, askush s’ka kurajon ti vendosë në Muzen që meritojnë.

Miqesisht Blendi Fevziu

 

LEXO TE PLOTE