LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Qytetarët u terrorizuan në sheshin Skënderbej/ Policia jep informacion për ngjarjen e frikshme

25 Prill 2021, 11:15, Aktualitet CNA
Qytetarët u terrorizuan në sheshin Skënderbej/ Policia jep

Policia e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar lidhur me ngjarjen e ndodhur në sheshin Skënderbej.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit qytetarët e rastit kanë bërë të mundur neutralizimin dhe prangosjen e drejtuesit të mjetit, shtetasit Arben Mema, 32 vjeç, i cili është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme hetimore.

Nga verifikimet paraprake të Policisë nuk ka persona të lënduar dhe dyshohet se drejtuesi i mjetit është nën efektin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu, këtij shtetasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis.

Ky drejtues mjeti fillimisht ka përplasur tri automjete në vende të ndryshme duke shkaktuar dëme materiale dhe më pas ka thyer barrierat mbrojtëse dhe ka hyrë në sheshin ?Skënderbej? duke rrezikuar seriozisht qytetarët.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./CNA.al

Lajmet e fundit nga