Connect with Us

Plagosi me thikë punonjësin e policisë/ Arrestohet 32 vjeçari në Fushë-Arrëz

Kronika

Plagosi me thikë punonjësin e policisë/ Arrestohet 32 vjeçari në Fushë-Arrëz

Publikuar

-

Sherr mes dy personave në Durrës/ Plagoset me thikë 55-vjeçari

Është vënë në prangat e policisë, autori i plagosjes së efektivit të policisë në Fushë –Arrëz.

Kujtojmë që Mikel Lleshaj, 32 vjeç, rreth orës 19:00, gjatë mbylljes së procesit të votimit, në momentin e mbërritjes në QV për të shoqëruar kutitë e votimit dhe materialet zgjedhore, plagosi me thikë punonjësin e Policisë me inicialet G. O., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policise

Plagosi me thikë punonjësin e Policisë në krye të detyrës, kapet në kohë rekord autori.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur në fshatin Bardhet të Njësisë Administrative Qafë Mali të rrethit Pukë, ku u plagos me thikë një punonjës policie që ishte në krye të detyrës, organizuan punën dhe falë kontrolleve dhe reagimit të menjëhershëm bënë të mundur që në kohë rekord të lokalizohej, kapej dhe arrestohej autori i plagosjes, shtetasi Mikel Lleshaj, 32 vjeç, banues në fshatin Qafë Mali, Pukë.

LEXO EDHE:  Itali/ Arrestohet shqiptari i arratisur

Ky shtetas, Materialet do t’i kalojë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pukë, për vepren penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” mbetur në tentativë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Arrestohet truproja i Komisionerit të Vettingut/ Zbardhet motivi

Publikuar

-

Nga

I shpallur në kërkim nga Italia/ Policia e Shkodrës dhe Interpol Tirana arrestojnë 23 vjeçarin

Një efektiv i Gardës së Republikës që shërben si shoqërues i njërit prej komisionerëve, tek Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është prangosur mesnatën e kaluar.

Raportohet se A, Demaj, ka qenë i dehur dhe nuk ka pranuar t’i ndalojë  një patrulle policore e cila i ka bërë shenjë ndalimi.

Ai thuhet se ka kundërshtuar punonjësit e policisë dhe më pas është larguar me automjet.

LEXO EDHE:  Në kërkim për vrasje/ 49-vjeçari arrestohet në Tiranë me 20 mijë dollarë me vete

LEXO EDHE:  Në kërkim për vrasje/ 49-vjeçari arrestohet në Tiranë me 20 mijë dollarë me vete

Por pas ndjekjes është bërë neutralizimi i tij.

Edhe në momentin e ndalimit, raportohet se Demaj, ka kundërshtuar urdhërin e policisë për ta shoqëruar, duke shfaqur dhe veprime të rezistencës fizike./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Foto – Zjarr në Gjirin e Lalzit/ Digjet pylli me pisha

Publikuar

-

Nga

Foto - Zjarr në Gjirin e Lalzit/ Digjet pylli me pisha

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në pyjet me pisha në Gjirin e Lalzit.

Mësohet se flakët po përhapen me shpejtësi të favorizuara edhe nga era, ndërsa ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit.

Nga informacionet paraprake, raportohet se forcat zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes për të neutralizuar flakët.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje./ CNA.al

LEXO EDHE:  Sherr mes të rinjve në Maliq/ Të plagosurit dërgohen në spital

LEXO EDHE:  Në kërkim për vrasje/ 49-vjeçari arrestohet në Tiranë me 20 mijë dollarë me vete

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Tiranë/ Gjendet një person pa shenja jete

Publikuar

-

Nga

E rëndë në Tiranë/ Gjendet një person pa shenja jete

Një person është gjetur i pajetë ditën e sotme në rrugën “Gramoz Pashko”, te Qytet Studenti.

Blutë bëjnë me dije se janë njoftuar për një person rreth 45 vjeç ende të paidentifikuar, i cili është gjetur pa shenja jete.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

LEXO EDHE:  Kundërshtuan policin rrugor/ Arrestohen dy persona

LEXO EDHE:  Kundërshtuan policin rrugor/ Arrestohen dy persona

Ndërkohë, grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE