LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Peleshi voton në shkollën “Stavri Themeli”/ Korça përherë në anën e së mirës

25 Prill 2021, 10:38, Politikë CNA
Peleshi voton në shkollën “Stavri Themeli”/ Korça

Korça ka qenë gjithmonë në anën e progresit dhe do të votojë për të ardhmen e të gjithë Shqipërisë, deklaroi nga Korça drejtuesi politik i qarkut, njëherësh ministër i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Ai votoi në shkollën ?Stavri Themeli? në lagjen nr. 1 të Korçës, nga ku u bëri thirrje qytetarëve të shprehin të drejtën e tyre. Pas procesit të votimit, Peleshi u shpreh për gazetarët: ?Do të votojmë që nesër të mos u kemi borxh fëmijëve tanë, le të japim vendimin që do të ndikojë për një Korçë më të mirë, për një Shqipëri më të mirë. Ne jemi në një rrugë në ngjitje. Ndaj kjo ngjitje duhet të vazhdojë. Kemi ende shumë punë për të bërë dhe këtë ndjeshmëri e kanë të gjithë qytetarët e Korçës?.

Sipas tij, deri tani procesi ka qenë i shkëlqyer dhe kjo ditë pranvere tregon se Korça i ka lënë dimrat pas.

?Korça ka treguar historikisht qytetari. I ka dhënë tonin zhvillimeve historike. Ka qenë gjithmonë në anën e së mirës. Ka qenë gjithmonë në anën e progresit dhe kështu po e tregon edhe këtë herë?, u shpreh ministri i Mbrojtjes. I pyetur nëse Partia Socialiste do të marrë 6 mandate në këtë qark, Peleshi u shpreh se: ?Ne synojmë dhe e gjithë puna është bërë për 7 mandate padyshim. Nuk do të doja të flisja me tone të forta politike, sepse jam para një qendre votimi, por ky objektiv filloi si shumë optimist në fillim dhe tani duket shumë realist?./CNA.al

Lajmet e fundit nga