LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas daljes nga burgu/ Qytetarit i mohohet e drejta e votës

25 Prill 2021, 13:39, Aktualitet CNA
Pas daljes nga burgu/ Qytetarit i mohohet e drejta e votës

Gentjan Shala është një votues në Fushë Krujë, në KZAZ nr 184  i cili nuk është lejuar të votojë në qendrën e votimit.  Shala ka dy muaj që ka dalë nga burgu dhe sipas tij, në qendrën e votimit i kanë thënë që duhet të votojë në burg.

Mësohet se ai figuron si  votues në qendrën e votimit, por sërish nuk është lejuar të votojë. Një problem i tillë në Fushë-Krujë ka ndodhur edhe me personat që janë me arrest shtëpie.

Personat të cilët kanë pak kohë që kanë dalë nga burgu, duhet të pajisen me vendim gjykate pranë KZAZ që të mund të votojnë, për shkak se emri i tyre figuron në qendrat e votimeve të burgjeve./CNA.al

Lajmet e fundit nga