LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pa energji elektrike dhe me mungesë të komisionerëve/ Problemet e procesit zgjedhor

25 Prill 2021, 08:42, Politikë CNA
Pa energji elektrike dhe me mungesë të komisionerëve/ Problemet e

Probleme në procesin e votimit janë konstatuar edhe në Berat, Lezhë, në Malësinë e Madhe dhe në Pogradec.

Në shumicën e qendrave të monitoruara nga Komiteti i Helsinkit  në Bashkinë e Beratit , rezulton se votimi ka nisur pothuajse në kohë, por ka patur edhe raste te vonesave të vogla dhe jo serioze.

Në QV 3269 të kësaj Bashkie, votimi ka filluar rreth gjysëm ore me vonesë për shkak të mungesës së energjise elektrike.

Në QV 32871 në orën 07:43 raportohet nga vëzhguesi që procesi i votimit nuk ka nisur ende për shak të problemeve teknike me pajisjet, duke passjellë fillimin e votimit më shumë se një orë më vonesë.

Në Bashkinë Lezhë, QV 0712/1, 0731 dhe 0742 u hapën në orën 07.00 por ka mungesë të 1 anëtari të KQV-së.

QV nr. 0740 ka probleme me funksionimin e Pajisjes Elektronike të Identifikimit (PEI), pasi nuk printon procesverbalin, ndaj nuk është hapur deri në orën 07:31. QV nr. 0735 u hap në orën 07:42 dhe ka patur gjithashtu probleme me funksionimin e pajisjes PEI.

Në QV 0740, duke qenë se pajisja PEI nuk printon procesverbalin e hapjes sipas udhëzimeve të KQV dhe KZAZ, u udhëzuan ta plotësonin manualisht dhe QV është hapur në 07:54.

Në QV 712/1, vëzhgues politik mbajnë shënim emrat e zgjedhësve ndaj KShH i sugjeron KQZ të instruktojë anëtarët të mos referojnë me zë të lartë identitin e zgjedhësve gjatë procedurave.

QV 07351 sistemi elektronik nuk po punon (08:35). Për shkak të ndryshimit të vendndodhjeve të QV nr. 07121 dhe 07091, pasi Shkolla në Shëngjin është nën rikonstruksion, vëzhguesit evidentojnë se zgjedhësit kanë patur probleme me orientimin.

Në Bashkinë Malësi e Madhe, ka patur disa vonesa të vogla në hapjen e QV-ve, por procesi i votimit në qendrat e monitoruara vijon normalisht edhe pse vërehet prezencë e pakët e zgjedhësve.

 Në Bashkinë Pogradec, kryesisht janë vërejtur gjithashtu disa vonesa relativisht të vogla në hapjen e QV. Në QV 3889 lidhur me pajisjen PEI, anëtarët e komisionit nuk janë të sigurt dhe të instruktuar sa duhet se çfarë duhet të bëjnë.

Në QV 3902 raportohet se ska filluar akoma votimi, pasi është dëmtuar vula e kutisë dhe për këtë po mbahet një procesverbal (07:28). Në QV 3907/1 dhe 3907 anëtarët kanë ndeshur vështirësi me pajisjen PEI./CNA.al

Lajmet e fundit nga