Connect with Us

Hodhi molotov dhe kërcënoi se do digjte kutitë e votimit/ Kush është 37-vjeçari i arrestuar në Fier

Kronika

Hodhi molotov dhe kërcënoi se do digjte kutitë e votimit/ Kush është 37-vjeçari i arrestuar në Fier

Publikuar

-

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja në Fier ku një 37-vjeçar, ka kërcënuar se do të digjte kutitë e votimit në Libofshë.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 19:10 ndërsa 37-vjeçar është vënë në pranga.

I arrestuari është shtetasi Mikel Postolli, banues në fshatin Havaleas, i cili ka shkuar në kishën e fshatit Agim dhe ka hedhur në oborrin e jashtëm të saj një shishe me molotov, e cila ka shpërthyer dhe për pasojë ka pasur vetëm dëme të vogla materiale.

Më pas është larguar dhe në rrugën kryesore të fshatit Agim, në afërsi të qendrës së votimit ka bërë thirrje duke sharë të gjitha subjektet politike duke kërcënuar se do digjte kutitë e votimit.
Menjëherë shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariatin e Policisë Fier te personit ne fjale.

LEXO EDHE:  I dënuar me 5 vite burg/ Arrestohet në Itali i riu shqiptar

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar tre shishe molotov, dy mjete prerëse (sëpatë dhe thikë) dhe libra të një sekti fetar të cilat i kishte me vete në një çantë. Po kryhen veprimet procedurale hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Ishte duke luajtur/ Fëmija bie nga ballkoni në Konispol

Publikuar

-

Nga

Ishte në gjendje të dehur/ Vetëplagoset me armë zjarri i riu në Rrogozhinë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Konispol.

Mësohet se një fëmijë rreth 4 vjeç ka qenë duke luajtur dhe ka rënë aksidentalisht nga ballkoni.

Nga informacionet paraprake, raportohet se i mituri është dërguar menjëherë në spitalin e Sarandës.

Fëmija është duke marrë shërbimin mjekësor, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

LEXO EDHE:  Rama pritet me protesta në Fier/ Qytetarët: Na keni mashtruar për pagën e “luftës”

LEXO EDHE:  I dënuar me 5 vite burg/ Arrestohet në Itali i riu shqiptar

Sakaq, pritet që blutë të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Digjen kullotat në Gjirokastër/ Zjarrfikëset “në luftë” me flakët

Publikuar

-

Nga

Digjen kullotat në Gjirokastër/ Zjarrfikëset “në luftë” me flakët

Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e sotme në fshatin Karjan, në Lunxhëri të Gjirokastrës.

Mësohet se flakët kanë përfshirë një hapësirë me kullota poshtë fshatit, ndërsa deri më tani raportohet se janë djegur rreth 1 ha tokë.

Zjarrfikëset kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për vënien e flakëve nën kontroll.

Nga ana tjetër, dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme, ndërsa policia e Gjirokastrës ka identifikuar dy autorë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

U arrestua për korrupsion/ GJKKO merr vendimin për prokurorin e Sarandës

Publikuar

-

Nga

U arrestua për korrupsion/ GJKKO merr vendimin për prokurorin e Sarandës

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka dhënë masën e arrestit me burg për prokurorin Sali Hasa, dhe për 4 persona të tjerë.

Me masën e arrestit të shtëpisë është lënë vetëm zyrtari i klubit të Përmetit Bujar Haredinaj.

Kështu gjykata ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg edhe për:

Napolon Hodaj, Oficeri i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Sarandë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i dytë i Kodit Penal.

Qerim Ruçi, arbitër i ndeshjeve të futbollit, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Paracaktimi i rezultateve në garat sportive”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 197/a/2 dhe 25 të Kodit Penal.

Julian Zera, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1/1 – 25 i Kodit Penal.

Emiljano Mirani, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1 – 25 i Kodit Penal.

LEXO EDHE:  Drogë në shkollën 9-vjeçare në Tiranë/ Pranga adoleshentëve

LEXO EDHE:  Përplas 6 vjeçaren/ Drejtuesi i mjetit zhduket nga vendi i ngjarjes

GJKKO ka konfirmuar masën “arrest në shtëpi”, për të hetuarën Elsona Papa, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1/1 – 25 i Kodit Penal.

Kurse ndaj shtetasit Hysen Korenica (ish ekspert mjeko – ligjor), Gjykata ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter shtrëngues “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Ekspertim i rremë”, parashikuar nga neni 309 i Kodit Penal.

Prokurori Sali Hasa dyshohet se ka marrë para, kundrejt pushimit të çështjet për Miranin, i cili akuzohej për plagosje të lehtë me dashje, ndërkohë që e motra e tij Papa, punonjëse e policisë bashkiake, dyshohet se ka negociuar për lirimin.

LEXO TE PLOTE