Connect with Us

Grumbullimet në shkollën ‘Betim Muço’ në Tiranë/ Celibashi: E palejueshme 

Politikë

Grumbullimet në shkollën ‘Betim Muço’ në Tiranë/ Celibashi: E palejueshme 

Publikuar

-

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat ka bërë një tablo të procesit të votimit ku u shpreh se aktualisht janë 144 qendra votimi në të cilat identifikimi po bëhet në mënyrë manuale.

Celibashi tha se në në shkollën ‘Betim Muço’ në Tiranë ka pasur grumbullime të shumta në ambientet e brendshme të shkollës dhe sipas tij kjo gjë është e paligjshme.

“Aktualisht janë 144 qendra votimi në të cilat identifikimi po bëhet në mënyrë manuale, spo përdoret pajisja elektronike. 83 qendra votimi janë duke e zhvilluar këtë proces sepse nuk janë paraqitur operatorët. Pjesa tjetër në total 144 sepse kanë patur probleme me pajisjen. Në disa raste komisioni i qendrës së votimit nuk ka pritur këshillimin e ka kaluar në identifikimin manual. Ka raste sporadike pezullim të përkohshëm.

 Ka dhe problematika të tjera kryesisht konflikte ndër mjet anëtarëve të komisionit. Të gjitha këto konflikte në pjesën  më të madhe kanë qenë në kuadër të karakterit të administrimit zgjedhor. Kemi patur sinjalizm që në shkollën Betim Muço ka patur një grumbullim njerëzish edhe në ambientet e brendshme të shkollës gjë që është e palejueshme”, shtoi Celibashi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Aksidenti shuan një familje/ Meta apel të fortë qytetarëve dhe institucioneve 

Publikuar

-

Nga

Aksidenti shuan një familje/ Meta apel të fortë qytetarëve dhe institucioneve 

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas aksidentit tragjik në aksin rrugor Fier-Vlorë, që i mori jetën katër personave.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta i drejton një apel të fortë institucioneve, ndërsa thekson se duhen marrë masa për të parandaluar të tilla tragjedi.

Gjithashtu Meta apelon edhe qytetarët, që të udhëtojnë me shumë kujdes.

Kam përcjellë me trishtim shumë të thellë lajmin e rëndë të humbjes së familjes Gushi në një aksident tragjik në aksin rrugor Fier-Vlorë.

I bashkohem dhembjes së të afërmve dhe ju shpreh ngushëllimet më të ndjera!

Zoti t’ju japë forcë për të përballuar këtë tragjedi, që na ka tronditur sot të gjithëve.

Duke kërkuar një hetim të plotë, i apeloj Policisë Rrugore dhe çdo strukture tjetër përgjegjëse, të marrin të gjitha masat efektive për të parandaluar të tilla tragjedi, sidomos në këtë periudhë të ngarkuar të sezonit turistik.

Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të udhëtojnë me shumë kujdes! Shpejtësia vret!”-shkruan Meta.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Mund të vdesësh në çdo moment”/ Gazetari tregon çfarë i ndodhi në mesnatë në Tiranë

Publikuar

-

Nga

“Mund të vdesësh në çdo moment”/ Gazetari tregon çfarë i ndodhi në mesnatë në Tiranë

Aksidenti i sotëm në Vlorë, si pasojë e të cilit u shua një familje prej katër anëtarësh, ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale, në lidhje me sigurinë rrugore në vendin tonë.

Mes personave që kanë reaguar, është edhe gazetari Klodian Tomorri, i cili tregon edhe një ndodhi personale.

Në një postim në rrjetet sociale, gazetari Tomorri shkruan se mbrëmë rreth mesnatës ka ndeshur të paktën 10 makina, me shpejtësi skëterrë në rrugët e Tiranës, dhe askush nuk i ndalonte.

Sipas tij, shumica janë nga këta “lacat” apo çunat e baballarëve me makina super të shtrenjta, që në çdo moment mund të shkaktojnë aksidente.

Gjithashtu, ai shkruan se për shkak të këtyre “lacave” që nuk i ndalon askush, në Shqipëri mund të vdesësh në çdo moment, sado i kujdesshëm të jesh.

Mbreme, pasi mbyllem emisionin tek Ylli, nga ora 12 isha duke u kthyer ne shtepi. Nga redaksia, qe eshte afer TEG-ut deri afer trenit, mund te kem ndeshur nja 10 makina me shpejtesi sketerre.

Identikiti eshte thuajse i njejte. Shumica jane cerra nga keta cunat e baballareve me makina super te shtrenjta ose laca, qe ecin me shpejtesi edhe brenda rrugeve te qyteteve, ta bejne me drita te futen ne parakalim edhe ne rrethrrotullim. Ato dritat mund edhe te te nxjerrin nga rruga se te verbojne, por nuk eshte ky problemi.

Problemi eshte, i ndalon ndonjehere njeri keta? Se nuk ka mundesi qe ky soj te mos beje shkelje rrugore ashtu si ecin. Kur i ndalojne a u vene masa ndeshkuese?

Nuk e di dmth, por ajo qe di me siguri eshte se ti mund te jesh super i kujdesshem ne makine, por ne Shqiperi mund te vdesesh ne cdo moment. Per shkak te ketij soji.”-shkruan Klodian Tomorri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Video-“Kurrë më votime moniste në Shqipëri”/ Meta mesazh për zgjedhjet e 30 qershorit

Publikuar

-

Nga

Video-“Kurrë më votime moniste në Shqipëri”/ Meta mesazh për zgjedhjet e 30 qershorit

Një ditë pasi Gjykata Kushtetuese iu drejtua Komisionit të Venecias, në lidhje me çështjen e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019, ka ardhur një tjetër reagim nga presidenti Ilir Meta.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta shkruan se në 30 qershor u bënë votime moniste dhe sipas tij shqiptarëve shqiptarëve ju mohua e drejta e zgjedhjes mes alternativave.

LEXO EDHE:  ‘Mish e raki në shkolla’/ Nikolla i përgjigjet dhëmb për dhëmb Boçit

LEXO EDHE:  Furgonët e shkollave në grevë/ Reagon Agron Duka

“Në votimet moniste të 30 qershorit 2019, shqiptarëve ju mohua e drejta e zgjedhjes mes alternativave, duke shkelur dhunshëm Demokracinë, Kushtetutën dhe Parimin Themelor të ekzistencës së Europës së Bashkuar ku duam të bëhemi pjesë.

Kurrë më votime moniste në Shqipëri!

Mjaftojnë dhe kaq pak fakte, për ta kuptuar kushdo.”-shkruan Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE