LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbatimi i masave anti-Covid, ditën e zgjedhjeve/ Zbardhet udhëzimi i Celibashit

24 Prill 2021, 13:43, Politikë CNA
Zbatimi i masave anti-Covid, ditën e zgjedhjeve/ Zbardhet udhëzimi i

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka nxjerrë një udhëzim për zbatimin e masave anti Covid-19 në ditën e zgjedhjeve.

Ai ka kërkuar që të merren masa të menjëhershme për zbatimin e Protokollit ?Lidhur me masat anti-covid 19 gjatë procesit zgjedhor dhe ditës së votimeve?, të Institutit të Shëndetit Publik, datë 13.04.2021, i cili i bashkëlidhet këtij udhëzimi.

Anëtarët e komisioneve të zonave të administrimit zgjedhor (KZAZ), të qendrave të votimit (QV) dhe të vendeve të numërimit të votave (VNV) dhe operatorët e caktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të ndjekin me rigorozitet zbatimin e protokollit të Ministrisë së Shëndetësisë,

Gjithashtu edhe anëtarët e KZAZ-ve, QV-ve e VNV-ve, dhe operatorët e caktuar nga KQZ-ja duhet të deklarojnë se nuk kanë temperaturë ose shqetësime të tjera të lidhura me shenjat e covid-19, duke plotësuar formularin e vetëdeklarimit të përcaktuar në shtojcën 1, që i bashkëlidhet këtij udhëzimi. Formulari i plotësuar dhe i nënshkruar dorëzohet në momentin që anëtari/operatori paraqitet në detyrë.

Edhe vëzhguesit duhet të tregojnë para komisioneve formularin e vetëdeklarimit, në lidhje me shqetësimet, që mund të kenë, si temperaturë e të tjera, për të cilin mbahet shënim në librin e protokollit të mbledhjeve, ku evidentohet emri e mbiemri i vëzhguesit dhe përkatësia (subjekti zgjedhor, OJF shqiptare ose e huaj, organizatë ndërkombëtare etj.). Vëzhguesi pasi lexon shënimin e bërë nga administrata zgjedhore përkatëse në librin e protokollit të mbledhjeve, e nënshkruan atë./CNA.al

Lajmet e fundit nga