Connect with Us

U kapën me zarfe me 50-se duke blerë vota/ Arrestohen dy persona në Durrës

Kronika

U kapën me zarfe me 50-se duke blerë vota/ Arrestohen dy persona në Durrës

Publikuar

-

U kapën me zarfe me 50-se duke blerë vota/ Arrestohen dy persona në Durrës

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë për krimet zgjedhore, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, shtetasit N.M., 37 vjeç, banues në Qerret dhe Xh.T., 23 vjeç, banues në Qerret, Durrës, përfaqësues të një subjekti politik

Shërbimet e Policisë nga informacionet e marra në rrugë operative se në një mjet tip “Passat” po kryheshin veprime të kundraligjshme kundrejt shit-blerjes së votës, në vendin e quajtur Bishti Kamëz, kanë ndaluar dhe kanë kapur në flagrancë dy shtetasit.

LEXO EDHE:  Policia bën namin me gjoba/ Ndëshkon 765 qytetarë dhe 3 administratorë lokalesh

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 28 zarfë me nga 5 dhe 10 mijë lekë secili, që dyshohen se do të përdoreshin për blerjen e votës.

Gjithashtu gjatë kontrollit në mjet u gjendën fletë votimi të cikluara për një subjekt politik.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Shkrumbohet nga flakët makina në dalje të tunelit të Elbasanit

Publikuar

-

Nga

Video/ Shkrumbohet nga flakët makina në dalje të tunelit të Elbasanit

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në dalje të tunelit Elbasan-Tiranë.

Në momentin që është përfshirë nga flakët makina ka qenë në lëvizje.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit të shkaktuar që ka përfshirë automjetin.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sherr për pronën/ Qëllohet me lopatë në kokë zyrtari i bashkisë

Publikuar

-

Nga

Sherr për pronën/ Qëllohet me lopatë në kokë drejtori i Shërbimeve Publike në Gjirokastër

Një konflikt për motive pronësie ka degraduar në dhunë fizike në Gjirokastër.

Mësohet se Seit Rondo drejtori i Shërbimeve Publike është konfliktuar me Kujtim Bashen për motive pronësie teksa sherri ka agravuar në dhunë fizike.

Rondo ka marrë plagë në kokë pasi është qëlluar me lopatë dhe ndodhet ne Spitalin Rajonal Omer Nishani.

LEXO EDHE:  I dënuar me 4 vite burg për fshehje të ardhurash/ Arrestohet në Qafë-Thanë 52 vjeçari bullgar

LEXO EDHE:  I dënuar me 4 vite burg për fshehje të ardhurash/ Arrestohet në Qafë-Thanë 52 vjeçari bullgar

Ndërkohë policia ka shoqëruar Kujtim Bashën në komisariatin  e Gjirokastrës.

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident i rëndë në Shkodër-Koplik/ Përplasen dy makina

Publikuar

-

Nga

Aksident i rëndë në Shkodër-Koplik/ Përplasen dy makina

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Koplik.

Mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën, dhe për pasojë të dy drejtuesit kanë mbetur të plagosur.

Paraprakisht dyshohet se shkak për përplasjen e dy mjeteve ka qenë shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonin, ndërsa nuk dihen ende identitetet e personave që kanë mbetur të plagosur./CNA.al

LEXO TE PLOTE