Connect with Us

Tentativa për të “djegur” prokurorin e dosjeve “të nxehta”/ KPA përfshihet në skandal

Vetingu

Tentativa për të “djegur” prokurorin e dosjeve “të nxehta”/ KPA përfshihet në skandal

Publikuar

-

Kolegji i Posaçëm i Apelimit dyshohet se është përfshirë në një skandal. Bëhet fjalë për gjykimin në rastin e prokurorit Anton Martini.

Ky i fundit, një nga prokurorët më dinjitoz u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit me 29 Janar 2020.

Ndërsa më 10 Qershor 2020 Komisioneri Publik e ka ankimuar vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, duke kërkuar shkarkimin e tij.

Sipas vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ankimimi duhej të bëhet brenda afatit 15 ditor, nga dhënia e vendimit të Shkallës së Parë.

 

Por, Vendimi i konfirmimit u ankimua nga Komisioneri Publik në qershor, disa javë pas afatit ligjor nga Komisioneri Publik Florjan Ballhysa.

Fillesat e këtij skandali të prodhuara nga Komisioneri Publik, u thelluan më tej nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

 

Nuk mjaftoi shkelja ligjore e Komisionerit Florjan Ballhysa por edhe të njëjtën shkelje e ktheu në normë edhe KPA.

Kjo e fundit ka regjistruar ankimimin e Komisionerit Publik dhe ka nisur shqyrtimin e çështjes ndaj Anton Martinit.

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.28/2020, datë 10.07.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit vendimit nr. 231, datë 29.01.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Anton Martini.

Trupi gjykues që po shqyrton çështjen është i kryesuar nga Ardian Hajdari, me relatore Albana Shtyllën dhe anëtarë Natasha Mulajn, Rezarta Schuetz, Sokol Çomon.

Pra, jemi në një situatë, ku çdo gjë duke nisur nga akimimi është bërë në shkelje të ligjit, për të vijuar më tej me KPA që e thellon më tej shkeljen e ligjit, pra përfshihet me vetëdije në skandal.

Kujtojmë se prokurori Anton Martini e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe është emëruar prokuror në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në vitin 2004. Në vitin 2015, Martini u transferua në Shkodër nga Këshilli i Prokurorisë së kohës, vendim të cilin ai e kontestoi për parregullsi.

LEXO EDHE:  Sot afati i fundit për kreun e SPAK/ Zbulohet kandidatura e parë

Në qershor 2018, Martini u rikthye në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe ka qenë një nga kandidatët për në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.

Por shkelja e ligjit nga IKP dhe më pas nga KPA, e ka mbajtur “peng” emërimin e tij.

Në vend që SPAK-ut ti shtohej një prokuror si Anton Martini, kundërligjshëm po bëhet gjithçka për ta larguar nga sistemi i drejtësisë.

                                                                  Anton Martini

Ai ka hetuar dhe çuar para gjykatës bandat kryesore kriminale në Shqipëri, konkretisht bandën e Lushnjes të drejtuar Aldo Bare, bandën e Cërrikut të drejtuar nga Met Bozi dhe Roland Xhepexhiu, bandën e Durrësit të drejtuar nga Lul Berisha si dhe bandën e drogës së Met Kananit, i dënuar në SHBA për trafik droge.

Gjithashtu, Anton Martini ka hetuar edhe Arben Frrokun, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj. Martini ka regjistruar edhe dosjen e famshme ‘339’, për Avdyljat në Shijak, nga e cila doli edhe çështje blerjes së votave. 

Anton Martini ka pasur në duart edhe dosjen e Lazaratit. Në dhjetor të 2015-ës ai kërkoi 110 vite burg për Gate Mahmuatajn dhe bandën e tij të drogës.

Së fundmi, Martini ka pasur në duar një tjetër dosje të nxehtë, atentatin ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, ku humbi jetën shoferi i tij si dhe u plagos i ‘forti’ i Shijakut Landi Muharremi, i quajtur më parë Pëllumb Muharremi si dhe i njohur si ‘Rrumi’. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vetingu

Pasuria “i pret kokën”/ Gjyqtari i Elbasanit jashtë sistemit të drejtësisë

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas seancave dëgjimore vendosi shkarkimin e gjyqtarit të Elbasanit, Ramazan Avdiu.

KPK ka gjetur probleme për katër huadhënie me interes nga ana e Avdiut si dhe mungesë burimesh financiare për krijimin e pasurisë.

Avdiu e ka konsideruar të pavërtetë raportin e KPK-së dhe e ka quajtur hetimin administrativ të KPK të përciptë dhe të nxituar. Fillimisht u ndal në përllogaritjen e shpenzimeve të Komisionit për periudhën 1994-2002. Avdiu ka këmbëngulur  se ishte e padrejtë që shpenzimet janë konsideruar në vlerën 66% të të ardhurave.

Gjatë seancës së shpalljes së vendimit të enjten, kryesuesi i trupës gjykuese, Olsi Komici deklaroi se, me shumicë votash, ishte rrëzuar kerkesa e gjyqtarit Avdiu për riçeljen e hetimit për të tri kriteret e rivlerësimit dhe se ishte vendosur shkarkimi i tij nga detyra.

Dy anëtarët e tjerë të trupit gjykues që kreu procesin e vetingut për gjyqtarin e Gjykatës së Elbasanit, Ramazan Avdiu janë Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari, kjo e fundit në cilësinë e relatores së çështjes.

LEXO EDHE:  I akuzuar për disa vepra penale/ SPAK i kërkon GJKKO sekuestrimin e pasurisë së Adriatik Llallës

LEXO EDHE:  Sot afati i fundit për kreun e SPAK/ Zbulohet kandidatura e parë

Ramazan Avdiu e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe ka punuar fillimisht si gjyqtar dhe më pas kryetar në Gjykatën e Gramshit. Prej vitit 2008, Avdiu e ushtron funksionin në Gjykatën e shkallës së parë në Elbasan./CNA.al

Biznesi i drejtësisë/ Hije dyshimi mbi pasurinë e gjyqtarit të Elbasanit

LEXO TE PLOTE

Vetingu

Vettingu/ KPK merr vendimin për prokurorin e Tiranës

Publikuar

-

Nga

Komisioni i Pavarur i Kulaifikimit, ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Rrethit Gjyqësor Tiranë, Albert Murçaj.

Gjatë seancës dëgjimore të mërkurën, nuk u evidentuan probleme domethënëse në asnjë prej kritereve të rivlerësimit.

Relatorja Çiftja sqaroi se nuk janë gjetur pobleme në deklarimin e dy depozitave me vlerë 600 mijë lekë dhe 300 mijë lekë, për krijimin të cilave ka deklaruar si burime të ardhurat nga pagat, dietat dhe shpërblimet nga puna si prokuror. Komisioni konstaton se prokurori Murçaj kishte pasur burime edhe për krijimin e gjendjes cash. Por është konstatuar mospërputhje midis vlerës së pasqyruar në deklaratën veting në shumën 750 mijë lekë dhe cash-it në fund të vitit 2016 në vlerën 1 milion e 230 mijë lekë.

Prokurori Murçaj deklaroi se mospërputhja e gjendjes cash kishte ardhur si pasojë e një lapsusi nga ana e tij. Ai shtoi se është evidentuar shtesa, por nuk është shënuar tek gjendja cash. Komisioni nuk ka gjetur probleme edhe për shtëpinë e prindërve në Shkodër që përdoret nga subjekti i rivlerësimit.

LEXO EDHE:  Katër prokurorë të SPAK, kallëzohen penalisht/ Akuza se kanë shpërdoruar detyrën dhe falsifikuar dokumenta

LEXO EDHE:  SPAK nis hetimet për Ervin Bushatin/ Manjani: Kjo çështje po fryhet politikisht

Nga analiza financiare ka rezultuar se prokurori Murcaj rezultonte me balancë pozitive në të gjithë vitet.
Prokurori Murçaj mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës. Për profesionalizmin u konstatua se hetimi i një çështje e vitit 2012 kishte zgjatur tej afatit të përcaktuar; në një hetim tjetër kishte rezultuar se nuk ishin pyetur personat e kërcënuar dhe në një rast mungonte vendimi për zgjatje të hetimit. Komisioni nuk ka gjetur pobleme në katër denoncimet e depozituara nga publiku./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Vetingu

KPK konfirmoi në detyrë gjyqtaren e Apelit Vlorë/ Komisioneri Publik apelon vendimin

Publikuar

-

Nga

KPK konfirmoi në detyrë gjyqtaren e Apelit Vlorë/ Komisioneri Publik apelon vendimin

Komisoni i Pavarur i Kualifikimit, në datën 1 mars 2021 konfirmoi në detyrë gjyqtaren e  Gjykatës së Apelit Vlorë, Iliba Bezati.

Dy raporte negative nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit dhe Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar u përmbysën nga Komisioni gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar me 24 shkurt.

Sipas ILDKPKI, Bezati kishte bërë deklarim të pasaktë, nuk kishte burime të ligjshme të pasurisë, kishte fshehje pasurie, kishte bërë deklarim të rremë dhe bashkëshorti ishte në kushte të konfliktit të interesit.

KPK rrëzoi gjatë relatimit pjesën dërrmuese të këtyre gjetjeve, ndërsa vuri në dukje vetëm pasaktësi në deklarimet vjetore, bilance negative prej rreth 600 mijë lekësh dhe mosdeklarimin e një trualli të trashëguar nga bashkëshorti.

Por pas këtij vendimi ka ardhur edhe reagimi nga Komisioneri Publik, i cili ka ankimuar në KPA vendimin e shkallës së parë të vettingut.

Njoftimi i plotë i Komisionerit Publik:

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 352, datë 1.3.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit, znj. Iliba Bezati, me funksion gjyqtare në Gjykatën e Apelit Vlorë.

Komisioneri Publik konstaton se, nga shqyrtimi i vendimit nr. 352, datë 1.3.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe akteve shoqëruese të tij, paraqiten rrethana të tilla ligjore e fakti, që e bëjnë të cenueshëm vendimin në tërësinë e tij.

Komisioneri Publik kërkon që shkaqet e ankimit të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe, pasi të ketë kryer vetë Kolegji një hetim dhe vlerësim të plotë të rezultateve të hetimit administrativ për subjektin e rivlerësimit, të vendosë, në mënyrë alternative, lënien në fuqi të vendimit nr. 352, datë 1.3.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ose ndryshimin e tij.

Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: http://ikp.al/ankime/

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE