Connect with Us

Studim me rëndësi të veçantë për pakicën shqiptare në Mal të Zi

Kosova & Rajoni

Studim me rëndësi të veçantë për pakicën shqiptare në Mal të Zi

Publikuar

-

Studimi “Pakica shqiptare në Mal të Zi-midis bashkëpunimit dhe nënshtrimit” vlerësohet si tejet i rëndësishëm për opinionin në Mal të Zi, pasi për herë të parë në mënyrë statistikore paraqitet efikasiteti, por edhe dështimet e partive politike shqiptare në parlamentin dhe qeverinë e Malit të Zi.

Analistët vlerësojnë se studimi paraqet një bazë shpjeguese për bashkëpunimin e partive të pakicave dhe për ndikimin e tyre në jetën politike në Mal të Zi.

Një studim për shqiptarët në Mal të Zi ofron një qasje të re lidhur me pjesëmarrjen dhe ndikimin e pakicave në qeveri dhe në administratën publike.

Autori i librit, Allmir Çausheviqi analizon pjesëmarrjen e partive politike shqiptare në bashkëqeverisjen në Mal të Zi dhe aktivizmin e tyre në këtë drejtim.

“Nga cikli në cikël janë nënshkruar marrëveshje të reja, të cilat vetëm janë rinovuar dhe nuk ka pasur diçka të re. Përqendrimi në veprimtarinë që nga viti 1998 deri në vitin 2016 tregon për disa ligje për avancimin e pakicës shqiptare siç janë formimi i Komunës së Tuzit, Ligji për simbolet kombëtare etj. Dhe nëse e shohim se Komuna e Tuzit,e cila ishte një problem më vete, është zgjidhur pas 20 viteve dhe nëse në zgjidhjen e çdo problemi duhet të priten kaq vite, atëherë kjo e sinjalizon edhe situatën e shqiptarëve në Mal të Zi “, thotë zoti Çausheviqi.

LEXO EDHE:  Sa shpenzon në muaj një familje shqiptare/ Çfarë mbulon kompensimi për COVID-19  

Edhe analisti i njohur malazez, Boris Raoniq e vlerëson këtë studim, i cili sipas tij, jep të dhëna të mira për problemet aktuale të pakicës shqiptare në Mal të Zi.

“ Studimi “Pakica shqiptare në Mal të Zi- midis bashkëpunimit dhe nënshtrimit”, është tejet i rëndësishëm për lexuesin pasi për herë të parë në mënyrë statistikore tregon për efikasitetin e partive politike shqiptare në bashkëqeverisjen e Malit të Zi”, thotë Raoniq.

Ai vë në dukje të dhënat shqetësuese ku vetëm një përqindje tejet e vogël e kërkesave të shqiptarëve janë realizuar në parlamentin dhe qeverinë e vendit.

Botuesi dhe analisti Ismet Kallaba vlerëson se libri ka një rëndësi të veçantë në trajtimin e veprimtarisë politike të shqiptarëve në Mal të Zi.

“Është një libër me rëndësi të veçantë, sepse është një studim që në mënyrë të thelluar e trajton çështjen e përfaqësimit të partive politike shqiptare në Kuvendin e Malit të Zi, si dhe veprimtarinë politike të përfaqësueseve shqiptarë në përgjithësi”, tha zoti Kallaba.

Studimin e vlerësoi edhe profesori i njohur austriak Florian Bieber, i cili në parathënien e librit vuri në dukje se autori “jep kontribut me vlerë për debatet e ardhshme në lidhje me pjesëmarrjen efikase të shqiptarëve dhe pakicave të tjera në sistemin politik të Malit të Zi”./voa

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Parlamenti i Malit të Zi, shkarkon ministrin që mohoi gjenocidin në Srebrenicë

Publikuar

-

Nga

Parlamenti i Malit të Zi, shkarkon ministrin që mohoi gjenocidin në Srebrenicë

Parlamenti i Malit të Zi, të enjten mbrëma shkarkoi ministrin e Drejtësisë dhe të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviç, për shkak të qëndrimit të tij mohues ndaj gjenocidit në Srebrenicë.

Shkarkimi i tij u bë me propozimin e kryeministrit malazez, Zdravko Krivokapiç. Për shkarkimin e tij votuan 43 nga 81 deputetet e parlamentit malazez, ndërsa 27 ishin kundër. Propozimi u mbështet edhe nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit Milo Gjukanoviç, që është në opozitë.

Kryeministri Zdravko Krivokapiç, propozoi shkarkimin e ministrit Leposaviç, pasi që në një seancë parlamentare më 26 mars të këtij viti, ai tha se është i gatshëm të pranojë se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid “kur një gjë e tillë të vërtetohet përtej çdo dyshimi”.

Deklarata e tij shkaktoi reagime të ashpra në opinionin vendas e ndërkombëtar. Kritikët thanë se ministri Leposaviç sfidoi edhe legjitimitetin e Gjykatës së Hagës për krime lufte në ish-Jugosllavi, që ka konstatuar se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid.

Kryeministri Krivokapiç tha se Vladimir Leposaviç, si ministër ka qenë i detyruar që t’i përgjigjej pyetjes parlamentare rreth Srebrenicës në frymën e politikës së qeverisë, e jo në frymën e debatit akademik.

LEXO EDHE:  Teoria e çifteve që marrin hijen e njëri-tjetrit pas disa viteve lidhje/ Si qëndron e vërteta

LEXO EDHE:  Teoria e çifteve që marrin hijen e njëri-tjetrit pas disa viteve lidhje/ Si qëndron e vërteta

“I kam kërkuar dorëheqjen sepse është më mirë që me një akt personal, të tregojmë përgjegjësi”, tha kryeministri Krivokapiç.

Megjithatë, ministri Leposaviç nuk pranoi të ofrojë dorëheqje, pasi u mbështet edhe nga një shumicë e deputetëve proserb pjesë e partive në pushtet. Partia pro-ruse në Mal të Zi, Fronti Demokratik, e mbështeti ministrin duke vlerësuar se “Leposaviç nuk tha asgjë që nuk është pozicioni i çdo serbi në Mal të Zi”.

Pjesëtarët e kësaj partie paralajmëruan se shkarkimi i tij mund të çojë në rënien e qeverisë malazeze ditëve në vijim.

Parlamenti malazez po ashtu miratoi një rezolutë me të cilën ndalohet mohimi i gjenocidit ne Srebrenicë. Në mbështetje të rezolutës votuan 55 deputetë, 19 ishin kundër dhe 7 veta abstenuan.

Në korrik të vitit 1995, forcat e serbëve të Bosnjës pushtuan Srebrenicën, një qytetit që ishte shpallur zonë e sigurt nga Kombet e Bashkuara. Më shumë se 8 mijë burra e djem boshnjakë u ekzekutuan dhe trupat e tyre u hodhën në varreza masive në zonë. Ajo ishte ngjarja më e rëndë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore dhe u shpall si gjenocid nga gjykatat e Kombeve të Bashkuara./ VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Goditet nga rrufeja/ Humb jetën 51-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Goditet nga rrufeja/ Humb jetën 51-vjeçari

Një 51-vjeçar  ka humbur jetën pasditen e sotme në Kosovë, pasi që është goditur nga rrufeja.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar, Driton Rugova, zëdhënës i Policisë së Kosovë për Rajonin e Pejës.

“Sot, rreth 19:25 një person është sjellë në Spitalin Rajonal në Pejë, i cili sipas ekipit mjekësor, është goditur nga rrufeja dhe nuk ka arritur të mbijetojë. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, tha Rugova./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

E paprecedentë/ Në Prishtinë bie tabela e rrugës “Dritan Hoxha”

Publikuar

-

Nga

E paprecedentë/ Në Prishtinë bie tabela e rrugës

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar ditën e sotme në komunën e Prishtinës në Kosovë.

Në rrugën “Dritan Hoxha” ka rënë tabela me emrin e rrugës. Deri më tani askush nuk ëhstë parë që të vihet në lëvizje për të rregulluar tabelën.

Pavarësisht se komuna e Prishtinës ka vendosur që rrugës t’i vërë emrin e themeluesit të Top Medias në shenjë respekti ndaj tij, rënia e tabelës tregon papërgjegjshmëri të strukturave./ CNA.al

LEXO EDHE:  Studim i ri për trajtimin e kancerit të gjirit

LEXO EDHE:  Zbulohen “kokat” e trafikut të drogës në Britani/ Emrat e dy shqiptarëve

LEXO TE PLOTE