LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pas thirrjeve për rebelim dhe dhunë/ Spaho drejt hetimeve

24 Prill 2021, 09:24, Politikë CNA
Pas thirrjeve për rebelim dhe dhunë/ Spaho drejt hetimeve

Dje ishte kandidati për deputet i Dibrës, Xhelal Mziu që kërcënonte dhe bënte thirrrje për të nxitur dhunë duke bërë prezent ngritjen e grupeve të gatshme me pretendimin e mbrojtjes së votës.

Sot, edhe pse heshtje zgjedhore ka dalë një tjetër nga PD që bën të tilla thirrje për rebelim dhe dhunë.

Ai është kandidati i PD në Korçë, Edmond Spaho, i cili u bën thirrje të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të PD që të vazhdojnë të qëndrojnë dhe të mbrojnë me çdo mjet, vullnetin e qytetarëve për ndryshim nga shitblerja e votës.

Sipas Spahos me çdo mjet, anëtarët dhe simpatizantët e PD duhet të derdhen në rrugë për mbrojtjen e votës, ndërkohë që ka institucione ligjore që kanë tagrin për të mbrojtur votën.

Dhe nuk është detyrë as Edmond Spahos apo e Xhelal Mziut me të tjerë që ta bëjnë këtë gjë.

Për shkak të krjimit të grupeve të etiketuara si Struktura për Mbrojtjen e Votës, një person mbeti i vrarë në Elbasan.

A mos duan dhe më shumë kufoma nëpër rrugë Edmond Spaho me shokë?

Është fakt se po shkojmë në zgjedhje dhe jo në luftë. Dhe sot ishte zyrtarisht heshtje zgjedhore e cila duhej respektuar nga partitë politike.

Përkundrazi, Edmond Spaho, del edhe shkel heshtjen zgjedhore e vijon skandalin më tej duke reklamuar grupet e armatosura për mbrojtjen e votës dhe bën thirrje për revoltë.

Dje, drejtësia reagoi për Xhelal Mziu dhe nisi hetimet kundrejt tij. Të njëjtën përgjigje duhet të marrë sot dhe Edmond Spaho si nga policia dhe Prokuroria por edhe nga Komisioni Qendror Zgjedhor, për shkeljen e heshtjes zgjedhore./CNA.al

Lajmet e fundit nga