LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I dënuari që shëtit me shofer personal dhe truproja të Gardës/ Luan Daci sfidon drejtësinë

24 Prill 2021, 08:19, Vetingu CNA

Lindën si institucione të prodhuara nga reforma në drejtësi, por shumë shpejt u shndërruar në institucione që prodhojnë skandale.

Është fjala për komisionerët e Vettingut, të cilët nuk dihen se si i kaluan filtrat e Kuvendit për të hetuar gjyqtarë e prokurorë, në një kohë kur ata ishin vetë për t?u hetuar.

Rasti më konkret është ai i gjyqtarit Luan Dacit, anëtar i Kolegjit të Posaçëm të Apelit, pra pjesë e shkallës së dytë të Vettingut.

Për Dacin ekziston një vendim i Gjykatës Kundër Korrupsionit me dënim por edhe një vendim i vetë Kolegjit ku ai bënte pjesë për pezullim.

Por, Daci nuk ka pyetur as për GJKKO-në dhe as për KPA, i ka sfiduar në vijëmësi këto institucione dhe vendimet e tyre, duke u paraqitur në punë, duke marrë pagë dhe duke përdorur makinat zyrtare dhe truprojat e Gardës.

Vetëm në Shqipëri që një i dënuar të ketë shofer personal, truproja të vëna nga shteti dhe të marrë pagë edhe pas pezullimit nga detyra.

Thënë më qartë, Luan Daci, po zhvat taksat e qytetarëve, duke përdorur makinën e punës dhe Gardën.

Pra, po kryen një tjetër krim, përveçse për ato që është dënuar.

Kujtojmë se Luan Daci është dënuar nga Apeli i GJKKO me 6 muaj burg, i konvertuar në 1 vit shërbim prove.

Daci raportohet se është paraqitur deri më tani dy herë pranë shërbimit të provës ku sipas dënimit duhet të mbajë kontakte për 1 vit.

Sipas SPAK dhe GJKKO, gjyqtari Luan Daci ka falsifikuar dokumentacionin në momentin që aplikoi për t’u bërë pjesë e trupës së KPA-së.Përfundon shqyrtimi për Luan Daci/ Ja kur do shpallet vendimi

Në dokumentacionin e paraqitur në atë kohë nga gjyqtari i KPA ai fshehu faktin se kur ishte gjyqtar në gjykatën e Tiranës në 1997, KLD-ja me propozim të ministrit të Drejtësisë e shkarkoi nga detyra për shkelje të ligjit dhe paaftësi.

Si e mashtroi Luan Daci, Kuvendin

Me datë 3 shkurt 2017, Luan Daci ka paraqitur kërkesë drejtuar institucionit të Avokatit të Popullit dhe ka aplikuar për tu emëruar në vendin vakant: gjyqtar i Kolegjit të Apelimit si anëtar i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në dokumentacionin bashkëlidhur kërkesës për aplikim, Daci ka paraqitur edhe një CV, në të cilën midis të tjerave është përshkruar se ka ushtruar kurse në Shkollën e Magjistraturës në periudhën 1995-1996, është titulluar avokat.

Në CV-në e paraqitur Luan Daci nuk ka përshkruar faktin se ka ushtruar funksionin e gjyqtarit në Gjykatën e Tiranës.

Gjatë dëgjimore të datës 2 qershor 2017 të zhvilluar nga komisioni Ad Hoc, i Kuvendit më gjashtë anëtarë, për përzgjedhjen e kandidatëve për krijimin e institucioneve të rivlerësimit, Luan Daci është pyetur nëse ka punuar para vitit 2000 dhe është përgjigjur se ka punuar gjyqtar në Gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë.

Në këtë mënyrë, Luan Daci nuk ka deklaruar të dhënat e tij dhe ka mashtruar.

Pyetjes se nëse në vitin 1997 është larguar, ka ikur apo e kanë hequr, Luan Daci i është përgjigjur: ?Unë kam ikur me dorëheqje, sepse nuk na lejuan të regjistroheshim?.

Në fakt Luan Daci është shkarkuar për shkelje të ligjit dhe paaftësi në detyrë, me vendimin nr.6 datë 24.12.1997 të Këshillit të Lartë të Drejtësisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga