LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Celibashi këshillon qytetarët/ Nuk lejohen celularët, do konsiderohet si tentativë për fotografimin e votës

24 Prill 2021, 10:50, Politikë CNA
Celibashi këshillon qytetarët/ Nuk lejohen celularët, do

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka këshilluar të gjithë qytetarët për tre mënyrat e votimit.

?Në çdo qendër votimit do të votohet vetëm me një fletë votimi, ku do jenë emrat e partive dhe koalicioneve si dhe numrat që i korrespondojnë kandidatëve. Në disa qarqe kandidojnë edhe kandidatë të pavarur me qëllim që vota të jetë e vlefshme duhet të votojë në një nga tre mënyrat. E para, një votues mund të zgjedhë vetëm partinë dhe koalicionin, duke vendosur X ose +. E dyta është ajo që ka të bëjë me votimin edhe për partinë edhe për koalicionin, duke vendosur X ose + përbri logos së partisë, ndërkohë mund të zgjedhë edhe një nga kandidatët e asaj partie ose koalicioni. Mënyra e tretë, votuesi mund të votojë edhe vetëm për një kandidat duke vendosur shenjën X ose +?, shpjegoi ai.

Gjithashtu kujtoi se nuk lejohen celularët në qendrën e votimit dhe kushdo që të shfaqet me celular do të konsiderohet si tentativë për fotografimin e votës.

Asnjë me celular, nuk do të lejohet që të ketë celular në qendrën e votimit, kushdo që shfaqet me celular, do konsiderohet si tentativë për fotografimin e votës. Nuk do i kontrollojë votuesit në mënyrë kategorike, një votues nuk do të lejohet që të futet në QV me telefon. “, tha ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga