LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Situata nga Covid/ Alimehmeti: Kjo periudhë ka forma më të lehta të virusit

23 Prill 2021, 08:00, Sociale CNA
Situata nga Covid/ Alimehmeti: Kjo periudhë ka forma më të lehta

Epidemiologu Ali Mehmeti thotë se në ditët në vijim, do të vazhdojë të ulen më tej numri i të infektuarve me Covid.

Arsyeja kryesore e uljeve të rasteve me koronavirus, sipas Alimehmetit është përqindja e lartë e qytetarëve që e kanë kaluar virusin.

?Vaksinimi nuk ka hyrë në lojë ende sepse numri i është i vogël sepse kemi rreth 10% të popullatës të vaksinuar me një dozë të vetme. Arsyeja madhore është se një përqindje e lartë e njerëzve e kanë kaluar sidomos në Tiranë?, u shpreh Alimehmeti për Report Tv.

Vendimin e Komitetit Teknik të Ekspertëve për vendosjen e karantinës dy javore për qytetarët që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, epidemiologu e quan pa sens.

?Nuk bën shumë sens sepse ne e dimë që nga udhëtarët nga një shtet në tjetrin përqindja e rasteve që ka pasur një shtet është më pak se 2%, si rrjedhojë udhëtarët nuk ndikojnë aq shumë në kurbën e një qyteti?, tha mjeku.

Alimehmheti shpjegon se momentalisht në vendin tonë po vihet re një formë më e lehtë e rasteve me COVID, ndryshe nga fillimi i këtij viti./CNA.al

Lajmet e fundit nga