LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Peleshi takim me qytetarët/ Të votojmë masivisht për zhvillimin e Korçës

23 Prill 2021, 12:59, Politikë CNA
Peleshi takim me qytetarët/ Të votojmë masivisht për

“Të votojmë masivisht Partinë Socialiste për t?i dhënë hov zhvillimit të turizmit nëpërmjet projekteve të mëdha jo vetëm në Korçë por edhe në Pogradec e Pustec”, kështu u shpreh drejtuesi politik i qarkut Korçë Niko Peleshi gjatë takimit me banorët e lagjes 9 të qytetit të Korçës.

Ndër të tjera kandidati për deputet theksoi se nëpërmjet këtyre projekteve synojnë të tërheqin sa më shumë vizitorë të huaj duke e ndërkombëtarizuar edhe turizmin dhe duke e përcaktuar këtë si pikën thelbësore për turizmin. Peleshi shkoi më tej kur tha se duke lidhur të gjitha pikat turistike me njëra-tjetrën nëpër paketa turistike disa ditore do t’i ofrojnë qarkut zhvillimin e duhur.

?Do të fokusohemi tek ekonomia në vitet në vazhdim. Kemi ndërtuar Korçën, e kemi bërë qytet të jetueshëm dhe fantastik edhe për vizitorët. E kemi kthyer në një qytet turistik me 12 muaj turizëm, ndërsa tani duam ta bëjmë edhe qytetin e mundësive të mëdha. Eshtë vetëm fillimi në fushën e turizmit. Sa më shumë hotele të shtohen aq më shumë turizëm do të ketë. Hapi tjetër është ndërkombëtarizimi i turizmit, të mos kemi vetëm turistë vendas por edhe të huaj. Kjo bëhet përmes shtimit të atraksioneve të tjera siç është projekti i madh i Nikolicës. Një projekt dhjetra miliona euro për të ndërtuar një fshat turistik me pista skish si asnjë fshat tjetër në rajon. Kemi marrë zotimin për aeroportin turistik. Kemi projekt në Pogradec me 20 milion Euro, dhe një projekt tjetër në Pustec prej 10 milion Eurosh duke e kthyer gjithë juglindjen në një zonë për zhvillimin e turizmit. Kolonja po vjen shumë afër përmes rrugës. Duke i lidhur të gjitha këto me paketa turistike disa ditore i japim zhvillimin e duhur zonës. Sot nuk e kemi luksin të kthehemi pas dhe të bëjmë gabimin që t’i japim shansin Partisë Demokratike ta kthejë pas vendin. Nuk kemi më kohë për të humbur. Nuk kemi as arsye as kohë për të gabuar, duhet të ecim vetëm përpara. Në 25 prill duhet votuar masivisht në qytet dhe në fshat, në gjithë Shqipërinë”, tha Peleshi./CNA.al

Lajmet e fundit nga