Connect with Us

Nga drejtësia tek antikorrupsioni dhe rinia/ Fatmir Xhafaj rrëfen fushatën elektorale dhe tri betejat për katër vitet e ardhshme në Parlament

Politikë

Nga drejtësia tek antikorrupsioni dhe rinia/ Fatmir Xhafaj rrëfen fushatën elektorale dhe tri betejat për katër vitet e ardhshme në Parlament

Publikuar

-

Nga drejtësia tek antikorrupsioni dhe rinia/ Fatmir Xhafaj rrëfen fushatën elektorale dhe tri betejat që do shënojnë katër vitet e ardhshme brenda parlamentit

Ish kreu i Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi ka folur për betejën elektorale të 25 prillit.

Në një intervistë ekskluzive për CNA.al, Xhafaj është ndalur më hollësisht te misioni i tij i katër viteve të ardhshme brenda parlamentit.

Ish ministri i Brendshëm foli edhe lidhur me ngjarjet e fundit që tronditën qytetin e Elbasanit dhe gjithë opinionin publik.

Deputeti socialist që garon me numrin 23 në këto zgjedhje ka adresuar edhe një mesazh ndaj të gjithë qytetarëve të qarkut të Tiranës të cilët kanë të drejtë ta votëbesojnë.

Më poshtë po përcjellim intervistën e plotë që CNA.al mundi t’i marrë.

Zoti Xhafaj, jemi pak para heshtjes zgjedhore. Si eci fushata elektorale?

Jemi në orët e fundit të një rrugëtimi me qytetarët e për qytetarët ku skuadra jonë u përpoq të bëjë maksimumin për një fushatë të civilizuar brenda të gjithë rregullave të përcaktuara nga protokollet e shëndetësisë. Këtë të fundit e çmoj shumë. Të jem i sinqertë s’do ta doja asnjë sukses duke ditur se po shkelja mbi njerëz që do të infektoheshin si rezultat i fushatës. Ndaj edhe jam krenar që zgjodhëm një model për të shkuar te qytetarët përmes formave alternative të cilat me aq sa kam konstatuar, kanë rezultuar efektive.

Në këtë pikë, dua të falënderoj të gjithë mbështetësit e mi për të gjithë qytetarinë e treguar, si një model që vërtet më bën krenar. Më vjen keq që një shembull i mirë nuk u demonstrua nga kundërshtarët politik ku për të mosmjaftuar me të gjithë batërdinë e fushatës me grumbullime masive, shkuan deri aty sa ideuan, krijuan dhe nxitën skenarë dhune të cilat shkuan deri në ekstreme që unë s’do doja t’i shihja kurrë.

Ajo që mbase fatkeqësisht nuk e ka mësuar ende opozita e vendit, është se në kohën që po jetojmë në majën e pushtet nuk mund të ngjitesh duke u lartësuar mbi kufoma por duke u mbështetur në vizion, projekt dhe ide të qarta.

Së fundi po përflitet për shitblerjen e votave, cili është komenti juaj në lidhje me këtë fenomen?

Do më vinte çudi nëse nuk do të flitej më për fenomenin e shit-blerjes së votave. Ne jetojmë në një realitet politik ku rrënjët e korrupsionit duan akoma shumë punë për t’u shkulur. Ky fenomen ka rrënjë të thella në çdo vend, ndaj edhe do një forcë e vullnet të jashtëzakonshëm për të kuruar dhe shëruar demokracinë prej tij. Është mirë kur denoncohen brenda rregullave dhe është mirë kur forcat e policisë kryejnë përgjegjshmërisht detyrën e tyre.

Ftoj të gjithë qytetarët që pa hezitim të denoncojnë ne organet ligjzbatuese çdo të papërgjegjshëm që ju troket për t’ju blerë votën dhe shtrembëruar vullnetin e tyre.

Ndërkohë, gjithashtu i ftoj të reagojnë për çdo tentativë që mund t’i bëhet nga paramilitarë me kobure të hedhur në fushatë nga opozita për të intimiduar zgjedhësit. Në Shqipërinë e vitit 2021 nuk duhet të ketë më vend për individë që historikisht e kanë bërë këtë vend të eci një hap para dhe dy hapa pas.

Sa mandate synon PS në Tiranë dhe në total?

Referuar përvojës sime në politikë, unë hyj tek ata që dua të flas më këmbë në tokë. Me aq sa unë kam konstatuar në terren, kam bindjen e plotë se Partia Socialiste do të mund të fitojë rreth 19 mandate në qarkun e Tiranës. Më vjen mirë që kolegët janë përpjekur të bëjnë një fushatë që i shkon për shtat frymës së Partisë Socialiste dhe qytetarisë së zonave që përfaqësojnë.

Cili do të jetë prioriteti juaj nëse fitoni me 25 Prill?

Gjatë fushatës sime elektorale, krahas programit të Partisë Socialiste, jam përpjekur të shpalosur tri objektivat më të mëdha që synoj t’i jetëzoj sa më parë në parlamentin e katër viteve të ardhshme. Përveç përfaqësimit të ideve, vizionit apo problematikave të qytetarëve që do të më votëbesojnë, personalisht kam këto tri beteja:

Drejësia
Mbështetje për zbatimin e plotë të reformës;
Mbrojtje për mos devijimin dhe deformimin e saj;
Garanci për konsolidimin e institucioneve të reja.

Antikorrupsioni
Përkrahje drejtësisë së re në luftën ndaj pandëshkueshmërisë;
Propozim të nismave për reformimin e institucioneve ligjzbatuese;
Nisma për zgjerimin dhe forcimin e masave penale dhe administrative.

Rinia
Nxitja e një projekti legjislativ posaçërisht për rininë;
Angazhime konkrete për arsimin, punësimin dhe krijimin e familjeve të reja;
Stimulim të të rinjve në sipërmarrje dhe sfidat e reja të zhvillimit

Cili është mesazhi ose thirrja që keni për të gjithë qytetarët?

Së pari, dëshiroj dhe uroj që ata të zgjedhin dhe të votojnë me mençuri e zemër partinë apo kandidatin e tyre të preferuar. Natyrisht që secili është i respektuar për bindjen që ka dhe dua që krejtësisht i lirë të ushtrojë vullnetin e tij kushtetues.

Së dyti, i ftoj t’i japin përsëri shansin Partisë Socialiste për të vazhduar shkrimin e historisë në këtë vend. Ndërkohë, nëse ende nuk e kanë marrë vendimin se për cilin kandidat duhet të zgjedhin, i ftoj të votojnë numrin 23 – Fatmir Xhafaj ose një prej kolegëve të mi në listën e qarkut të Tiranës që kam bindje se do përfaqësojnë më së miri interesat e qytetarëve./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Berisha kundër Bashës/ Mesazhi i koduar i ish-kryeministrit

Publikuar

-

Nga

Ish-kryeministri Sali Berisha, tashmë duket qartë se po mban qëndrime kundër kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Një tjetër detaj që tregon se tashmë kemi një Lulzim Bashë të braktisur dhe të vetmuar janë zgjedhjet e 13 qershorit.

Në këto zgjedhje, Lulzim Basha arriti të mbajë karrigen e kryetarit, edhe pse me një humbje të ndjeshme të votave, në krahasim me vitin 2017.

Por, një detaj që bie në sy, është fakti se mesa duket tashmë Lulzim Basha ka humbur mbështetjen e liderit historik të demokratëve, Sali Berisha.

Pas zyrtarizimit të rezultatit të zgjedhjeve nga kryetari i Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana,  Sali Berisha, nuk ka bërë asnjë reagim publik për zgjedhjet, as për të uruar Lulzim Bashën për fitoren, as për të kontestuar manipulimet, tashmë të bëra publike.

Përkundrazi, Sali Berisha duket se i ka drejtuar një mesazh të koduar Lulzim Bashës, ndërsa ai ka publikuar në faqen e tij në rrjetet sociale, një video kur ishte kryetar i PD-së, gjatë një takimi në Korçë.

Sikurse shikohet në videon më poshtë, Sali Berisha në Korçë kishte një mbështetje të jashtëzakonshme, ku tregon qartë se ai është “njeriu I shesheve”, ashtu siç e ka deklaruar edhe vetë Berisha. Ndërsa në të kundërt, Lulzim Basha zhvillon takime në ambiente të mbyllura, ku mezi i mblidhen 50 vetë. ( Lexo këtu)

Video më poshtë flet vetë.

Por, ky nuk është i vetmi qëndrim që Sali Berisha ka mbajtur kundër Lulzim Bashës.

Në një dalje mediatike në 27 maj, Berisha ka komentuar garën për zgjedhjen e kreut të PD-së, për të cilën tha se priste që të shtyhej dhe jo të afrohej data.

Sipas Berishës, PD tashmë kishte detyra të tjera dhe jo të afronte datën e zgjedhjeve.

LEXO EDHE:  Mosbindja civile/ Reagon ministri Xhafaj

LEXO EDHE:  Ahmetaj: Të votosh çadrën e PD do të thotë të heqësh 500 mln USD nga xhepi

Dalja e Berishës, dhe qëndrimi që ai mbajti në lidhje me garën për kreun e PD-së, duken qartë se ai tashmë është kundër Lulzim Bashës. ( Lexo këtu)

Nga ana tjetër ka edhe një artikulim të mbajtur pak ditë më parë nga Berisha, ku ky i fundit nuk mohoi mundësinë e rikthimit në krye të PD-së. ( Lexo këtu)

Po ashtu Berisha, edhe ditën e zgjedhje, në 13 qershor, ka deklaruar se i qëndron deklaratës së tij.

Duke folur për gazetarët pas votimit, i pyetur nga gazetarët nëse i qëndron deklaratës për rikthimin në krye të PD, Sali Berisha tha se “është konsistent në deklaratat e tij.”

Në fakt gjithçka e artikuluar nga Berisha, duken të jenë mesazhe të drejtpërdrejta për Lulzim Bashën.

Gjithashtu kujtojmë këtu edhe qëndrimet e forta të Berishës, në studion e Opininion, ku ai i faturoi Lulzim Bashës çdo vendim politik që ka çuar drejt katastrofës Partinë Demokratike. ( Lexo këtu).

Pra, ajo çfarë është e kuptueshme qartë, është fakti se Sali Berisha po e ndëshkon hapur Lulzim Bashën, pas vendimit të DASH, i cili i ndalonte hyrjen në SHBA ish-kryeministrit dhe familjarëve të tij.

Deklaratat e Berishës, tregojnë qartë për një ndëshkim që duket se ish-kryeministri po i bën atij që vetë suportoi dhe vendosi në krye të PD-së.

Mesa duket tashmë Berisha është lodhur nga Lulzim Basha dhe paaftësia e tij epike, e cila ishte ndoshta ndër faktet kryesore që e ekspozoi para SHBA, duke sjellë kështu edhe atë vendim të publikuar disa ditë më parë nga DASH./ CNA.al

Foto fakt/ Basha dështon në Korçë

Faktet dhe akuzat/ Berisha ekzekuton Bashën

Faktet/ Sali Berisha kërcënon publikisht Lulzim Bashën

Berisha ndërhyn në garën e PD/ Shfaqet kundër Bashës

Zbulohet pse hesht kreu i PD-së/ Basha u shkollua me paratë e Soros

LEXO TE PLOTE

Politikë

Duplexi në Lalëz dhe paratë e “zeza” të bashkëshortes/ KPA vendos nesër për Kastriot Selitën

Publikuar

-

Nga

Kreu i Gjykatës Administrative të Apelit, Kastriot Selita nesër do të njihet me vendimin përfundimtar të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Më herët KPA, pati kërkuar informacione nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, si dhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në lidhje me legjislacionin për tatimet, ku përcaktohet lista me llojet e të ardhurave personale që janë objekt tatami.

Por përgjigjet e institucioneve duket se nuk kanë ndryshuar rrjedhën e procesit.

Sipas Komisioneri Florjan Ballhysa, në aktet nënligjore të nxjerra nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë sanksionohet se, nga subjekti deklarues, për dhurimet duhet të paraqitet justifikimi i burimit të të ardhurave dhe mandati pagesës së tatimeve.

Por, gjyqtari Kastriot Selita e ka kundërshtuar qëndrimin e Komisionerit, ka raportuar më herët Birn.

Duke iu referuar informacioneve të mbërritura në Kolegj dhe legjislacionit për tatimet, Selita ka thënë se çdo e ardhur e tatueshme përfshihej në listën e përcaktuar në ligj.

Çdo e ardhur tjetër është e patatueshme. Duke qenë se Komisioneri Publik bëri analizë përtej ligjit, refuzon ligjin”, ka thënë Selita.

Në seancën e 19 Majit, Komisioneri Publik, Florjan Ballhysa risolli në vëmendje problemet me pasurinë.

LEXO EDHE:  Sa kohë do t’i lërë Meta, negociatave për qeverinë e paszgjedhjeve?

LEXO EDHE:  Reforma në drejtësi/ Vasili: Një realitet “fake”, i helmuar nga levdatat

Ai ka ngritur dyshime lidhur me banesën 124.9 m2 në Tiranë, të krijuar me burim të pjesshëm, me të ardhurat e krijuara nga shitja e një shtëpie banimi 2 kate + papafingo, me sipërfaqe 268,2 m2 nga vjehrri i gjyqtarit, i cili ia kishte dhënë të bijës një pjesë të vlerës.

Sipas Ballhysës nuk është arritur të provohej përfitimi i të ardhurave të bashkëshortes së gjyqtarit nga një fondacion për vitet 2002 – 2003, si dhe ligjshmëria e tyre për gjithë periudhën tjetër.

Por Selita pretendon se familja e bashkëshortes ka pasur burime të mjaftueshme të ligjshme për shtëpinë, një pjesë e vlerës së shitjes së të cilës, ka shërbyer për blerjen e apartamentit 124.9 m2.

Sipas tij, bashkëshortes nuk i janë dhuruar shuma parash nga familjarët, por i është dhënë pjesa e saj takuese pas shitjes së pasurive.

Selita ka kundërshtur edhe pretendimet e Ballhyës për  një apartament Duplex dhe truall në Lalëz.

Komisioneri Publik pretendon, se nuk janë provuar burimet e ligjshme për krijimin e këtyre pasurive./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Urdhëri i Biden i qartë për të korruptuarit”/ Yuri Kim: Përgjegjësit pas hekurave

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja e SHBA-së, në Tiranë, Yuri Kim në një aktivitet për drejtësinë e ka vënë theksin tek lufta kundër korrupsionit dhe trafikimi i qenieve njerëzore.

Sipas saj këto dy çështje janë  prioritet për Amerikën dhe këtë e ka bërë të qartë edhe presidenti Joe Biden, nëpërmjet një dekreti.

 “Biden e kanë bërë të qartë që korrupsioni dhe krime të tjera destabilizuese përëejnë kërcënime jo vetëm për SHBA, por edhe për botën. Shqipëria për integrimin në BE nuk i kërkohet asgjë më pas, urdhëri i Biden lidhur me Ballkanin Perëndimor e ngre në përparësi, ne synojmë që përgjegjësit ose bashkëpunëtorët për abuzimin me të drejtat e njeriut të jenë pas hekurave”, është shprehur Kim.

LEXO EDHE:  Ahmetaj: Të votosh çadrën e PD do të thotë të heqësh 500 mln USD nga xhepi
LEXO EDHE:  Reforma në drejtësi/ Vasili: Një realitet “fake”, i helmuar nga levdatat

Më tej diplomatja amerikane, ka thënë se trafikantët nuk do të tolerohen nga SHBA.

 “Nëse trafikoni qenie njerëzore do ju pezullojmë hyrjen në SHBA, nëse keni vizë ajo nuk do iu hyjë më në punë, nëse trafikon qenie njerëzore do të marrë veprime për pronën tuaj nëse ka lidhje me SHBA, urdhri i Biden kërkon veprim kolektiv”, është shprehur ambasadorja amerikane./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE