Connect with Us

Goditi me thikë 30-vjeçarin në Fier/ Në kërkim autori

Kronika

Goditi me thikë 30-vjeçarin në Fier/ Në kërkim autori

Publikuar

-

Aksident i rëndë në Kallm/ Autoshkolla përplaset me motorin, plagosen nënë e bijë

Sot rreth orës 16:00, në lagjen “Konferenca e Pezës” një 30 vjeçar ka mbetur i plagosur pasi shtetasi A. R., dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës(thikë) shtetasin K. D, ku ky I fundit ndodhet nën kujdesin  e mjekëve në spitalin e Fierit.

Fier/Informacion paraprak

Goditi me mjet prerës një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori.

Sot rreth orës 16:00, në lagjen “Konferenca e Pezës”, Fier, shtetasi A. R., dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës(thikë) shtetasin K. D., rreth 30 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident tek liqeni artificial i Tiranës/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën

Publikuar

-

Nga

Aksident tek liqeni artificial i Tiranës/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Mësohet se dy automjete janë përplasur në rrugën përballë digës tek liqeni artificial.

Nuk dihet nëse nga ky aksident ka të lënduar, por një prej automjeteve ka përfunduar tek barriera e rrugës.

Rruga është bllokuar dhe Policia detyrohet të devijojë trafikun në atë zonë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Shkodër/ Mbytet një pushues nga Kosova

Publikuar

-

Nga

E rëndë në Shkodër/ Mbytet një pushues nga Kosova

Një pushues nga Kosova ka humbur jetën tragjikisht sot në plazhin e Velipojës.

Bëhet fjalë për një person rreth 50-vjeç me origjinë nga Kosova, i cili kishte hyrë të lahet në det por ka pësuar atak teksa po lahej, duke ndërruar jetë.

Trupi është transportuar në morg, teksa nuk dihet ende identiteti i viktimës./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tentoi t’i ikë postbllokut të policisë/ Aksidentohet makina në Vlorë, dy të plagosur

Publikuar

-

Nga

Tentoi t'i ikë postbllokut të policisë/ Aksidentohet makina në Vlorë, dy të plagosur

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Vlorës.

Mësohet se një makinë nuk i ka ndalur postobllokut të policisë dhe në ikje e sipër ka pësuar aksident.

Gjatë tentativës për t’u larguar makina ka përplasur dhe një mjet tjetër e më pas disa metra më tutje është përmbysur në rrugë.

Të plagosur kanë mbetur 2 persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

LEXO EDHE:  U qëllua me thikë/ Ndërron jetë deputetja britanike Jo Cox

LEXO EDHE:  Plagosja me armë zjarri në Lezhë/ Identifikohet autori

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje dhe identiteti i shoferit./CNA.al

LEXO TE PLOTE