LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E quajtën "lopë" në komente/ Bebe Rexha e zhgënjyer jep mesazhin në shqip

23 Prill 2021, 10:45, Lifestyle CNA
E quajtën "lopë" në komente/ Bebe Rexha e

Këngëtarja Bebe Rexha është kryqëzuar nga ndjekësit me komente pas videos së pamodifikuar ku tregonte sesi është trupi i saj në të vërtetë.

Ajo ka reaguar duke u shprehur se është e zhgënjyer kur lexon komente të tilla nga shqiptarët të cilët e kanë quajtur ?lopë?.

?Do ta postoj se si duket trupi im në të vërtetë, sepse askush nuk është perfekt. Dhe shumica e komenteve në shqip thonë se unë jam ?një lopë?, ?është e shpifur??- ka thënë ndër të tjera Bebe.

Nëpërmjet disa videove në rrjetet sociale, Bebe tejet e zhgënjyer ka pranuar faktin se në vend që ta ngrejmë njëri-tjetrin, më shumë e ulim njëri-tjetrin.

?Në vend që ta ngremë njëri-tjetrin, ne e ulim njëri-tjetrin?, shkruan ajo në shqip./ CNA.al

Lajmet e fundit nga